FLASH News

Mire se vini ne forumin tone
 
ForumPortalliGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi
-Flash News- Berisha sulmon ambasadorėt -Flash News-CEZ: Shitjen e kemi njoftuar Reagimi: Kėrkesa e dėmeve, 1 mld dollarė e ēuditshme -Flash News- Partia e Merkel: Statusi kandidat pas zgjedhjeve "Shqipėria tė respektojė kriteret"

Share | 
 

 Shteti Ilir - Fuqi Mesdhetare.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 33
Reputation : 0
Registration date : 09/08/2007

MesazhTitulli: Shteti Ilir - Fuqi Mesdhetare.   Sat Oct 27, 2007 4:52 pm

LUFTĖRAT KUNDĖR ROMĖS
(231 - 168)

Nė historiografinė moderne ėshtė bėrė zakon qė shtetin ilir tė mesit tė shek. III ta quajnė shteti ardian. Studiuesit qė e pagėzuan me kėtė emėr ia atribuojnė formimin e kėtij shteti fisit tė ardianėve. Sipas tyre, ky fis, i shtyrė nga keltėt qė vinin nga veriu u bart gjatė shek. IV nė bregun e djathtė tė Naronės, pėrballė ishullit Far, nė jug tė dalmatėve; pa i braktisur kėto krahina, aty nga mesi i shek. III p.e.sonė nė kohėn e sundimit tė Pleuratit, atit tė Agronit, ardianėt zbritėn gjatė bregdetit deri thellė nė jug. Nėn goditjet e ardianėve, sipas kėtyre studiuesve, ranė mbretėritė e vjetra tė enkelejve dhe tė taulantėve dhe ardianėt u imponuan pushtetin e tyre gjithė fiseve tė Ilirisė sė Jugut; u krijua kėshtu njė mbretėri e re, shumė mė e gjerė sesa tė parat, qė shtrihej nga kufijtė e Epirit deri pėrtej Naronės nė veri.
Kjo tezė, ndonėse pėrfaqėsonte mendimin mė tė pėrhapur, nuk mbeti pa u kundėrshtuar. Studiues tė tjerė vunė nė dyshim rolin e ardianėve nė formimin e shtetit dhe u pėrpoqėn qė t’i zėvendėsonin ata me labeatėt, tė cilėt kishin njė pozitė qendrore nė mbretėri ndaj asaj periferike tė ardianėve. Nuk u pranua gjithashtu origjina ardiane e dinastisė themeluese tė Agronit, e cila u kėrkua pėrsėri te labeatėt; u vu nė dukje me tė drejtė, se Agroni njihej si mbret i ardianėve, vetėm te historiani Dion Kasi, njė burim i vonė i shekullit II tė erės sonė, kurse autorė tė tjerė, mė tė hershėm e mė tė besueshėm, e pėrmendin si njė mbret tė ilirėve. Mė nė fund u pėrjashtua mundėsia e lindjes sė kėtij shteti, si rrjedhojė e pushtimeve tė njė fisi dhe u paraqit si krijesė e njė grupi sundimtarėsh, tė cilėt bashkuan fise qė kishin interesa tė pėrbashkėta dhe lidhje afėrie me dinastinė pushtuese.
Me gjithė ndryshimet qė paraqesin pikėpamjet e shqyrtuara, ato bashkohen nė vėshtrimin qė i bėjnė thelbit tė ēėshtjes: formacioni politik pėr tė cilin bėhet fjalė paraqitet si njė shtet fisnor dhe si njė vepėr personale e njė sundimtari, qoftė ky Pleurati apo i biri i tij, Agroni.
Teza mbi zhdukjen pas vitit 270 tė mbretėrisė sė enkelejve dhe tė taulantėve dhe formimi rreth mesit tė shek. III p.e.sonė i njė mbretėrie ardiane shumė mė tė gjerė e mė tė fuqishme se tė parat paraqitet sot si njė trajtesė mekanike. Me tė drejtė ėshtė vėnė nė dukje se kėsaj teze i mungon argumentimi historik dhe se e ashtuquajtura mbretėri e enkelejve ėshtė njė krijesė e historiografisė moderne.
Nga ana tjetėr, shteti ilir i mesit tė shek. III shihet si njė dukuri krejt e re nė botėn ilire. Sipas autorėve tė kėsaj pikėpamjeje ilirėt nuk njihnin mė parė veēse njė rend fisnor dhe vetėm pas mesit tė shek. III u krijua ky “entitet politik krejtėsisht i ri”. Analiza objektive e burimeve tregon se mbretėria e Agronit ėshtė trashėgimtare e drejtpėrdrejtė e shtetit tė mėparshėm ilir, pa asnjė ndėrprerje nė traditėn e vet politike. Qendra e kėtij shteti ka qenė mė nė jug se sa pranohet dhe bėrthamėn e tij kryesore e pėrbėnin tokat e shtetit tė vjetėr ilir, tė cilat gjatė konfliktit me Romėn u bėnė teatri i veprimeve mė tė rėndėsishme ushtarake. Ardianėt banonin gjithashtu mė nė jug; sipas autorėve antikė ata nuk janė veēse njė nga popullsitė e rėndėsishme qė bėnin pjesė nė shtetin ilir dhe nuk u njihet ndonjė rol i veēantė nė formimin e mbretėrisė sė Agronit. Pėrfshirja e tyre nė pėrbėrjen e shtetit ilir ndodhi, sikurse ėshtė vėnė nė dukje me tė drejtė, nė drejtim tė kundėrt nga ai i pranuar, nėpėrmjet shtrirjes sė kėtij shteti nė veri. Burimet tregojnė qartė se banorėt e kėtij shteti quhen si mė parė “ilirė”, vendi “Iliri” dhe sundimtarėt “mbretėr ilirė”.
Meqė nė jetėn politike tė shtetit ilir nuk ka pasur asnjė ndėrprerje, dinastia e Agronit duhet tė ketė qenė e re dhe me origjinė veriore. Midis asaj dhe sundimtarėve tė mėparshėm nuk ka pasur asnjė lidhje. Ka tė ngjarė qė nė mesin e shek. III p.e.sonė ose pak mė parė, shteti ilir tė ketė njohur njė periudhė trazirash tė brendshme, hollėsitė e tė cilave nuk i dimė. Nuk ėshtė ēudi qė zhvillimi i vrullshėm i qyteteve tė Veriut, tė mbetura jashtė konflikteve luftarake qė prekėn pjesėn jugore tė shtetit ilir bashkė me qytetet e tij, tė ketė ndryshuar raportin e forcave dhe tė ketė ndikuar apo tė jetė bėrė bazė e ndryshimeve politike qė pasqyrohen vetėm nė ndryshimin e dinastisė sunduese dhe nė shkėputjen e dy qyteteve tė rėndėsishme tė Adriatikut Lindor, Dyrrahut e Apolonisė, nga shteti ilir.
Historia e 60 vjetėve tė fundit (231-168 p.e.sonė) tė shtetit ilir ėshtė kryesisht historia e luftėrave me Romėn. Ngjarjet qė u zhvilluan nė prag tė kėtyre luftėrave janė vetėm njė prelud i tyre. Megjithatė kėto janė njė dėshmi e rėndėsishme pėr vendin qė zinte ky shtet midis fuqive tė tjera tė Ballkanit dhe pėr rolin e tij historik nė ngjarjet politike tė kohės.
Burimi mė i rėndėsishėm pėr kėto luftėra ėshtė vepra e historianit grek Polibi. Por, kjo vepėr e shek. II p.e.s., qė pėrfaqėson njė histori tė pėrgjithshme, pėrshkohet nga njė tendenciozitet dhe subjektivizėm i theksuar, ku nuk fshihet simpatia ndaj Romės. Historia e ilirėve, ashtu sikurse nė pėrgjithėsi historia e kundėrshtarėve politikė tė Romės, paraqitet e shtrembėruar. Qėllimi kryesor i Polibit ėshtė tė justifikojė nė kėtė vepėr pushtimet romake, tė cilat i quan tė drejta, tė nevojshme dhe tė dėshirueshme nga popullsitė vendase. Pėr Polibin kėto pushtime ishin tė pashmangshme, sepse “fati i kishte caktuar Romės misionin tė sundojė botėn”. Njė pjesė e burimeve qė ka pėrdorur Polibi vjen nga historiani mė i lashtė romak Fabi Piktor dhe, sipas njė mendimi tė pėrgjithshėm, ka karakter thjesht propagandistik.
Burimet e tjera pėr kėtė periudhė, duke qenė nėn ndikimin e njė tradite tė korruptuar rėndė paraqiten mė tė pasakta. Kjo vihet re nė radhė tė parė tek Livi, i cili i kushton mė tepėr vėmendje efektit retorik e moralizues sesa tė vėrtetės historike. Pėr hir tė paraqitjes sė bukur dhe tėrheqėse tė ngjarjeve, ai shpeshherė sakrifikon kėtė tė vėrtetė. Tregimet e tij janė tė veshura me petkun moralizues dhe nė mjaft raste me hollėsi fantastike.
Shumė tė pasigurta janė edhe njoftimet e shkrimtarėve tė tjerė, Dion Kasi e Apiani, qė pėrfaqėsojnė ritransmetime tė cunguara, dhe mė tepėr tė pasakta tė tradicionit tė vjetėr.


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Sat Oct 27, 2007 5:59 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://foreverlove.1fr1.net
Admin
Admin


Numri i postimeve : 33
Reputation : 0
Registration date : 09/08/2007

MesazhTitulli: Ngjarjet NĖ Prag TĖ LuftĖs Me RomĖn   Sat Oct 27, 2007 4:53 pm

Aleanca iliro-maqedone.
Sulmi kundėr Medionit
Nė vitet 30 tė shek. III p.e.sonė shteti ilir kishte arritur kulmin e fuqisė sė vet. Polibi thotė se “Agroni, mbreti i ilirėve dhe i biri i Pleuratit, kishte njė fuqi detare dhe tokėsore shumė mė tė madhe nga ajo qė kishin pasur mbretėrit e mėparshėm tė Ilirisė”. Kufijtė e shtetit tė tij pėrfshinin njė trevė tė gjerė qė nga Narona deri nė Aoos me pėrjashtim tė Dyrrahut e tė Apolonisė. Qytetet e veriut, Lisi, Skodra, Ulqini e Rizoni, me limanet e gjiret e tyre tė mbrojtura, strehonin flotėn e fuqishme ilire dhe pėrbėnin bazėn e shtetit ilir.
Ndėr fqinjėt e shtetit ilir vetėm Mbretėria Dardane ishte nė ngjitje, ndėrsa vendet jugore jetonin ditė tė vėshtira. Epiri, Maqedonia dhe Greqia ishin tė kapėrthyera nga luftėrat e ashpra socialo-politike dhe rivaliteti midis tyre. Nė mesin e shek. III pozita e Maqedonisė ishte lėkundur pėrsėri. Pėrpjekjet e Antigon Gonatės pėr tė ruajtur hegjemoninė e saj nė Greqi nuk sollėn rezultatet e pritura. Pasardhėsi i tij Demetri II u gjet nė njė situatė edhe mė tė vėshtirė. Lėvizja antimaqedone ishte forcuar, sepse mė nė fund dy lidhjet e mėdha greke, ajo Etole dhe Ahease ishin bashkuar kundėr Maqedonisė. Pėrmbysja e monarkisė nė Epir (viti 234) dhe dalja e kėtij vendi nga aleanca me Maqedoninė pėr t’u bashkuar me koalicionin republikan, antimaqedon, e rėndoi edhe mė shumė gjendjen. Raporti i forcave ndryshoi nė dėm tė Maqedonisė. Nė vitin 231 tė dy lidhjet e shtuan presionin e tyre ushtarak mbi Maqedoninė, duke ndėrhyrė me forca tė armatosura kundėr Akarnanisė, njė vend i vogėl qė gėzonte mbrojtjen e Maqedonisė. Pothuajse nė tė njėjtėn kohė njė sulm i furishėm dardan i pavarur apo i bashkėrenduar, shpėrtheu mbi Maqedoninė nga veriu. I ndodhur ngushtė, si rrallė ndonjėherė, Demetri kishte nevojė pėr aleat dhe kėtė e gjeti te sundimtari i shtetit ilir, Agroni.
Kushtet e marrėveshjes nuk pasqyrohen nė burimet historike tė kohės. Versioni i Polibit, qė ėshtė edhe burimi i vetėm pėr kėtė ēėshtje, sipas tė cilit se Demetri ia mbushi mendjen Agronit me tė holla pėr tė ndihmuar qytetin akarnan Medionin, qė mbahej i rrethuar nga etolėt, duket se shpreh tendencėn e kėtij autori pėr t’u rezervuar ilirėve njė pozitė tė padenjė. Ngjarjet konkrete qė u zhvilluan pas kėsaj e sqarojnė mė mirė politikėn e shtetit ilir, si edhe domethėnien e pėrmbajtjen e kėsaj marrėveshjeje.
Sidoqoftė njė aleancė midis Maqedonisė dhe Ilirisė qe pėrfunduar dhe ajo i vinte kėto dy shtete kundėr koalicionit republikan nė Greqi dhe kundėr rrezikut qė vinte prej tij. Ky rrezik qe bėrė real nė Epir dhe mund tė ndikonte keq edhe pėrtej kufijve tė tij. Ky ishte shkaku i kėsaj aleance, pėr hir tė sė cilės Maqedonia do tė sakrifikonte, siē do ta shohim, disa nga interesat e saj nė Epir dhe nė brigjet e Jonit, pėr tė kėnaqur aspiratat ilire nė kėto anė.
Aleanca hyri nė veprim; ndėrsa Demetri ishte i zėnė me dardanėt, njė flotė ilire prej 100 anijesh me 5 000 veta u dėrgua nga Agroni kundėr etolėve nė Medion. Etolėt, qė e mbanin tė rrethuar qytetin, prisnin dorėzimin e tij nga ēasti nė ēast. Ata ishin aq tė sigurt saqė kishin filluar tė bėnin llogaritė pėr ndarjen e plaēkės. Tė shkujdesur nga ēdo problem i karakterit ushtarak, etolėt u gjetėn pėrpara tė papriturės sė hidhur. Ilirėt qė ishin futur nė liman natėn pa u ndjerė, zbritėn me tė shpejtė nga anijet dhe pasi u rreshtuan nė formacion luftarak u sulėn kundėr lėmit etol. Ilirėt ditėn ta maskojnė mirė lėvizjen e flotės sė tyre tė madhe dhe tė hyjnė nė gjirin e Ambrakisė, pa u diktuar. Por edhe sikur tė kishte ndodhur ndryshe, asnjėra nga flotat e dobėsuara greke nuk qe nė gjendje t’u dilte atyre pėrpara. Duke pėrshkruar kėtė fushatė, Polibi i atribuon njė rol tė veēantė befasisė nė taktikėn ilire dhe qėndrimit tė shkujdesur tė armiqve tė tyre. Nė tė vėrtetė ruajtja e fshehtėsisė nė lėvizjen e forcave, ashtu sikurse befasia janė elemente tė domosdoshme tė taktikės luftarake. Por kėta nuk qenė faktorėt kryesorė qė vendosėn fatin e betejės. Nga vetė zhvillimi i saj nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet se rolin vendimtar nė kėtė ndeshje e luajti organizimi mė i mirė i ushtrisė ilire dhe epėrsia e saj taktike nė manovrimin e forcave. Pesha qė kishte “rreshtimi i tyre” dhe pėrqendrimi i forcės goditėse nė pikėn mė tė dobėt tė armikut, pohon Polibi, bėnė qė ilirėt tė shkulnin armikun nga pozicionet e tij. Tė thyer nga ilirėt, etolėt u gjetėn pas kėsaj midis dy zjarreve. Medionasit, qė deri atėherė qėndronin tė mbyllur nė qytet, dolėn dhe i ranė armikut nė shpinė. Tė asgjėsuar, etolėt lanė nė fushėn e betejės shumė tė vrarė e tė plagosur dhe gjithė pajisjet e tyre luftarake.
Pėrshtypja qė bėri nė Greqi kjo ngjarje qe shumė e madhe. Ushtria qė mbahej si mė e forta ndėr ushtritė greke, qė krenohej me traditat e saj luftarake, pėr fitoren mbi galėt nė vitin 270 dhe qė pėr gati 10 vjet me radhė i kishte shkaktuar kaq telashe Demetrit II tė Maqedonisė, kishte marrė papritur njė grusht dėrrmues. Jo mė i vogėl qe edhe shqetėsimi qė ngjalli nė botėn greke kjo ngjarje, qė nuk dihej se ē’pasoja mund tė kishte. Por ilirėt nuk kishin detyrė tjetėr kėtė radhė veē zhbllokimit tė Medionit, gjė qė u dha mundėsi tė izolonin Epirin nga kontakti me etolėt, duke pėrgatitur kėshtu kushtet pėr njė ndėrhyrje tė gjerė nė kėtė vend. Pas pėrfundimit tė betejės ata ngarkuan menjėherė plaēkėn nė anijet e tyre dhe morėn rrugėn e kthimit. Nė atdhe fitorja mbi etolėt u kremtua me tė madhe dhe Polibi tregon se mbreti Agron u dha aq shumė pas tė pirit dhe dėfrimeve saqė ato i shkaktuan vdekjen.

Fushata e vitit 230 kundėr Epirit
Trashėgimi nė fron i takonte tė birit, Pinit, qė Agroni e kishte me gruan e dytė, Triteutėn. Meqė ky ishte i mitur, sundimin e mori nė dorė bashkėshortja e tij e parė, Teuta. A ishte ky njė veprim i ligjshėm apo njė uzurpim nuk dihet me saktėsi, por ardhja e saj nė fuqi paraqet njė rast tė veēantė nė tė drejtėn e trashėgimisė. Mundet qė paaftėsia e sė ėmės t’i ketė lėnė vendin thjeshtrės; mundet gjithashtu qė nė vijėn mashkullore tė mos ketė pasur njė tjetėr mė tė afėrt me trashėgimtarin e ligjshėm, por mė shumė ka tė ngjarė qė thjeshtra energjike nuk donte t’ia kalonte kėtė tė drejtė njė dege tjetėr tė familjes mbretėrore, e cila mund tė sillte mė vonė ndėrlikime nė fatin e pinjollit tė Agronit. Sidoqoftė ardhja e saj nė fuqi nuk u bė nė rrugė tė zakonshme dhe vdekja e papritur e Agronit, ka tė ngjarė tė ketė krijuar nė oborrin ilir njė gjendje tė nderė. Por ēėshtja gjeti zgjidhjen e vet. E pėrkrahur nga pėrfaqėsuesit mė tė fuqishėm tė shtresės sunduese ilire, “miqtė” e mbretit, ajo u vu nė krye tė shtetit dhe me ta “ushtroi - siē thotė Polibi, - drejtimin e punėve”.
Teuta nuk e ndryshoi politikėn e jashtme tė shtetit ilir dhe veprimtaria e mėtejshme e tij u zhvillua nė frymėn e aleancės sė farkėtuar nga Agroni me Maqedoninė. Nė vitin 230, njė vit pas fitores mbi Medionin, njė forcė ushtarake dhe detare ilire, “jo mė e vogėl se ajo e Agronit”, u vu pėrsėri nė lėvizje drejt jugut. Kėtė radhė ajo kishte si objektiv kryesor aleatin verior tė etolėve dhe aheasve, Epirin. Njėkohėsisht flota ilire kishte marrė urdhėr tė konsideronte troje armike gjithė anėdetjen dhe t’i shtrinte veprimet deri thellė nė Elidė dhe nė Meseni, krahina qė ishin nėn ndikimin etol. Me kėtė aksion flota do tė mbante nėn presion armikun deri nė skajet mė tė largėta dhe do tė pėrcaktonte qėndrimin e shtetit ilir ndaj aleatėve tė etolėve e tė aheasve, kurse forcat kryesore do tė godisnin nga deti dhe nga toka objektivin kryesor, Epirin. Forcat detare ilire zbritėn nė afėrsi tė kryeqendrės sė Lidhjes Epirote, Foinikes, dhe u drejtuan kundėr saj. Pasi bindėn mercenarėt galė t’u dorėzonin qytetin, e zunė atė pa vėshtirėsi. Epirotėt tė shqetėsuar dėrguan forcat e tyre nė ndihmė tė Foinikes. Por pa arritur mirė tė vendosin lėmin e tyre buzė lumit, qė rrjedh pranė qytetit (Bistrica e sotme), morėn vesh se njė ushtri tjetėr ilire prej 5 000 vetash, nėn komandėn e Skerdilaidit, ishte drejtuar kundėr tyre, duke kaluar nėpėr ngushticėn e Antigonesė (gryka e Tepelenės). Forcat epirote qė u dėrguan kundėr tyre nuk e ndaluan dot marshimin ilir. Ndėrkaq ilirėt qė kishin zėnė Foiniken ndėrmorėn njė sulm tė fuqishėm kundėr lėmit epirot qė ndodhej nė anėn e pėrtejme tė lumit (Bistricės). Epirotėt u shpartalluan plotėsisht, duke lėnė nė fushė tė luftės shumė tė vrarė e tė plagosur; vetėm njė pjesė mundėn tė shpėtojnė e tė ikin tek atintanėt. Por edhe kėtė radhė dėshtimin e epirotėve Polibi e shpjegon me befasinė e goditjes ilire dhe shkujdesjen e armiqve tė tyre.
Pas kėtij dėshtimi epirotėt e humbėn ēdo shpresė nė fuqitė e veta dhe iu drejtuan pėr ndihmė aleatėve tė tyre etolė e aheas. Ndihma nuk vonoi t’u jepej dhe forcat e tė dy lidhjeve arritėn nė vendin e quajtur Helikanon (njė vend i paidentifikuar) diku nė pellgun e Vurgut. Kėtu erdhėn dhe pushtuesit e Foinikes bashkė me forcat e Skerdilaidit, qė duhet tė kenė ndjekur rrugėn mė tė shkurtėr nga qafa e Skarficės pėr tė arritur nė Foinike. Tė dyja palėt u radhitėn pėrballė njėra-tjetrės, por nuk arritėn tė pėrleshen, sepse, siē thotė Polibi, ilirėt morėn urdhėr nga Teuta tė tėrhiqeshin nga Epiri, pėr t’u dalė pėrpara dardanėve qė po sulmonin nga lindja dhe pėr tė qetėsuar disa nga fiset qė ishin bashkuar me ta.
Sa qe real dhe serioz ky rrezik dardan nuk mund tė thuhet, por fakti ėshtė se ilirėt nuk u shqetėsuan shumė dhe nuk u shpejtuan tė largohen nga Epiri pa i rregulluar mirė punėt e tyre. Ata pėrfunduan mė parė njė armėpushim me epirotėt, nė bazė tė tė cilit u kthenin atyre qytetin dhe robėrit qė ishin qytetarė tė lirė, kundrejt njė shpėrblimi, kurse skllevėrit dhe plaēkėn i mbajtėn pėr vete. Ushtria dhe flota morėn rrugėn e kthimit duke marrė me vete, me sa duket, edhe premtimin pėr njė aleancė tė ardhme. Dhe me tė vėrtetė kjo nuk vonoi tė pėrfundohet. Pėrfaqėsuesit epirotė arritėn me tė shpejtė te mbretėresha ilire dhe pėrfunduan me tė njė aleancė, duke marrė pėrsipėr tė ndihmonin ilirėt dhe tė jenė armiq tė etolėve dhe tė ahejve. Po kėtė gjė bėnė edhe akarnanėt, tė cilėt kishin ardhur sė bashku me epirotėt. Rezultati u arrit: Epiri u shkėput nga etolėt dhe aleanca me akarnanėt krijoi tani njė kufi tė largėt, por tė drejtpėrdrejtė midis lidhjeve greke dhe shtetit ilir.
Shqetėsimet nė Romė. Pėrgatitjet pėr luftė
Shqetėsimet nė Greqi qenė tė mėdha, por mė tė mėdha ishin ato nė Romė. Reagimi romak ėshtė transmetuar nė dy versione. Versioni i parė i pėrket Polibit. Sipas tij, nė kėtė kohė senati dėrgoi te mbretėresha ilire dy delegatė pėr t’u ankuar kundėr sulmeve tė piratėve ilirė, tė cilėt prej kohėsh u binin nė qafė tregtarėve italikė, por qė e kishin tepruar sidomos gjatė fushatės kundėr Foinikes. Bisedimet pėrfunduan nė grindje dhe fyerje, qė ēuan nė vrasjen, me urdhrin e Teutės, tė njėrit prej delegatėve, gjatė rrugės duke u kthyer. Bisedimet janė dhėnė me hollėsi megjithatė vėrtetėsia e tyre ėshtė e dyshimtė. Teutės, i ėshtė veshur njė qėndrim mendjelehtė prej gruaje, qė me tė drejtė ėshtė konsideruar si njė formulim tipik i huajtur nga historiografia helenistike e llojit sensacional.
Versioni i dytė, ai i Apianit, ndryshon shumė prej atij tė Polibit. Sipas tij Agroni kishte pushtuar disa vise tė Epirit dhe Korkyrėn, pastaj Epidamnin dhe Farin dhe kishte vendosur garnizone nė to. Por meqė zuri tė sulmojė me flotėn e tij edhe vise tė tjera, ishulli Isa kėrkoi ndihmėn e romakėve. Kėta atėherė dėrguan delegatė sė bashku me isejtė, por delegatėve u dolėn nė det anijet ilire dhe vranė pėrfaqėsuesin e Isės dhe njė romak. Pra nė versionin e dytė motivi nuk ėshtė aspak pirateria, por mbrojtja e Isės dhe e qyteteve tė tjera tė bregdetit; delegatėt vriten, por pa arritur tė zhvillojnė bisedime dhe Teuta nuk zihet aspak nė gojė.
Sidoqoftė nė tė dy rastet, sipas kėtyre burimeve, Romės i bėhej njė fyerje dhe shkelej “e drejta njerėzore”. Ky ishte motivacioni me tė cilin do tė nxitej opinioni publik dhe do tė justifikoheshin veprimet e mėtejshme tė Republikės, njė motivacion banal, tė cilin politika romake do ta pėrsėriste tė paktėn edhe njė herė tjetėr mė vonė kundėr ilirėve dalmatė. Por kėtė herė prej gojės sė Polibit mėsojmė, pėr ēudi, se romakėt u shpallėn luftė dalmatėve pėr t’i nėnshtruar, “por pėrpara popujve tė tjerė hiqeshin se e bėnin kėtė pėr shkak tė sjelljes sė keqe tė dalmatėve kundrejt pėrfaqėsuesve tė tyre”.
Roma filloi tė pėrgatitej haptazi pėr luftė. Edhe mbretėresha ilire nga ana e saj nuk vonoi tė marrė masa mbrojtėse. Mė parė ajo u kujdes pėr forcimin e rendit tė brendshėm dhe qetėsoi fiset qė qenė shkėputur pas sulmit dardan. Por vėmendjen kryesore Teuta ia kushtoi sigurimit tė bregdetit. Ajo e dinte se nė gjendjen e krijuar njė pozitė me rėndėsi zinin Isa nė veri, Korkyra nė jug dhe dy qytetet e mėdha tė bregdetit, Dyrrahu e Apolonia. Ishte e qartė se kėto ishin pikat mė delikate qė do tė synonte armiku dhe zotėrimi i tyre do tė luante njė rol tė dorės sė parė pėr fatin e luftės. Prandaj mbretėresha shpejtoi tė vėrė dorė mbi to.
Isa u sulmua e para, por meqenėse nuk u dorėzua, ilirėt vendosėn bllokadėn e saj. Pak mė vonė, nė pranverė tė vitit 229, njė ekspeditė e madhe u vu, njėkohėsisht nė lėvizje, kundėr Epidamnit dhe Korkyrės. Ndėrsa shumica e flotės vazhdoi lundrimin drejt jugut, njė pjesė e saj u ndal nė Epidamn. Orvatja pėr pushtimin e qytetit dėshtoi. Atėherė ilirėt u tėrhoqėn nė anijet e tyre dhe pasi dolėn nė det tė hapur, u bashkuan pėrsėri me forca tė tjera pėr tė vazhduar lundrimin drejt Korkyrės. Sapo mbėrritėn kėtu, forcat ilire zbarkuan dhe rrethuan qytetin. Korkyrasit e rrethuar kėrkuan ndihmėn e etolėve dhe tė aheasve. Nė tė njėjtėn kohė erdhėn pėr tė kėrkuar ndihmė tek ata edhe delegatė nga Epidamni dhe Apolonia. Kėrkesa u mor parasysh. Flota ahease prej 10 anijesh tė mėdha lufte nxitoi drejt Korkyrės. Ilirėt, si morėn dhe 7 anijet qė u kishin dėrguar akarnanėt, sipas marrėveshjes, u dolėn ahejve pėrpara. Ndeshja u zhvillua afėr ishullit Paksos. Flota ahease u shpartallua. Katėr anije u kapėn dhe njė e pestė u fundos, tė tjerat u detyruan tė sprapsen me shpejtėsi pėr t’i shpėtuar fatit tė tė parave. Lembet e lehta e tė shpejta ilire vendosėn fatin e kėsaj beteje. Tė pėrdorura me guxim e shkathtėsi nga detarėt ilirė, ata triumfuan mbi anijet e rėnda katėr e pesėrremėshe greke. Pas kėsaj Korkyra iu dorėzua ilirėve. Si morėn nė dorėzim qytetin, ilirėt lanė kėtu njė garnizon nėn komandėn e Demetėr Farit, kurse forcat kryesore u kthyen dhe bllokuan pėrsėri Dyrrahun.
E tillė ishte gjendja kur forcat e paftuara romake u nisėn kundėr Ilirisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://foreverlove.1fr1.net
Admin
Admin


Numri i postimeve : 33
Reputation : 0
Registration date : 09/08/2007

MesazhTitulli: Lufta E ParĖ Iliro-romake   Sat Oct 27, 2007 4:58 pm

Shkaqet e luftės. Veprimet ushtarake
Problemi i ndėrhyrjes romake nė Iliri ka qenė pėr historiografinė njė tezė e parapėlqyer, rreth sė cilės janė zhvilluar mjaft diskutime. Pikėpamja qė ka qenė pėr njė kohė tė gjatė mė e pranuar ėshtė se shkaku kryesor i kėsaj ndėrhyrjeje ka qenė pirateria ilire, qė i sillte dėme tė rėnda tregtisė italike. Duke pėrsėritur Polibin, kjo ndėrhyrje u paraqit si njė konflikt qė iu imponua senatit romak, nė kundėrshtim me vullnetin e tij, “pėr tė frenuar veprimet e sundimtares mendjelehtė ilire”. Tezės qė e shikonte ndėrhyrjen romake si pjesė tė njė plani pėr njė ekspansion mė tė gjerė nė lindje iu kundėrvu versioni se Roma as nė kėtė kohė e as mė parė nuk ka pasur njė politikė orientale. Mė vonė kjo teori u pėrsėrit dhe nė ditėt tona. Pasues tė saj i atribuojnė monarkisė ardiane njė “rol organizues” qė i dha piraterisė ilire “pamjen e njė imperializmi fillestar” dhe si pasojė bėri qė “zgjerimi ilir tė ndeshet me interesat romake”.
Ėshtė e rėndėsishme tė sqarohet nė kėtė rast nėse ishte pirateria ilire ajo qė ēoi nė konfliktin iliro-romak dhe qė bėri tė pashmangshme luftėn apo shkaqe tė tjera mė tė thella.
Pirateria lindi dhe u zhvillua tek ilirėt, ashtu sikurse dhe te popujt e tjerė tė Mesdheut, nė njė stad tė caktuar tė zhvillimit tė tyre historik. Kėshtu, burimet i pėrshkruajnė etruskėt, nė gjysmėn e dytė tė shek. IV, si njė popull qė terrorizonte lundrimin nė Adriatik dhe nė Egje; etolėt nė shek. III kishin gjithashtu njė nam tė keq si piratė. Edhe vetė romakėt, pretenduesit e mbrojtjes sė rendit, e kanė ushtruar piraterinė nė prag tė erės sonė. Tek ilirėt ajo luajti njė rol tė dukshėm qysh nga fundi i shek. IV. Ky mendim pajtohet si me njoftimet e autorėve antikė, ashtu dhe me vetė zhvillimin shoqėror e politik tė ilirėve nė kėtė kohė. Pirateria ishte njė dukuri e pandarė e shoqėrisė skllavopronare, qė e shoqėroi atė nė forma tė ndryshme gjatė gjithė ekzistencės sė saj.
Por veprimet ilire qė pėrshkruan Polibi dhe qė kanė tė bėjnė me ngjarjet nė prag tė konfliktit tė armatosur me Romėn, nuk kanė aspak karakter piratesk. Ato ishin pjesė e politikės sė shtetit ilir lidhur me gjendjen e krijuar nė Greqi. Prandaj pėrpjekja e studiuesve pėr t’i shpjeguar shkaqet e ndėrhyrjes romake me anė tė piraterisė ilire nuk ėshtė e pėrligjur. Nuk kanė munguar orvatjet pėr tė kėrkuar shkakun e luftės edhe te “frika e zakonshme e romakėve ndaj fqinjit tė fortė”. Por edhe ky nuk ėshtė njė shpjegim i plotė. Ndėrhyrja e Romės lidhej nė rastin konkret me rrezikun qė paraqiste ky fqinjė i fortė, aleati i Maqedonisė pėr aspiratat e saj nė kushtet e njė Greqie tė dobėsuar nga lufta e brendshme. Sukseset nė perėndim e kishin rritur oreksin e qarqeve sunduese skllavopronare romake dhe e kishin bėrė mė tė fuqishme tendencėn pėr tė mos e ndarė sundimin e Mesdheut me fuqi tė tjera, kurse dalja e shtetit ilir nė arenė u shkonte ndesh kėtyre tendencave. Midis kontradiktave tė thella qė kishin pėrfshirė nė kėtė kohė botėn mesdhetare, ato tė shtetit ilir me Romėn dolėn nė plan tė parė dhe shkaktuan konfliktin e armatosur tė vitit 229. Nė tė ardhmen kėto kontradikta do tė thellohen e do tė shtrihen gjithnjė mė nė lindje, duke sjellė me vete konflikte tė reja tė armatosura.
Qė nga sulmi kundėr Foinikes deri tek ardhja e delegatėve kishte kaluar njė vit. Megjithatė, kjo ēėshtje ziente qysh prej 2 vjetėsh, nga ngjarja e Medionit. Gjatė kėsaj kohe Roma kishte arritur tė bėnte, siē e pamė, hapat e nevojshėm diplomatikė pėr pėrgatitjen e opinionit publik. Ishin grumbulluar gjithashtu forca tė konsiderueshme ushtarake, tė cilat nė rastin e rėnies sė Korkyrės u vunė menjėherė nė lėvizje. Njė flotė prej 200 anijesh dhe njė ushtri prej 20 000 kėmbėsorėsh do tė merrte pjesė nė kėtė operacion, tė cilin do ta drejtonin dy konsujt qė ishin nė fuqi atė vit. Kjo tregon se sa i madh ishte preokupacioni i romakėve pėr fushatėn ilire dhe sa tė ndėrgjegjshėm ishin ata pėr vlerėn reale tė kundėrshtarit tė tyre. Nuk ishte kjo, pra, njė ēėshtje kaq e lehtė dhe e thjeshtė, siē ėshtė bėrė zakon tė paraqitet.
Por zhvillimi i ngjarjeve tregon se mbretėresha nuk arriti t’i dalė rrezikut pėrpara. Qytetet e mėdha tė bregdetit, Dyrrahu, Apolonia dhe Korkyra, tė cilat do tė pėrbėnin pikėmbėshtetjet kryesore tė mbrojtjes, kishin mbajtur njė qėndrim negativ. Plani pėr pushtimin me forcė tė tyre nuk pati sukses. Kur romakėt iu drejtuan Korkyrės, flota dhe forcat ilire ishin tė shpėrndara dhe tė angazhuara nė bllokadėn e Dyrrahut dhe tė Isės. Garnizoni ilir i Korkyrės kishte mbetur i izoluar dhe kėsaj iu shtua tradhtia e Demetėr Farit. Romakėt, qė edhe kėshtu kishin ardhur me forca tė mėdha (200 anije), i gjetėn portat e hapura dhe e zunė qytetin pa vėshtirėsi. Forca tė tjera tė nisura nga Brindisi dhe ato tė Korkyrės, pasi u bashkuan, iu drejtuan Apolonisė e mė pas Dyrrahut dhe i zunė po me kaq lehtėsi. Shtresa sunduese e kėtyre qyteteve, e cila e kishte pėrcaktuar pozitėn e vet qė mė parė, i mirėpriti pushtuesit; ajo u tregua e gatshme tė hyjė nė ombrellėn romake mjaft qė tė ruante pozitat e veta dhe tė siguronte pasurinė e tregtinė. Kėtė politikė ndoqi edhe aristokracia parthine e atintane, e cila ishte e lidhur ngushtė me interesa ekonomike me qytetet fqinje, Dyrrahun dhe Apoloninė, ajo shpejtoi gjithashtu, siē thotė Polibi, “t’u nėnshtrohej me dashje” romakėve dhe tė sigurojė “miqėsinė e tyre”.
Tė mbėshtetur nė planin fillestar tė mbrojtjes sė vijės bregdetare, ilirėt nuk qenė nė gjendje dhe nuk patėn kohė tė organizonin njė qėndresė serioze. Vetėm nė krahinat nė veri tė Dyrrahut romakėt ndeshėn nė kundėrshtimin ilir. Kėtu ardianėt i pritėn me armė nė dorė. Polibi nuk jep hollėsira pėr luftėn e tyre, thotė vetėm se i “i nėnshtruan”, por kėtė radhė nuk pėrdor mė shprehjen “me dashje” si nė rastin e parthinėve dhe atintanėve. Ai nuk ka mundur, gjithashtu, tė heshtė pėr qėndresėn e fortė tė qytetit Nutria, pushtimi i tė cilit u kushtoi romakėve shumė ushtarė dhe oficerė tė vrarė. Duke pėrparuar drejt veriut gjatė bregdetit, thuhet se romakėt morėn edhe qytete tė tjera, por emrat e tyre nuk zihen nė gojė. Dimė qė Isėn e bllokuan romakėt dhe ilirėt, qė e mbanin tė rrethuar, u strehuan nė qytetin Arbone, kurse Teuta me forca tė vogla u mbyll nė qytetin e fortifikuar tė Rizonit.
Fushata e asaj vere thuajse e kishte zgjidhur pėrfundimisht fatin e luftės. Viset e pushtuara nė veri, konsujt i lanė nėn mbikqyrjen e Demetėr Farit dhe vetė u kthyen nė Dyrrah me flotėn dhe forcat e tyre tokėsore. Njėri prej tyre u nis pėr nė Romė duke marrė me vete pjesėn mė tė madhe tė forcave; tjetri mbeti nė Iliri me 40 anije dhe si rekrutoi ushtarė nė qytetet qė ishin rreth e rrotull, vendosi ta kalojė aty dimrin pėr tė vigjėluar ardianėt dhe popullsitė e tjera qė ishin vėnė nėn “mbrojtjen” e Romės.

Paqja e vitit 228 dhe pasojat e luftės sė parė
Ndėrkaq Mbretėria Ilire kishte filluar tė shpėrbėhej. Duke parė kėtė gjendje, nė pranverė tė vitit 228, Teuta dėrgoi nė Romė pėrfaqėsuesit e saj qė pėrfundoi paqen me senatin. Kushtet e paqes qenė tė rėnda. Sipas Polibit, Teuta detyrohej: 1. t’u paguante romakėve njė tribut, 2. tė hiqte dorė nga pjesa mė e madhe e Ilirisė duke mbajtur pėr vete vetėm pak vende dhe 3. tė mos lundronte nė jug tė Lisit me mė shumė se dy anije, por edhe kėto tė paarmatosura. Tė formuluara me terma kaq tė pėrgjithshėm kėto kushte janė bėrė objekti i diskutimeve tė shumta. Pėrpjekjet qė janė bėrė pėr tė shpjeguar ndryshimet territoriale qė iu bėnė Mbretėrisė Ilire dhe pėr tė pėrcaktuar gjendjen juridike tė tokave tė shkėputura prej saj kanė ēuar nė pėrfundime tė ndryshme, tė cilat nė ndonjė rast ishin tė tilla qė nuk mund tė cilėsohen as si hipoteza.
Pėr njė kohė ka zotėruar njė mendim, sipas tė cilit, romakėt i ndanė pushtimet e tyre nė dy pjesė. Nė veri krijuan njė shtet tė vogėl qė pėrbėhej nga ishulli i Farit dhe disa toka tė bregdetit pėrballė. Nė krye tė atij ata vunė tradhtarin Demetėr Farin, me qėllim qė tė vėzhgonte dhe tė njoftonte pėr ēdo veprim tė Mbretėrisė Ilire. Me tokat e tjera tė pushtuara nė jug romakėt krijuan njė protektorat, qė shtrihej prej Lisit e deri tek malet Akrokeraune dhe ato Kaone. Nė kėtė protektorat u pėrfshinė, pėrveē Dyrrahut, parthinėve dhe atintanėve, edhe qytetet Dimale, Aulona, Oriku, Bylisi, Amantia e deri Antigonea e largėt. Kėtyre u shtoheshin edhe ishujt Isa e Korkyra.
Ndryshe nga kjo pikėpamje, mė realist ėshtė mendimi qė nuk njeh ndonjė teprim lidhur me tė ashtuquajturin protektorat romak nė Iliri. Me tė drejtė ėshtė vėnė nė dukje se ai nuk ka pėrbėrė kurrė njė rrip tė pandėrprerė toke, qė nga Lisi e deri te bregu kontinental pėrballė Korkyrės, por ka qenė pėrbėrė, ashtu si e nėnkupton Polibi dhe e shpreh Apiani, nga Apolonia, Dyrrahu dhe territoret e tyre, nga ishujt Korkyra, Isa dhe nga parthinėt e atintanėt, pa asnjė territor mė tepėr nga ato qė i ishin dorėzuar Romės. Lisi, i cili nė bazė tė traktatit pėrbėnte njė kufi detar, nuk pranohet edhe si kufi tokėsor midis Mbretėrisė Ilire dhe protektoratit romak. Duke u nisur nga kjo ėshtė shprehur mendimi se disa toka nė jug tė protektoratit mbetėn pėrsėri nėn vartėsinė e Mbretėrisė Ilire, me gjithė vėshtirėsitė qė paraqiste kjo vartėsi pėr tė qenė reale. Me kėtė sistem, traktati i siguronte Romės lundrimin e qetė nė ngushticėn e Otrantos dhe mbikqyrjen me anė tė protektoratit tė Mbretėrisė Ilire, duke i hequr kėsaj ēdo mundėsi qė tė bėhej pėrsėri njė fuqi e madhe.
Kohėt e fundit janė bėrė pėrpjekje qė kėto mendime tė zėvendėsohen me njė tezė tė re, sipas sė cilės zotėrimet romake kufizohen gjithashtu me tokat e Dyrrahut, tė Apolonisė, tė parthinėve dhe tė atintanėve, por parthinėt shtriheshin nė luginėn e mesme dhe tė epėrme tė Shkumbinit, kurse atintanėt nė Ēermenikė. Kėshtu protektorati ngushtohet, por shtrihet thellė nė lindje. Rreth tij pastaj vendosen njė sėrė zonash tė pavarura, qė shėrbejnė, sikurse thuhet, si amortizatorė pėr zotėrimet romake. Nė veri tė Dyrrahut deri nė afėrsi tė Skodrės vendoset zotėrimi i Demetėr Farit, qė ndante protektoratin nga Mbretėria Ilire; nė lindje zotėrimet romake, duke depėrtuar thellė deri nė burimet e Drinit tė Zi, ndanin mbretėrinė ardiane nga aleatėt e saj maqedonė dhe bllokonin rrugėt nga Maqedonia pėr nė brigjet e Adriatikut; mė poshtė Dasaretia, qė zinte territorin midis Devollit dhe Osumit, u bė gjithashtu njė zonė e pavarur dhe formoi njė amortizator tjetėr ndaj Maqedonisė; mė nė fund, nė jug zona qė hyri nė vartėsinė e Romės pėrfundonte nė territorin e Apolonisė, qė takonte bregun e Vjosės, por nuk pėrfshinte Aulonin, Orikun, Bylisin dhe Amantien. Kėto katėr qytete formonin njė grup tė pavarur ose neutral, me fjalė tė tjera njė amortizator tjetėr ndaj Lidhjes Epirote.
Ėshtė e pabesueshme qė romakėt tė kenė projektuar dhe realizuar njė sistem tė tillė mbrojtės, tė paktėn nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme, siē na paraqitet. Senati nuk mund tė zbatonte njė politikė jo realiste. Shtete tė tilla tė vogla nuk mund tė kishin njė vlerė reale, sepse fuqitė qė qėndronin pas kėtyre tė ashtuquajturve amortizatorė nuk do t’i pėrfillnin ato, nuk do t’i konsideronin si pengesė. Nė fakt tė gjitha sulmet qė shpėrthyen mė vonė prej Mbretėrisė Ilire apo Maqedonisė kundėr zotėrimeve romake nuk kanė ndeshur nė pengesėn e kėtyre lloj shteteve dhe nuk ka tė dhėna qė mbrojtja romake tė jetė mbėshtetur nė to. Pėrveē kėsaj, disa fakte tė veēanta qė pėrfshihen nė kėtė tezė janė krejt arbitrare. Kėshtu, ėshtė e pabazuar vendosja e zotėrimeve tė Demetėr Farit nė veri tė Dyrrahut deri nė afėrsi tė Skodrės dhe, po kėshtu, nuk qėndron lokalizimi i atintanėve nė Ēermenikė.
Duke pranuar si tė drejtė mendimin qė zotėrimet romake nė tokėn ilire formoheshin nga Dyrrahu, Apolonia dhe parthinėt e atintanėt, mbetet sidoqoftė e paqartė shtrirja territoriale e kėtyre zotėrimeve. Pėrpjekjet pėr lokalizimin e parthinėve dhe tė atintanėve nuk kanė dhėnė pėrfundime tė kėnaqshme. Nė qoftė se pėr parthinėt ka ardhur duke u saktėsuar mendimi qė ata, si banorė tė tokave nė shpinė tė Dyrrahut, shtriheshin prej Ardaksanit e deri nė Aps (Apsos), pėr atintanėt mendimet e studiuesve ende nuk pėrkojnė. Megjithatė, po t’i ēlirojmė kėto pohime nga ndonjė interpretim jo i drejtė i burimeve dhe tė lėmė mėnjanė si tė dyshimta, ato burime qė i shtrijnė atintanėt deri nė Dodonėn e largėt apo nė luginėn e Drinos, atėherė do tė vėrejmė se burimet kryesore e mė tė besueshme e vendosin kėtė popullsi nė shpinė tė Apolonisė, nė Mallakastrėn e sotme. Kėshtu, parthinėt e atintanėt sė bashku zinin gjithė bregdetin prej Ardaksanit deri nė Aps (Apsos) me njė shtrirje nė lindje qė pėrfshinte edhe brezin kodrinor tė ultėsirės bregdetare. Nė kėtė territor bėnin pjesė njė varg qytetesh ilire, midis tė cilave ka tė ngjarė edhe Dimale, por jo Bylisi, qė zinte skajin mė jugor.
Me vėnien nėn sundimin e tyre tė tokave mė tė rėndėsishme tė bregdetit, romakėt likujduan kėshtu zotėrimet e Mbretėrisė Ilire nė jug. Edhe nė qoftė se nė kėto anė mbeti ndonjė zonė qė nuk u pėrfshi nė zotėrimet romake, siē mund tė ishte Bylisi me rrethin e afėrt tė tij, Dasaretia apo ndonjė zonė tjetėr e brendshme malore, ato nė fakt mbetėn tė shkėputura nga Mbretėria Ilire, me tė cilėn edhe mė parė, pėr vetė natyrėn e shteteve antike, jo gjithmonė kishin lidhje tė forta. Koinoni i bylinėve, si njė bashkim i popullsisė dhe i qendrave tė vogla pėrreth, qė na pėrmendet nė burimet epigrafike i takon, me sa duket, kėsaj kohe.
Nga analiza e pikave tė traktatit arrihet nė pėrfundimin se Roma e reduktoi shtetin ilir nė njė mbretėri tė vogėl nė veri tė Lisit. Nė jug ajo krijoi njė zotėrim tė vetin qė formohej nga Dyrrahu, Apolonia, parthinėt dhe atintanėt. Kėtė zotėrim ajo do ta pėrdorte si njė bazė pėr tė garantuar respektimin e traktatit dhe pėr tė shtypur ēdo pėrpjekje pėr rimėkėmbjen e shtetit ilir. Zotėrimet (dinasteia) e Demetėr Farit pėrbėnin gjithashtu njė kundėrpeshė ndaj Mbretėrisė Ilire nė veri, kurse krahinat apo qytetet e tjera tė jugut, qė mbetėn tė shkėputura nga kjo mbretėri, u lanė tė papėrfillura me besimin qė, si njėsi tė vogla, favorizonin pozitėn e Romės nė kėto anė. Ndalimi, sipas traktatit, i lundrimit nė jug tė Lisit kishte pėr qėllim tė kufizonte nga ana tjetėr fuqinė detare tė Mbretėrisė Ilire; pėr kėtė do tė shėrbenin nė mėnyrė tė veēantė zotėrimi i Isės dhe i Korkyrės. Kėshtu me anė tė kėtij traktati Roma siguronte tė gjitha masat e mundshme pėr ta dobėsuar shtetin ilir dhe pėr ta mbajtur atė nėn kontroll, por jo pėr ta asgjėsuar plotėsisht.
Nė marrėdhėniet me Romėn Mbretėria Ilire mbeti, pas pėrfundimit tė traktatit, njė shtet tributar. Ėshtė thėnė se tributi ka qenė njė dėmshpėrblim qė do tė paguhej me kėste, megjithėse masa dhe mėnyra e shlyerjes sė tij nė traktat nuk pėrcaktohet. Gjendja juridike e qyteteve dhe e popullsive qė u pėrfshinė nė zotėrimet direkte tė Romės nuk ėshtė gjithashtu e qartė. Marrja e tyre nėn tė ashtuquajturėn mbrojtje nga Roma lejon tė nėnkuptohet se ato qenė vėnė nėn njė lloj varėsie. Ka shumė tė ngjarė qė kėto tė jenė konsideruar nga ana formale si “aleatė” apo “miq” qė u lejohej e drejta e njė vetadministrimi tė kufizuar. Por nė fakt ato ishin tė varurit e Romės dhe si tė tillė nuk mund tė hynin nė marrėdhėnie tė lira me shtetet e tjera. Pėrveē kėsaj, ata ishin tė detyruar tė pranonin nė ēdo kohė ushtritė romake dhe t’i furnizonin ato me ushqime apo t’i plotėsonin me kontingjente ndihmėse tokėsore e detare, siē ndodhi, qysh nė vitin e parė tė pushtimit, nė dimrin e vitit 229/228 dhe mė vonė. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr Demetėr Farin, qė u vu nė shėrbim tė Romės, si dinast i varur i njė zotėrimi tė vogėl nė ishullin e Farit dhe brigjet e Dalmatisė... (vazhdon me poshte)


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Sat Oct 27, 2007 5:34 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://foreverlove.1fr1.net
Admin
Admin


Numri i postimeve : 33
Reputation : 0
Registration date : 09/08/2007

MesazhTitulli: Re: Shteti Ilir - Fuqi Mesdhetare.   Sat Oct 27, 2007 5:33 pm

...(vazhdimi) Gjatė konfliktit Maqedonia, Lidhja Epirote dhe Akarnania kishin mbajtur njė qėndrim qė nuk pajtohej me detyrimet e tyre si aleatė tė shtetit ilir dhe me interesat e tyre politike nė pėrgjithėsi. Ky qėndrim shpjegohet me njė varg rrethanash. Sado me rezerva ta kenė parė kėta aleatė rritjen e fuqisė ilire, dalja e Romės nė brigjet lindore tė Adriatikut nuk mund tė ishte pėr ta mė e mirė. Por, nga ana tjetėr, nuk shohim, tė paktėn burimet nuk na e thonė, qė krahas masave mbrojtėse me karakter ushtarak, shteti ilir tė ketė marrė edhe masa pėr vėnien nė lėvizje tė aleatėve tė tij. Duket qartė se ilirėt, ashtu edhe aleatėt e tyre nuk arritėn t’i pėrfundonin pėrgatitjet pėr t’i dalė pėrpara rrezikut qė po i kėrcėnonte. Jo vetėm kaq, por vetė Maqedonia u gjend nė kėtė kohė e rrezikuar seriozisht nga njė sulm dardan, i cili i kushtoi jetėn sundimtarit tė saj, Demetrit II. Ky fakt nuk ishte pa rėndėsi nė zgjedhjen e momentit tė pėrshtatshėm pėr shpėrthimin e konfliktit tė armatosur kundėr ilirėve. Edhe nė qoftė se ky sulm ishte krejt i pavarur, nuk mund tė mos merret parasysh fakti qė ai pėrkon nė kohė me ngjarjet e pėrshkruara mė lart. Nė kėto rrethana romakėve nuk u mbetej gjė tjetėr veēse tė ndanin dhe tė paralizonin aleatėt jugorė, Lidhjen Epirote dhe Akarnaninė prej mbretėrive ilire. Kėtė detyrė ata e zgjidhėn duke drejtuar goditjen e tyre tė parė kundėr Korkyrės dhe Apolonisė.
Pasi rregulluan punėt nė Iliri, romakėt pėrcaktuan edhe qėndrimin e tyre ndaj aleatėve dhe armiqve tė shtetit ilir. Nė gjendjen e re tė krijuar senati deshi t’u jepte atyre njė provė mė tė qartė tė pozitės sė Republikės. Menjėherė pas pėrfundimit tė traktatit tė paqes, konsulli qė mbeti nė Iliri u dėrgoi njė delegacion etolėve dhe ahejve pėr t’u shpjeguar arsyet e ndėrhyrjes dhe tė luftės nė Iliri dhe pėr t’u bėrė tė ditur kushtet e paqes qė u kishin imponuar ilirėve. Pėrfaqėsuesit bėnė ēmos tė justifikonin kėtė iniciativė tė Romės, duke nxjerrė nė pah pasojat e “lumtura” qė rridhnin prej saj pėr helenėt. Kujdesit dhe mirėsjelljes sė tyre tė shtirė, lidhjet e mėdha greke qenė detyruar t’u pėrgjigjeshin duke i pritur kėto delegacione plot respekt dhe duke dhėnė kėshtu, miratimin e tyre pėr kėto veprime tė Republikės. Mė vonė delegatėt vizituan edhe dy qytete tė mėdha tregtare, Korinthin dhe Athinėn, qė pėrfaqėsonin kundėrshtarin mė tė vendosur tė Maqedonisė dhe jo vetėm gjetėn tė njėjtėn pritje, por si asnjėherė mė parė, u lejuan tė merrnin pjesė nė lojėrat istmike. Krenaria greke ishte thyer dhe Roma kishte bėrė nė kėtė drejtim hapin e parė konkret. Nga ana tjetėr, Maqedonia, Epiri dhe Akarnania, aleate tė Mbretėrisė Ilire, nuk u vizituan. Me kėtė qėndrim mospėrfillės Roma u dha tė kuptojė atyre se nė cilėn anė ishin simpatitė e saj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://foreverlove.1fr1.net
Admin
Admin


Numri i postimeve : 33
Reputation : 0
Registration date : 09/08/2007

MesazhTitulli: Lufta E DytĖ Iliro-romake   Sat Oct 27, 2007 5:36 pm

Lufta e Dytė Iliro-Romake

Pėrpjekjet pėr t’u shkėputur nga varėsia romake.
Lufta e dytė

Nė vėshtrimin e parė mund tė duket se punėt nė Iliri u rregulluan nė atė mėnyrė qė garantonin respektimin e traktatit tė paqes dhe njė sundim tė qetė pėr pushtuesin. Megjithatė, ngjarjet politike treguan se as ilirėt, as fqinjėt e tyre maqedonėt, nuk donin tė pajtoheshin me gjendjen e krijuar.
Nė vitet qė pasuan luftėn e parė, Demetėr Fari u bė regjent i Mbretėrisė Ilire, nė vend tė Teutės, qė thuhet se kishte vdekur apo abdikuar. Nuk dihet nėse ky akt u krye me pėlqimin e Romės, por ėshtė e sigurt se duke shtrirė pushtetin e tij mbi gjithė Mbretėrinė Ilire, Demetri u forcua mjaft. Nuk duhet pėrjashtuar qė nė kėtė rast ai tė ketė pasur edhe pėrkrahjen e komandantit tė njohur tė Teutės, Skerdilaidit, me tė cilin bashkėpunoi pėr njė kohė.
Pas vitit 225 ose pak mė vonė vihet re largimi i Demetrit nga miqėsia me Romėn, qė u pasqyrua nė veprimet e pavarura tė tij. Nė vitin 223 ai mori pjesė nė invadimin e Peloponezit si aleat i mbretit tė Maqedonisė, Antigon Dozonit dhe nė vitin pasues forcat ilire tė komanduara prej tij luajtėn njė rol vendimtar nė betejėn e Selanisė. Kėto veprime tė Demetrit, megjithėse nuk drejtoheshin haptazi kundėr Romės, shprehnin qartė tendencėn e tij pėr t’u shkėputur nga varėsia romake dhe preknin me kėtė pozitėn e Republikės nė Iliri.
Ėshtė pohuar se Farosiani mundi tė veprojė lirisht pėr shkak tė “indiferentizmit” qė treguan romakėt ndaj ngjarjeve nė Lindje, ose sepse ekzistonte njė keqkuptim nė pėrcaktimin e marrėdhėnieve midis ilirėve dhe Republikės, qė buronte nga mėnyra e ndryshme e tė menduarit dhe tė kuptuarit tė kėtyre marrėdhėnieve nga palėt. Por do tė ishte gabim tė hidhej poshtė vlerėsimi qė i bėnte Polibi situatės dhe tė nėnvleftėsohet ndikimi qė patėn ngjarjet nė Itali dhe Greqi ndaj qėndrimit tė Demetrit. Nuk ka dyshim se sulmi gal dhe rreziku kartagjenas lehtėsuan veprimet e Dozonit nė Greqi dhe pėrcaktuan pozitėn e Farosianit. Para Romės sė kėrcėnuar nė Perėndim Demetri preferoi aleancėn me Maqedoninė. Roma nė fund tė fundit nuk i kishte kėnaqur ambicjet e tij pas luftės sė parė, kurse ai tani donte tė forconte pozitat e fituara si sundimtar i shtetit ilir, duke shfrytėzuar vėshtirėsitė e Republikės.
Senati e kuptoi atė qė po ndodhte nė Iliri dhe provoi ta frenonte Demetrin. “E thirri nė Romė, sepse ishte bėrė kryelartė dhe i rėndė...”, por pas kėsaj ai u tregua edhe mė i pabindur dhe u hodh nė veprim tė hapur kundėr Romės. Nė vitin 221 bėri pėr vete istrianėt dhe sė bashku me ta sulmoi anijet italike, kurse mė 220 ndėrmori veprime edhe mė tė guximshme; pushtoi disa nga qytetet e Ilirisė qė ishin nėn vartėsinė e Romės dhe nxiti njė kryengritje tė atintanėve, rezultat i sė cilės qe largimi i tyre prej romakėve. Mė nė fund, nė pėrkrahje tė veprimeve maqedone nė Greqi, ai ndėrmori sė bashku me Skerdilaidin njė ekspeditė detare kundėr Pylosit (nė Meseni) dhe kėndej u hodh me anijet e tij kundėr Cykladeve.
Pėr shumė vite me radhė, Roma nuk qe nė gjendje tė merrte masa kundėr Demetrit, por sidoqoftė nė vitet e fundit gjendja pėr tė qe bėrė mė e favorshme. Ajo ishte lehtėsuar nga pesha e rėndė e luftės me galėt, kurse nė Greqi pas vdekjes sė Antigon Dozonit ishin riaktivizuar, jo pa nxitjen e saj, armiqtė e Maqedonisė, me shpresėn se pasardhėsi i tij, Filipi V, pėr moshėn e re nuk do tė ishte nė gjendje tė mbante frenat e vendit.
Ndėrsa Demetri po e forconte aleancėn me pasardhėsin e Dozonit, njė e ēarė u vėrtetua edhe nė marrėdhėniet e tij me Skerdilaidin. Ajo u shfaq pas dėshtimit tė sulmit kundėr Pylosit, por shkaqet duhen kėrkuar mė thellė. Skerdilaidi nuk e ndoqi Demetrin nė ekspeditėn e tij nė Iliri. Rrugės u ndal nė Naupakt. Kėtu, me ndėrmjetėsinė e mbretit tė athamanėve, qė e kishte tė tijin, ai mori njė vendim tė papritur: u lidh me etolėt dhe i ndihmoi nė veprimet e tyre kundėr aleatėve tė Maqedonisė. Shenja tė mospajtimit me politikėn e Demetrit ishin shfaqur nė Iliri edhe mė parė. Forca ilire tė kundėrta me tė kishin sulmuar Maqedoninė nė kohėn kur Demetri luftonte pėrkrah Dozonit nė Selasi dhe mbreti maqedon qe detyruar tė kthehej me tė shpejtė pėr tė shpėtuar vendin nga ky rrezik. Edhe mė vonė Demetri qe detyruar tė merrte masa tė rrepta ndaj kundėrshtarėve tė tij nė qytetet e Ilirisė e t’ua jepte pushtetin miqve tė besuar. Tani qė Skerdilaidi kishte marrė vendim, Filipi V u detyrua tė ndėrhynte vetė pėr ta neutralizuar dhe nė takimin qė pati me tė mundi ta bindė qė tė largohej nga etolėt me premtimin se “do ndihmonte pėr tė rregulluar punėt e Ilirisė”; megjithėse Skerdilaidi pranoi tė lidhte aleancė me Filipin, marrėdhėniet me Maqedoninė nuk gjetėn nė vitet qė pasuan terren tė pėrshtatshėm pėr t’u zhvilluar e forcuar.
Veprimet e etolėve e kishin detyruar Filipin, nga ana tjetėr, t’u shpallte kėtyre luftė, por si pėrgjigje pati njė kryengritje tė “kleomenistėve”, miq tė Etolisė nė Spartė. I tėrhequr nga ngjarjet nė Greqi, Filipi qe detyruar tė lėrė mėnjanė ēėshtjet e Ilirisė dhe Farosiani mbeti i vetmuar pėrballė Romės.
Gjendja e turbullt nė Iliri dhe nė Greqi i lejoi senatit tė ndėrhyjė me forca tė armatosura pėr tė rivendosur autoritetin e tronditur nė brigjet lindore tė Adriatikut. Kjo i duhej Romės edhe pėr njė arsye tjetėr tė rėndėsishme: nė perėndim kishin filluar tė bėheshin gjithnjė mė tė qarta shenjat e njė konflikti tė afėrt me Kartagjenėn.
Nė pranverėn e vitit 219 romakėt zbritėn pėr tė dytėn herė me ushtritė e tyre nė brigjet e Ilirisė. Kėtė radhė ata e drejtuan goditjen kundėr pikave mė tė rėndėsishme tė mbrojtjes sė Demetrit nė jug kundėr qytetit Dimale, kurse nė veri kundėr kryeqendrės sė tij, Farit. Megjithėse kėto dy qendra ishin shumė tė fortifikuara dhe me gjithė masat mbrojtėse qė kishte marrė Demetri, Dimale nuk i qėndroi sulmit romak veēse njė javė. Fari ra gjithashtu shumė shpejt si rezultat i njė dredhie taktike tė romakėve; konsulli e shkatėrroi krejt qytetin. Demetri mundi tė shpėtojė duke u larguar fshehurazi me njė anije tė vogėl dhe arriti te Filipi, ku qėndroi deri nė fund tė jetės sė tij si kėshilltar i keq i mbretit tė Maqedonisė.
Polibi tregon se pas kėsaj konsulli “pushtoi dhe pjesėn tjetėr tė Ilirisė dhe i rregulloi punėt si deshi vetė”. Ky pohim nuk duhet tė jetė i saktė, sepse po ky autor e pėrmend Skerdilaidin ende tė pavarur nė veprimet e tij dhe si aleat tė Filipit nė vitin 218. Me sa mund tė gjykohet prej Apianit, vetėm Pineu iu nėnshtrua romakėve dhe nėnshkroi me ta marrėveshje e traktate tė dyta, kurse Skerdilaidin ata nuk e prekėn dhe me sa duket e kursyen, megjithėse edhe ai kishte shkelur traktatin e vitit 228. Kjo mund tė mendohet edhe pėr atintanėt kryengritės apo pėr ndonjė nga popullsitė dhe qytetet e tjera. Konsujt duhet tė kėnaqeshin kėtė radhė me dėbimin e Demetrit dhe tė ktheheshin me tė shpejtė nė atdhe, sepse Hanibali e kishte sfiduar keq Republikėn me veprimet e tij nė Spanjė. E konsideruan se me kėtė aksion kishin treguar nė mėnyrė tė mjaftueshme forcėn e Romės, pa e zgjeruar luftėn nė Iliri dhe pa hyrė nė konflikt tė hapur me Maqedoninė; morėn me vete skllevėr dhe plaēkė tė shumtė dhe u kthyen nė Romė ku festuan fitoren mbi Farin me njė triumf tė bujshėm, megjithėse lufta qė kishin bėrė nuk e meritonte kėtė.

Lufta pėr ribashkimin e shtetit ilir
Lufta e dytė e la shtetin ilir tė pėrēarė dhe nė njė kaos tė brendshėm politik. Ndėrsa Pineu u mbeti “besnik” romakėve, Skerdilaidi vepron ende mė 218 si aleat i Maqedonisė, duke pėrkrahur Filipin nė ndėrmarrjet e tij detare tė atij viti. Por i penguar nga komplotet dhe trazirat qė i kishin shkaktuar dinastėt e qyteteve tė Ilirisė, nuk mundi tė dėrgonte mė shumė se 15 anije, baras me gjysmėn e atyre qė kishte premtuar. Nga ana tjetėr, kontingjente ilire, nėn komandėn e Demetrit vepronin krahas forcave maqedone nė Greqi dhe luanin njė rol tė parėndėsishėm nė operacionet e mbretit maqedon kundėr etolėve dhe aleatėve tė tyre.
Gjendja nė Iliri ishte shumė e rėndė edhe pėr shkak tė luftės sė brendshme, e cila po ziente nė qytete prej disa vitesh. Polibi e paraqet kėtė si njė luftė qė zhvillohej nė sferat e larta sunduese, midis dinastėve tė qyteteve dhe sundimtarėve tė lartė tė shtetit ilir. Megjithatė nuk ka dyshim se ajo ishte shumė mė e ndėrlikuar. Nė situatėn e rėndė qė jetonte Iliria, ajo shprehte si kontradiktat nė gjirin e shtresės sunduese, ashtu edhe ato midis saj dhe shtresave tė tjera tė ulėta qytetare. Orientimet promaqedone dhe proromake, si edhe rrymat decentralizuese dhe centralizuese ishin shprehja e jashtme e saj.
Ndėrkaq, ndėrsa nė Greqi vazhdonte me furi lufta midis Maqedonisė dhe Lidhjes Etole, nė tė cilėn qenė tėrhequr edhe ilirėt pėrkrah aleatėve tė njėrės apo tjetrės palė, nė perėndim shpėrtheu lufta vendimtare midis Romės dhe Kartagjenės, e njohur si Lufta e Dytė Punike. Kontradiktat midis fuqive tė mėdha mesdhetare dhe rezultatet e kėsaj lufte patėn njė ndikim tė thellė nė orientimet politike tė fuqive ndėrluftuese nė Greqi dhe rėnduan edhe mė shumė gjendjen e Ilirisė. Kėshtu me gjithė dėshtimet qė kishte pėsuar nė vitin 217, Roma nuk ngurroi tė dėrgonte pėrfaqėsues nė Iliri pėr tė bėrė presion politik me qėllim qė tė ruante pozitat e saj nė brigjet e Adriatikut dhe tė mėnjanonte njė qėndrim eventualisht tė kundėrt nga ana e Pineut. Ajo nuk la mėnjanė edhe Maqedoninė, tė cilėn e konsideronte si armike potenciale tė saj. Tė dėrguarit e senatit i vunė nė dukje Pineut se ishte vonuar nė shlyerjen e tributit dhe se po tė donte ta shtynte duhej tė jepte pengje, kurse Filipit i kėrkuan dorėzimin e Demetrit pa pėrfilluar kėshtu pozitėn e tij tė pavarur.
Por rezultatet e luftės me Hanibalin ishin tė tilla qė nuk mund tė mos errėsonin kėto hapa tė senatit. Nė Maqedoni ato u pritėn me entuziazėm dhe ngjallėn njė shpresė pėr largimin e rrezikut romak, i cili qėndronte pezull mbi kėtė vend qysh nga lufta e parė iliro-romake. Lajmi i fitores sė Hanibalit, pranė liqenit tė Trazimenit e bėri mė tė vendosur Filipin. I nxitur edhe nga Demetri, ai mori aty pėr aty vendimin tė ēlirohej nga lufta nė Greqi pėr t’u drejtuar kundėr Romės.
Kur Filipi nuk kishte pėrfunduar ende paqen me etolėt nė Naupakt (verė e vitit 217), ishte hedhur nė luftė kundėr tij Skerdilaidi. Polibi tregon se njė flotė e tij kishte dalė papritmas nė Leukas, sulmoi dhe rrėmbeu disa anije tė Filipit dhe pastaj vazhdoi lundrimin drejt Maleas, duke zėnė e plaēkitur rrugės tregtarėt. Nė tė njėjtėn kohė, Skerdilaidi kishte sulmuar Filipin nga toka, kishte pushtuar Piseun, njė qytet i vogėl nė Pelagoni, dhe, pasi kishte bėrė pėr vete qytetet e Dasaretisė, midis tė cilave edhe qytetin e rėndėsishėm Antipatrean, kishte kryer sulme edhe kundėr njė pjese tė Maqedonisė nė kufi me kėto qytete.
Shkakun pse sundimtari ilir, ish-aleat i Maqedonisė, u gjend papritur nė luftė me Filipin dhe u prish me tė, Polibi e shpjegon nė mėnyrė tė thjeshtėzuar. Ai thotė se Skerdilaidi ishte zemėruar me mbretin maqedon, sepse “nuk i kishte dhėnė tė hollat qė i detyrohej sipas marrėveshjes”. Njė shpjegim i tillė nuk mund tė jetė bindės edhe nė qoftė se ky fakt ėshtė i vėrtetė; shkaqe mė tė thella duhej tė kenė tronditur marrėdhėniet e tij me Maqedoninė.
Ajo qė preokuptonte Skerdilaidin vitet e fundit ishte kapėrcimi i vėshtirėsive tė brendshme qė vinin nga trazirat e dinastėve tė qyteteve. Nė verėn e vitit 217 ai i kishte eleminuar ato me sukses dhe mbase pėrmes tyre kishte arritur t’i jepte fund pėrēarjes politike qė ekzistonte midis tij, Demetrit dhe Pineut. Nuk ka dyshim se pas kėsaj ai u bė sundimtar i vetėm i shtetit ilir dhe ėshtė fakt qė pėr Pineun nuk bėhet fjalė mė nė burimet. Roma duhet tė mos i jetė kundėrvėnė Skerdilaidit, nė veprėn e tij tė ribashkimit, kurse pėr Maqedoninė kjo nuk mund tė thuhet. Pėrveē premtimeve, Filipi, qė pėrkrahte Demetrin, nuk i kishte dhėnė atij asnjė ndihmė konkrete. Shtrirja e pushtetit tė Skerdilaidit mbi qytetet e Dasaretisė, qė u bashkuan me tė vullnetarisht, nuk duhet tė jetė mirėpritur nė oborrin mbretėror nė Pela dhe ka shumė tė ngjarė qė kėtu tė ketė zanafillėn e vet edhe konflikti i armatosur midis sundimtarit ilir dhe Filipit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://foreverlove.1fr1.net
Admin
Admin


Numri i postimeve : 33
Reputation : 0
Registration date : 09/08/2007

MesazhTitulli: Lufta Maqedono-romake Dhe Ngjarjet NĖ Iliri   Sat Oct 27, 2007 5:39 pm

Lufta Maqedono-romake Dhe Ngjarjet NĖ Iliri

Agresioni i Filipit V kundėr Ilirisė

Koha tė cilėn Skerdilaidi e kishte zgjedhur pėr t’i rikthyer shtetit ilir Dasaretinė nuk ishte aspak e pėrshtatshme. Filipi sapo ishte ēliruar nga lufta nė Greqi dhe nuk kishte asnjė vėshtirėsi pėr t’u drejtuar kundėr tij. Aq mė tepėr qė kjo ndėrmarrje pėrputhej edhe me planin e tij tė madh pėr tė dalė nė brigjet e Adriatikut prej nga ėndėrronte tė hidhej nė Itali. Me njė fushatė tė shpejtė ai pushtoi qytetet rreth liqenit Lyhnid dhe ato tė Dasaretisė, deri nė Antipatrea.
I vendosur nė ndėrmarrjen e tij, Filipi e zgjeroi vitin tjetėr ndėrhyrjen nė Iliri, duke iu drejtuar asaj kėtė radhė nga deti. Pasi ndėrtoi nė skelat e Maqedonisė 100 anije, nė verė tė vitit 216 doli nė ishujt e Jonit. Kur u sigurua se flota romake ishte larg, lundroi pėr nė brigjet e Ilirisė. Nė planin e tij ishte pushtimi i Apolonisė, tė cilėn e mendonte si bazėn mė tė pėrshtatshme pėr aksionin e tij tė ardhshėm. Por, kur iu afrua grykės sė Aosit, mori papritur, lajmin se anijet romake ishin drejtuar pėr nė Apoloni. Pa sqaruar ende fuqinė e kundėrshtarit, flota maqedone u tėrhoq nė panik. Skerdilaidi qė e kishte ndjerė rrezikun e njė sulmi nga deti ua kishte bėrė tė ditur kėtė gjė romakėve dhe kishte kėrkuar ndihmėn e tyre. Nė pėrgjigje tė kėsaj kėrkese romakėt shkėputėn nga flota e tyre e Sicilisė 10 anije pesėrremėshe dhe i dėrguan nė Apoloni. Ishte kjo skuadėr e vogėl qė shkaktoi panik te maqedonėt dhe dėshtimin e tyre.
Pasojat e kėsaj ngjarjeje qenė edhe mė serioze. I kėrcėnuar nga Maqedonia, sundimtari ilir qe detyruar tė kthehej me fytyrė nga Roma, pasi kishte luftuar kaq vjet pėr tė shpėtuar prej saj. Me agresionin kundėr Ilirisė, Filipi kishte bėrė njė hap fatal pėr vetė fatin e Maqedonisė dhe tė Ballkanit nė tėrėsi: kishte bėrė qė interesat e sundimtarit ilir tė pėrputheshin detyrimisht me ato tė Republikės. Qė nga kjo kohė Skerdilaidi do tė vepronte si aleat i Romės, duke i dhėnė politikės sė shtetit tė tij njė kurs tė ri qė do tė ndiqej pėr rreth katėr dekada me radhė.
Drejtimi qė kishin marrė punėt qysh prej vitit 217 u pėrcaktua edhe mė qartė pas fitores sė Hanibalit nė Kanė. Nė vitin 215 Filipi dhe Hanibali pėrfunduan njė traktat aleance sipas tė cilit zotoheshin tė ndihmonin njėri-tjetrin nė luftėn kundėr Romės. Nė traktat nuk pėrfilleshin aspak interesat e shtetit ilir. Klauzola sipas sė cilės romakėt nuk duhet tė mbeteshin “zotėr tė Korkyrės, as tė Apolonisė e Epidamnit, as tė Farit, as tė parthinėve dhe Dimales, as tė Amantisė”, i njihte praktikisht Maqedonisė tė drejtėn e sundimit nė Iliri. Po tė pranojmė se pėrfundimi i njė aleance midis Kartagjenės dhe Maqedonisė ishte objekt bisedimesh qysh prej kohės sė Dozonit dhe se qe vonuar pėr shkak tė pavendosmėrisė sė Filipit, atėherė nė dritėn e klauzolės sė sipėrme ka arsye tė mendohet se lakmitė e Maqedonisė kanė qenė prej kohėsh njė shqetėsim pėr Ilirinė dhe mbase kanė pasur edhe ato ndikimin e tyre nė marrėdhėniet midis Skerdilaidit e Filipit.
Duke pėrcaktuar sferat e interesave marrėveshja pėrcaktonte edhe zonat e veprimeve ushtarake. Nė frymėn e marrėveshjes tė dyja palėt ndėrmorėn nė vitin 214 veprime tė pėrbashkėta nė Itali dhe Iliri. Ndėrsa Hanibali sulmoi Tarentin, Filipi u drejtua sėrishmi kundėr qyteteve bregdetare tė Ilirisė. Me njė flotė prej 120 lembesh u fut nė Aos dhe provoi tė merrte Apoloninė, por shpejt u bind se kjo nuk ishte njė punė e lehtė. Atėherė papritmas u drejtua kundėr Orikut, tė cilin e pushtoi me sulmin e parė, sepse nuk ishte aq i mbrojtur. Ndėrkaq mbante tė ngujuar Apoloninė dhe shpresonte ta merrte me qetėsi, duke menduar se romakėt nuk do tė ishin nė gjendje ta shqetėsonin nė operacionet e tij. Por ndodhi e kundėrta. Reagimi i romakėve qe i menjėhershėm: njė flotė prej 50 anijesh pesėrremėshe u nis nga Brindisi dhe pushtoi Orikun qė Filipi e kishte lėnė nė duart e njė garnizoni tė vogėl. Pastaj pa u vonuar forcat romake u gjendėn nė Apoloni, ku hynė natėn pa u diktuar. Kėndej sė bashku me forcat e qytetit, sulmuan nė befasi kampin e Filipit, tė cilin e gjetėn krejt tė pambrojtur. Afėr 3 000 maqedonė mbetėn nė fushėn e betejės ose u zunė robėr. Mbreti provoi tė ikte nga deti, por si e gjeti grykėn e lumit tė mbyllur nga flota romake, dogji anijet e veta dhe u tėrhoq nga toka pėr nė Maqedoni me mbeturinat e ushtrisė.
Dėshtimi para mureve tė Apolonisė i tregoi Filipit se plani pėr daljen nė brigjet e Adriatikut dhe kalimi nė Itali nuk ishte njė punė e lehtė. Nė tė dy vitet qė pasuan ai e ndryshoi drejtimin e sulmit tė tij: nėnshtroi atintanėt, parthinėt bashkė me qytetin e tyre Dimalin dhe u fut nė tokat e ardianėve, duke u shtyrė nė veri deri nė Lis. Mendimi se atij iu nėnshtrua edhe Skodra, madje se u shtri deri pėrtej lumit Narona, nuk qėndrojnė dhe kanė gjetur pak pėrkrahje. Veprimet e dy viteve tė fundit dėshmojnė pėr njė strategji tė re politike-ushtarake tė Filipit, qė synonte tė zgjeronte pushtimet nė Iliri. Marrja e Lisit, megjithėse i siguroi njė dalje nė det, nuk mund tė lidhet me planin e vjetėr tė kalimit nė Itali. Qyteti ishte shumė larg brigjeve tė pėrtejme tė Adriatikut dhe sa kohė qė Dyrrahu dhe Apolonia ishin nė duart e romakėve, ēdo kalim pėrmes detit ishte i paracaktuar tė dėshtonte. Duket mė e besueshme qė Filipi tė jetė interesuar nė kėto ēaste nė radhė tė parė pėr vendosjen e njė sundimi tė shėndoshė nė Iliri me perspektivėn e dėbimit tė plotė tė romakėve prej kėndej, kurse plani i kalimit nė Itali tė ketė ardhur duke u zbehur. Pushtimet e tij ishin padyshim njė rezultat me rėndėsi: ato ngushtuan shumė zotėrimet romake nė Iliri dhe duke hyrė si pykė midis tyre dhe shtetit ilir, e ndanė kėtė tė fundit prej romakėve.

Koalicioni antimaqedon

Nė qoftė se mė 213 dhe 212 Filipi i kishte duart e lira nė Iliri, mė vonė punėt ndryshuan. Me marrjen e Syrakuzės dhe tė Kapuas (212-211), romakėt filluan tė shijojnė frytet e para tė epėrsisė sė armėve tė tyre mbi Hanibalin. Pas kėsaj ata riaktivizuan politikėn e tyre nė lindje: mė 211 pėrfunduan njė aleancė me etolėt, nė tė cilėn tėrhoqėn mė vonė edhe disa shtete tė tjera greke, Atalin e Pergamit si dhe shtetin ilir, tė pėrfaqėsuar nga Skerdilaidi dhe i biri i tij Pleurati. Duke shfrytėzuar me kujdes armiqėsitė e popujve tė ndryshėm ndaj politikės pushtuese tė Filipit, romakėt arritėn kėshtu tė krijojnė nė Ballkan njė koalicion tė fuqishėm antimaqedon, qė ua lehtėsoi shumė peshėn e luftės pėrtej Adriatikut.
Filipi u njoftua pėr aleancėn nė Pela ku ishte duke dimėruar. Duke ditur se gjendja e krijuar nė Greqi do ta tėrhiqte plotėsisht andej, ai vendosi tė siguronte mė parė shpinėn e mbretėrisė nga rreziku ilir; ndėrmori papritur njė ekspeditė kundėr tokave tė Orikut dhe Apolonisė dhe shkretoi viset fqinje tė Ilirisė me Maqedoninė, me qėllim qė tė linte pas frikė dhe terror. Nė pranverė iu kthye Greqisė, por aleatėt ia kishin marrė iniciativėn dhe duke e goditur nė shumė anė e detyruan tė vihet nė pozita mbrojtėse.
Nė 209 Filipi i mbante ende tokat e pushtuara nė Iliri, sepse nė bisedimet pėr paqe, qė u zhvilluan midis tij dhe etolėve nė Falaia dhe pastaj nė Aigon, mbretit iu kėrkua t’u kthejė romakėve Atintaninė dhe Skerdilaidit ardiejtė, pra pushtimet e tij mė veriore. Bisedimet dėshtuan dhe problemi nė kėtė rrugė nuk gjeti zgjidhje. Por, po kėtė vit, Skerdilaidin e gjejmė nė Etoli duke luftuar kundėr maqedonėve dhe njė vit mė vonė, mė 208, midis panikut qė kishte kapur aleatėt e Maqedonisė nė Greqi, Filipit i erdhi lajmi shqetėsues nga mbretėria: “Skerdilaidi dhe Pleurati ishin vėnė nė marshim”. Hollėsitė rreth kėtij sulmi ilir dhe rezultatet e tij nuk dihen, por fakti qė ky marshim kishte ngjallur shqetėsime nė Maqedoni tregon se sundimtarėt ilirė kishin zbritur thellė nė jug dhe si pasojė i kishin dėbuar forcat maqedone tė paktėn nga pushtimet e tyre veriore, Lisi dhe tokat e ardiejve.
Ndryshe nga kėto pėrfundime, vitet 207 dhe 206 shėnojnė njė rėnie tė luftės kundėr mbretit maqedon. Romakėt qė deri atėherė kishin luftuar kundėr Filipit me forca tė pakta, u tėrhoqėn nga fusha e betejės, duke menduar se ia kishin arritur qėllimit tė tyre pėr tė larguar Filipin nga ndėrhyrja nė perėndim. Shembullin e tyre e ndoqi dhe Atali, i thirrur nė atdhe pėr nevoja tė mbretėrisė. Pesha e luftės mbeti kėshtu mbi aleatėt ballkanikė. Duke shfrytėzuar kėtė gjendje, Filipi pėrqendroi goditjen mbi etolėt dhe mė 206 i detyroi ata tė bėjnė paqe tė veēantė.
Nė kėto rrethana romakėt u detyruan tė dėrgojnė me tė shpejtė forca nė Iliri. Nė pranverė tė vitit 205 zbritėn nė Dyrrah me 10 000 kėmbėsorė dhe 1 000 kalorės me 35 anije. Sapo mėsuan ardhjen e romakėve, parthinėt dhe popuj tė tjerė fqinjė u ngritėn kundėr maqedonėve. Duke pushtuar pa vėshtirėsi tokat e tyre, romakėt arritėn nė Dimale, tė cilin e rrethuan. Ndėrkohė ata dėrguan njė pjesė tė forcave tė tyre me 15 anije nė Etoli me shpresė se mund tė prishnin paqen.
Kėtu nė Apoloni tė dyja palėt, nėn ndikimin e disa rrethanave, shprehėn dėshirėn pėr tė mos e vazhduar mė tej luftėn. Gjendja nė Itali kishte ndryshuar; Hanibali kishte pėsuar humbje tė rėnda nė Itali dhe aleanca me tė kishte humbur ēdo kuptim pėr Filipin. Edhe romakėt e ndienin veten tė lodhur nga lufta e gjatė me Kartagjenėn. Tė dyja palėt ishin tė prirura pėr njė paqe ose tė paktėn pėr njė armėpushim tė gjatė. Epirotėt u vunė nė rolin e ndėrmjetėsit dhe Foinike, kryeqyteti i tyre, u bė qendėr e bisedimeve. Paqja u vendos dhe sipas kushteve tė marrėveshjes, romakėve u njihej e drejta mbi parthinėt e Dimalen dhe dy qytete tė vogla pranė tij, kurse Filipi mbante Atintaninė dhe, kuptohet, Dasaretinė. Midis aleatėve tė Romės ėshtė pėrfshirė edhe sundimtari i shtetit ilir, Pleurati, i cili tani pėrmendet pa tė atin, Skerdilaidin. Nė marrėveshje nuk thuhet shprehimisht cilat qenė tė drejtat qė i njiheshin atij. Paqja, pa dyshim, i jepte fund gjendjes sė luftės midis mbretit ilir dhe Maqedonisė ndėrsa ēėshtje territoriale, tė pazgjidhura midis tyre, me sa duket, nuk kishte. Fakti qė nė bisedimet e Foinikes nuk bėhet fjalė mė pėr Lisin dhe ardianėt tregon se ēėshtja kishte gjetur zgjidhje qė mė parė, mbase qė nė vitet 209 ose 208...(vazhdon)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://foreverlove.1fr1.net
Admin
Admin


Numri i postimeve : 33
Reputation : 0
Registration date : 09/08/2007

MesazhTitulli: Lufta Maqedono-romake Dhe Ngjarjet NĖ Iliri   Sat Oct 27, 2007 5:40 pm

...(vazhdim) Lufta e dytė maqedono-romake. Dėshtimi i Filipit V
Paqja e Foinikes, ashtu sikurse u pėrfundua, i la hapur kontradiktat midis Romės dhe Maqedonisė. Pozita qė ruajti Maqedonia nė Iliri nuk ishte aspak e favorshme pėr Republikėn, por ajo e bėnte kėtė hap vetėm e vetėm qė tė ēlirohej dhe tė pėrqendronte forcat pėr betejat e ardhme vendimtare me Hanibalin. Filipi nga ana e tij e kishte kuptuar se pėr tė nuk kishte rrugė tjetėr, veēse tė forconte pozitat nė Ballkan dhe nė Lindje, ku ai parashikonte ndeshjen e ardhme me Romėn.
Kėtė drejtim morėn, nė fakt, edhe ngjarjet nė vitet qė pasuan. Ndėrsa Roma ishte duke pėrfunduar luftėn me Hanibalin, Filipi ndėrmori njė varg veprimesh diplomatike dhe ushtarake nė Lindje: pėrfundoi njė aleancė me Atalin III tė Sirisė, zgjeroi pushtimet nė Egje, duke u shtrirė deri nė Helespont, shtoi presionin mbi Greqinė dhe u mori disa toka etolėve, goditi nė veri dardanėt dhe nė kundėrshtim me traktatin e Foinikes bėri pushtime tė vogla nė Iliri qė i lejuan t’u shkėpuste romakėve parthinėt.
Ndėrkaq nė vitin 201 romakėt e thyen pėrfundimisht Hanibalin dhe e detyruan Kartagjenėn tė pėrfundonte paqen. Fitimtarėt, qė edhe mė parė nuk e kishin duruar Filipin, nuk mund tė lejonin tani qė t’u cenoheshin interesat e tyre nė Iliri dhe nė pėrgjithėsi nuk mund ta shihnin me sy tė mirė forcimin e pozitave tė tij nė Lindje.
Goditjen vendosėn t’ia japin nga Iliria. Nė vjeshtė tė vitit 200 dy legjione zbritėn nė Apoloni dhe ngritėn lėmin nė afėrsi tė lumit Aps. Kėtej filloi sulmi kundėr pozitave tė Filipit nė Dasareti. U dėrgua menjėherė njė ekspeditė kundėr Antipatreas, sepse ky qytet i rėndėsishėm ishte pika mė e pėrparuar e Filipit nė Iliri dhe zinte njė pozitė kyēe nė rrugėn qė kalonte pėrmes luginės sė Devollit pėr nė Maqedoni. Me njė sulm tė shpejtė forcat romake zunė tri kėshtjella nė rrethet e qytetit (Karagun, Geruntin dhe Orgesin) dhe sakaq u gjendėn para mureve tė tij. Komandanti romak u mundua tė hyjė nė Antipatrea me anėn e marrėveshjes, por paria, duke pasur besim te madhėsia e qytetit, te muret dhe pozita e tij e mbrojtur kundėrshtoi tė dorėzohet. Atėherė romakėve iu desh ta merrnin me sulm, gjė qė u kushtoi shumė shtrenjtė. Pėr kėtė arėsye komandanti romak u soll nė mėnyrė barbare. Ai urdhėroi masakrimin e popullsisė prej 16 vjeē e lart dhe pasi plaēkiti qytetin, e dogji dhe i shkatėrroi muret mbrojtėse tė tij. Pas kėsaj romakėt pushtuan edhe dy qytete mė tė vogla nė thellėsi: Kodrionin dhe Knidin dhe pasi lanė njė garnizon nė Kodrion u kthyen nė lėmin e tyre nė Aps. Kjo ekspeditė e pėrmirėsoi shumė pozitėn e romakėve; ata kishin asgjėsuar njė bastion tė Filipit siē ishte Antipatrea, kurse me vendosjen e garnizonit nė Kodrion kishin shtyrė nė thellėsi pikėn e kontaktit me armikun dhe kishin hapur rrugėn pėr operacionet e ardhshme.
Gjatė dimrit konsulli romak u kujdes tė siguronte aleatė. Thirri nė lėmin e tij nė Aps mbretėrit e vendeve fqinje me Maqeoninė, midis tė cilėve Pleuratin e Ilirisė, Baton e Dardanisė dhe Aleksandrin e Athamanisė dhe u mori atyre premtimet pėr ndihmė nė luftėn kundėr Filipit. Por pėrpjekjet pėr tė tėrhequr etolėt pėrsėri nė luftė dėshtuan, kurse Epiri i mbeti besnik Filipit.
Mbreti i Maqedonisė po pėrgatitej nė mėnyrė tė ethshme pėr fushatėn e stinės sė ardhshme tė vitit 199. I siguruar nga qėndrimi i Epirit dhe i Lidhjes etole nė jug ai i pėrqendroi forcat nė veri. Me qėllim qė tė mėnjanonte rrezikun e njė depėrtimi dardan nė Maqedoni, dėrgoi forca pėr tė mbyllur grykėn e Pelagonisė. Me forcat kryesore u vendos diku nė afėrsi tė malit Lynkus duke pritur njė sulm tė konsullit dhe tė Pleuratit, qė mendonte se do t’i vinte pėrmes luginės sė Genusit nė drejtim tė Lyhnidit. Por u gabua. Konsulli nuk e ndryshoi drejtimin e tij. Duke rimarrė operacionin u shty mė tej nė Dasareti dhe nėpėr luginėn e Apsosit (Devollit) doli nė fushėn e Korēės. Kėtu u furnizua me drithė nga hambarėt e pasur tė Dasaretisė dhe prej kėndej mbėrriti nė Oresti dhe Elimioti.
Kur mėsoi pėr drejtimin qė kishte marrė konsulli, Filipi shpėrnguli forcat nga Pelagonia dhe Lynku nė drejtim tė jugut. Por me kėtė i hapi rrugėn Pleuratit i cili, me sa duket, pasi ēliroi parthinėt, ndoqi luginėn e Genusit dhe arriti nė Lyhnid. Edhe dardanėt vėrshuan nga veriu nė Maqedoni. Nė kėtė kohė romakėt u kthyen pėrsėri nė Dasareti dhe pushtuan qytetin Peilon. Meqenėse qyteti kishte njė pozitė tė pėrshtatshme pėr tė sulmuar Maqedoninė, konsulli la kėtu njė garnizon dhe si mori me vete plaēkėn dhe skllevėrit, e solli ushtrinė pėrsėri nė krahinėn e qetė tė Apolonisė, aty prej nga ishte nisur.
Filipit, pėrkundrazi, iu desh tė bėjė pėrpjekje tė mėdha pėr tė pėrballuar pas kėsaj, nė veri ilirėt e Pleuratit dhe dardanėt qė kishin hyrė nė Maqedoni, kurse nė jug athamanėt dhe etolėt, tė cilėt pas sukseseve tė romakėve kishin vendosur tė hynin pėrsėri nė luftė kundėr mbretit tė Maqedonisė. Kėshtu nė dy fushata gjatė viteve 200 dhe 199 Filipi u dėbua nga tokat e parthinėve dhe Dasaretia, ndėrsa kundėr tij u ngritėn pėrsėri etolėt dhe popullsi tė tjera tė vogla fqinjė.
Nė vitin e tretė tė luftės (198) veprimet ushtarake u shpėrngulėn nė jug, nė luginėn e lumit Aos. Operacionet e dy viteve tė para u kishin treguar romakėve se rruga pėr nė Maqedoni, pėrmes Dasaretisė ishte e lidhur me vėshtirėsi serioze pėrsa i pėrket furnizimit dhe rezervat e kėsaj krahine nuk i pėrballonin dot nevojat e ushtrisė romake. Duhej kėrkuar njė rrugė tjetėr mė e sigurt. E tillė paraqitej lugina e Aosit qė tė ēonte nė Maqedoni pėrmes Thesalisė. Kjo krahinė ishte njė hambar i sigurt pėr njė ushtri qė do tė shkėputej kaq shumė nga bazat e saj. Pėrveē kėsaj, me hyrjen e etolėve nė luftė gjendja nė jug ishte bėrė mė e favorshme pėr romakėt, prandaj depėrtimi nė zemėr tė Greqisė pėrmes luginės sė Aosit u siguronte romakėve bashkimin me aleatėt e tyre.
Filipi qė e kishte ndjerė kėtė rrezik dėrgoi nė pranverė tė vitit 198 njė pjesė tė forcave qė tė zinin grykėn e Antigonesė, duke menduar se romakėt mund tė merrnin rrugėn pėrmes luginės sė Drinos dhe fushės sė Malėsisė pėr tė dalė nė Thesali. Mbas disa ditėsh arriti edhe vetė me forcat kryesore dhe, si e pa gjendjen, vendosi t’ia kushtojė vėmendjen kryesore mbrojtjes sė ngushticės sė Aosit, e cila megjithėse nėpėr njė rrugė mė tė vėshtirė, por mė tė shkurtėr, tė ēonte gjithashtu nė Thesali. Pa lėshuar grykėn e Antigonesė ai vendosi forcat nė tė dyja anėt e lumit Aos. Mbrojtjen e krahut tė majtė, nga ana e malit Asnau (mali i Golikut), dhe grykėn e Antigonesė ia besoi komandantit tė tij, Atenagorės, kurse krahun e djathtė, d.m.th. atė nga ana e malit Merop (mali i Shėndėlliut) dhe rrugėn qė kalonte nga kjo anė buzė lumit, e mbajti vetė.
Romakėt qė kishin ngritur lėmin e tyre pėrballė tė dyja grykave qėndruan pėr njė kohė tė gjatė tė pavendosur pėr tė sulmuar, sepse pozitat e mbretit maqedon ishin shumė tė forta. Gjatė kėsaj kohe nuk munguan edhe pėrpjekjet pėr tė arritur nė njė marrėveshje, por Filipi shpresonte nė rezultate mė tė mira dhe nuk i pranoi kushtet e konsullit.
Ndėrkaq romakėt mundėn tė siguronin njė dalje nė shpinė tė Filipit me ndihmėn e njėrit prej parisė epirotase. I zėnė nė befasi nga mbrapa dhe i goditur me forcė nė ballė, Filipi u detyrua tė lėrė pozicionet e tij tė fuqishme dhe tė tėrhiqej me humbje tė mėdha. Duke ndjekur armikun, romakėt u bėnė shumė shpejt zotėr tė njė pjese tė mirė tė Greqisė Qendrore.
Pas kėsaj Lidhja Epirote, deri tani aleate e Filipit, por qė nuk kishte hyrė nė konflikt tė armatosur, u afrua me romakėt. Sė shpejti edhe Lidhja Epirote-Ahease u shkėput nga aleanca me Maqedoninė.
Nė vitin 197 ushtria romake dhe ajo e aleatėve ishin pėrqendruar nė Thesali. Nė betejėn qė u zhvillua nė afėrsi tė Kinoskefales, Filipi mori goditjen vendimtare dhe u detyrua tė kėrkonte paqe. Kushtet e paqes qenė shumė tė rėnda. Filipi detyrohej tė hiqte dorė nga gjithė Greqia dhe nga zotėrimet e tij aziatike, t’u kthente romakėve tokat e pushtuara nė Iliri qė ishin njohur nga paqja e Foinikes dhe tė prishte flotėn, duke e zbritur atė nė pesė anije. Pėr tė kėnaqur kėrkesat e aleatėve tė tyre, romakėt bėnė shumė ndryshime territoriale dhe u njohėn autonominė disa krahinave tė vogla, tė cilat ishin ngritur kundėr Filipit, gjė qė e thelloi edhe mė tepėr pėrēarjen politike nė Greqi. Me pushtimin e Dasaretisė dhe tė Atintanisė, romakėt i zgjeruan zotėrimet e tyre nė Iliri dhe e shtynė kontaktin me Maqedoninė nė thellėsi. Pleuratit i njohėn tė drejtėn mbi parthinėt dhe Lyhnidin dhe me kėtė i zgjeruan kufijtė e shtetit ilir nga jugu deri nė Genus, kurse nė lindje pėrfshinė penestėt deri te liqenet Lynkeste, duke vėnė kėshtu edhe shtetin ilir nė kontakt direkt me Maqedoninė nė kufijtė e vjetėr lindorė.
Por duke e detyruar Filipin tė kthehej nė kufijtė e vjetėr e tė ngushtė tė Maqedonisė dhe duke u asgjėsuar si fuqi detare, romakėt nuk kishin ndėrmend tė asgjėsonin tani pėr tani shtetin maqedon dhe as tė shfarosnin vetė Filipin. Duke iu pėrgjigjur shqetėsimeve tė aleatėve grekė lidhur me kėtė ēėshtje, konsulli u tha se “ishte e qartė se liria e Greqisė kėrcėnohej nga forca e mbretėrve maqedonė, por po tė shkatėrrohej kjo mbretėri ... trakėt, ilirėt, grekėt ... do tė dyndeshin nė Greqi”.

Pasojat e luftėrave romako-maqedone pėr Ilirinė

Luftėrat qė u zhvilluan nė truallin ilir gjatė ēerekut tė fundit tė shek. III p.e.sonė patėn pasoja tė rėnda pėr Ilirinė.
Mbretėria e cunguar dhe e dobėsuar ilire, pasi kishte dėshtuar nė pėrpjekjet e saj pėr tė dalė nga gjendja e krijuar prej dy luftėrave tė mėparshme, u gjend kėtė radhė nė njė aleancė tė detyruar me Romėn. Si e tillė asaj i takoi tė mbante njė pjesė tė peshės sė luftės nė dobi tė Republikės. Krahinat nė jug, qė ishin shkėputur nga mbretėria prej kohėsh, u kthyen nė rezerva strategjike tė Romės; qytetet e parthinėve dhe tė atintanėve qenė detyruar tė kontribuojnė nė kėto luftėra pushtuese tė Romės me trupa ndihmėse dhe tė strehojnė e tė furnizojnė ushtritė pushtuese. Duke u kthyer nė fushė lufte, kėto krahina kaluan herė nė duar tė romakėve, herė tė maqedonėve dhe mė se njė herė u grabitėn dhe u shkretuan.
Gjatė luftės sė dytė maqedone u dėmtua nė mėnyrė tė veēantė Dasaretia. Qytetet e saj u plaēkitėn e u rrėnuan; Antipatrean e shkatėrruan nga themelet dhe popullsia e saj u masakrua; Pelioni u plaēkit dhe i morėn skllevėr banorėt e qytetit qė pėrbėnin forcėn prodhuese kryesore; fshatarėsia dasarete u detyrua tė braktiste vatrat e saj dhe tė merrte malet nė kohėn kur ushtritė pushtuese romake grabisnin hambaret e saj.
Luftėrat e vazhdueshme ndikuan rėndė edhe mbi gjendjen ekonomike tė Dyrrahut dhe tė Apolonisė. Si aleatė tė Romės kėto qytete qenė detyruar tė pėrballonin njė varg detyrimesh ushtarake dhe ekonomike. Dyrrahu, i cili mbeti pak i mėnjanuar nga teatri kryesor i veprimeve luftarake, duket se i pėrballoi mė me lehtėsi kėto detyrime. Ruajtja e standardeve dhe e simboleve tradicionale nė prerjet e tij monetare dėshmon pėr njė farė stabiliteti nė jetėn ekonomike e politike tė qytetit. Por Apolonia, e cila shėrbeu si kryeura e zbarkimit tė trupave romake nė Iliri dhe si pika mė e synuar e maqedonėve nė kundėrveprimet e tyre ndaj Romės, e ndjeu mė shumė peshėn e luftės. Barra e rėndė e detyrimeve qė rridhnin nga aleanca me Romėn dhe shkretimi i tokave nga sulmet e Filipit V e rėnduan shumė gjendjen ekonomike tė kėtij qyteti. Pėr ta pėrballuar kėtė gjendje apoloniatėt u detyruan tė intensifikojnė prerjen e monedhave prej bronzi dhe tė hidhnin nė treg variante tė reja monedhash qė ndryshojnė herė pas here simbolet e tyre. Me detyrime tė rėnda ngarkuan romakėt edhe qytetet e afėrta me Apoloninė: Bylisin, Orikun dhe Amantien. Ėshtė pėr t’u shėnuar se nė kėtė kohė monedhat e kėtyre qyteteve huazojnė simbolet e prerjeve apoloniate, gjė qė u imponohet me dashje ose pa dashje, nga nevoja pėr tė pėrballuar sė bashku peshėn e luftės.
Kėshtu, paqja e vitit 196 e gjeti Ilirinė tė raskapitur nga luftėrat e gjata dhe tė dobėsuar ekonomikisht e politikisht.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://foreverlove.1fr1.net
Admin
Admin


Numri i postimeve : 33
Reputation : 0
Registration date : 09/08/2007

MesazhTitulli: Lufta E TretĖ Iliro- Romake.   Sat Oct 27, 2007 5:44 pm

Lufta E TretĖ Iliro- Romake.

Gjendja politike nė Ballkan e nė Iliri pas vitit 196.
Ardhja nė fuqi e Gentit dhe gjallėrimi i forcave antiromake nė Iliri
Pasi fitoi luftėn e dytė me Maqedoninė, Roma u kujdes tė forconte pozitat e saj nė Greqi dhe tė zinte kėtu vendin e Maqedonisė. Pėr kėtė qėllim ajo shfrytėzoi me mjeshtėri kontradiktat qė ekzistonin midis shteteve greke; duke pėrkrahur Lidhjen e Ahesė asgjėsoi lėvizjen e Nabisit nė Spartė, mė pas u dha fund pretendimeve tė Lidhjes Etole pėr hegjemoni nė Greqi dhe njėherėsh me kėtė u preu rrugėn synimeve tė Antiohut tė Sirisė mbi kėtė vend.
Nė kėto ngjarje Mbretėria e dobėt Ilire, e varur dhe e lidhur me detyrime ndaj Romės, veproi si aleate e saj. Pleurati qe detyruar tė dėrgonte flotėn e tij kundėr brigjeve tė Greqisė dhe tė ndihmonte me kėtė pėr fitoren romake mbi etolėt nė vitin 189.
Edhe Filipi V mori anėn e romakėve. Ai i ndihmoi ata kundėr Nabisit dhe pastaj edhe nė luftėn kundėr etolėve dhe Antiohut. Duke u pėrzier nė kėtė luftė Filipi shpresonte tė pėrmirėsonte pozitat e tij dhe u mundua t’i kthejė Maqedonisė njė pjesė tė tokave tė humbura, por romakėt e detyruan tė tėrhiqej nė kufijtė e vitit 196, duke i dhėnė tė kuptonte se nuk kishin ndėrmend tė ndanin me tė pozitat e tyre nė Greqi.
Interesat e Maqedonisė u ndeshėn pėrsėri me politikėn agresive tė Romės. Filloi njė periudhė e re marrėdhėniesh tė acaruara, qė ēuan dalėngadalė nė konfliktin e fundit tė armatosur midis tyre. Pėrgatitjet pėr luftė gėlltitėn pėr shumė vite me radhė burimet mė tė rėndėsishme ekonomike dhe ngritėn nė kėmbė forca ushtarake qė nuk kishte njohur mė parė historia e luftėrave tė kėtyre dy vendeve. Me luftėn e ashpėr politike pėr tė bėrė aleatė dhe pėrkrahės ato e shtrinė konfliktin mbi njė zonė tė gjerė tė Ballkanit dhe tė Lindjes. Shtetet e kėsaj zone dhe shtresat e ndryshme shoqėrore u tėrhoqėn nė konflikt sipas interesave tė tyre politike dhe ekonomike.
Historia e shtetit ilir nė kėtė kohė ėshtė e lidhur ngushtė me pėrpjekjet qė bėhen nė Maqedoni dhe nė Ballkan pėr tė pėrballuar rrezikun e ri romak. Gjendja qė u krijua pas luftės kundėr etolėve dhe Antiohut dhe ngjarjet e lidhura me marrėdhėniet midis Maqedonisė e Romės gjetėn njė vlerėsim tė ri nė Iliri. Politika agresive e Romės qė synonte tani asgjėsimin e plotė tė shtetit maqedon nuk mund tė pritej mirė nga shtetet e vogla tė Ballkanit, duke pėrfshirė kėtu edhe shtetin e dobėsuar ilir. Gjendja e ekuilibruar qė ishte krijuar nga prania pėrballė njėra-tjetrės nė Gadishull e forcės maqedone dhe asaj romake, ishte i vetmi faktor qė kishte siguruar, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, mbijetesėn e kėtyre shteteve. Prishja e kėsaj gjendjeje nuk ishte nė interesin e tyre. Duke vlerėsuar drejt kėtė rrezik u gjallėruan dhe u aktivizuan forcat antiromake nė Iliri. Si pasojė, nė vitet e fundit tė sundimit tė Pleuratit vihet re njė kthesė nė marrėdhėniet e mbretit ilir me Romėn, qė u shpreh nė afrimin e tij me Maqedoninė. Tė dhėnat numizmatike dėshmojnė pėr vendosjen e lidhjeve tė ngushta ekonomike dhe politike midis shtetit ilir dhe Maqedonisė. Edhe prania e trupave ilire nė pėrbėrjen e garnizonit tė Kasandresė qė provohet nga Livi dhe qė sipas fjalėve tė tij “i pat dėrguar prej kohėsh Pleurati”, vėrteton kėtė mendim.
Senati reagoi me forcė tė madhe kundrejt qėndrimit tė ri ilir, veēanėrisht pas ardhjes nė fuqi tė Gentit, i cili pasoi Pleuratin nė vitin 181. Politika romake u drejtua kundėr mbretit tė ri me tėrė ashpėrsinė e saj. Ai u akuzua si nxitės pėr rifillimin e piraterisė nga ana e ilirėve dhe pėr trajtimin e keq qė po u bėhej gjoja aleatėve tė Romės dhe qytetarėve romakė nė Korkyra Nigra. Me kėtė pretekst senati caktoi nė vitin 178 njė flotė tė posaēme prej 10 anijesh, e cila do tė vepronte nė Adriatik pėr tė ruajtur nga flota ilire ujėrat midis Ankonės dhe Tarantos.
Brenda vendit mbreti u vu, jo pa nxitjen e Romės, pėrpara vėshtirėsive edhe mė serioze. Kundėr tij u ngritėn dalmatėt, tė cilėt u shkėputėn nga mbretėria. Pėrpjekje tė tilla u bėnė edhe nga krerė tė fiseve tė tjera. Gentit iu desh tė bėnte njė luftė tė ashpėr kundėr aristokracisė sė lartė me tendenca proromake, e cila kishte pėrkrahės edhe nė oborrin mbretėror. Nė kėtė luftė ai nuk u ndal as pėrpara sakrifikimit tė vėllait, Platorit, qė Roma synonte ta vinte nė fron nė vend tė tij.
Pėrpjekjet pėr forcimin ekonomik e politik tė Mbretėrisė
Kėrcėnimi i ri romak diktonte nevojėn e pėrgatitjeve pėr t’i dalė pėrpara njė konflikti tė hapur, i cili siē tregojnė ngjarjet, ishte i pashmangshėm. Duke e kuptuar qartė kėtė detyrė, Genti i kushtoi gjithė vėmendjen e tij forcimit ekonomik dhe politik tė mbretėrisė.
Midis masave me karakter ekonomik ajo qė na dėshmohet mė mirė nga burimet ėshtė veprimtaria e dendur monedhaprerėse qė zhvilloi Genti. Krahas Skodrės dhe Lisit mbreti u njohu tė drejtėn e prerjes sė monedhave edhe dy qyteteve tė tjera tė mėdha, Rizonit dhe Lyhnidit, si dhe dy fiseve tė rėndėsishme Labeatėve e Daorsėve. Kjo zgjeroi shumė qarkullimin monetar dhe e shtriu atė nė viset mė tė thella tė mbretėrisė. Rėndėsi tė veēantė patėn pėrpjekjet e Gentit pėr vendosjen e njė sistemi tė pėrbashkėt monetar nė mbretėrinė e tij. Pėr kėtė qėllim ai ndėrpreu prerjet e vjetra tė punishtes sė Skodrės dhe nė vend tė tyre hodhi nė treg monedha tė reja. Tani monedha kryesore e Skodrės nė vend tė Zeusit, mban nė faqe portretin e mbretit, kurse nė shpinė, duke ruajtur si simbol anijen ilire, vendin e legjendės sė qytetit e zė titulli dhe emri i mbretit.
Monedhėn me mburojė pėrkrenare qė u fut nė sistemin monetar tė Skodrės qysh prej kohės sė Pleuratit, Genti vazhdoi ta presė, por edhe kėsaj i hoqi legjendėn e vjetėr dhe nė vend tė saj vuri titullin dhe emrin e vet. Kjo tregonte se Genti i kishte hequr Skodrės autonominė monetare dhe punishten e bashkėsisė qytetare e ktheu nė punishte mbretėrore.
Ndryshe prej Skodrės mbreti u njohu Lisit, Labeatėve dhe Daorsėve tė drejtėn qė monedhat e tyre t’i siglojė me emrin e bashkėsisė qytetare apo fisnore (?as????? Ge?????), por edhe kėta i detyroi tė respektojnė standardin shtetėror: tė pajisin monedhat e tyre me portretin e mbretit dhe anijet ilire, si dhe t’u japin tė njėjtėn masė e peshė qė kishin monedhat e prera nė punishten mbretėrore tė Skodrės.
Mė vonė mbreti shtiu nė dorė edhe punishten monetare tė Lisit dhe i ndaloi qytetit prerjen e monedhave autonome; qė nga kjo kohė ai krijoi pėr Skodrėn, Lisin dhe krahinat qendrore tė mbretėrisė, njė sistem monetar tė pėrbashkėt tė pėrbėrė nga tri monedha: dy prej tyre ishin monedhat e njohura qė priteshin nė punishten mbretėrore tė Skodrės; njėra me portretin e mbretit - anijen ilire, dhe tjetra me mburojė - pėrkrenare. Monedha e tretė ishte monedha e vjetėr, e vogėl e Lisit, e cila paskėtaj do tė siglohej me titullin dhe emrin e mbretit. Nė sistemin e ri monedha e parė pėrfaqėsonte nominalin, kurse dy tė tjerat nėndarjet e tij.
Sistemi monetar qė vendosi Genti nė zonėn qendrore nuk u shtri edhe nė qytetet periferike tė mbretėrisė. Monedhat prej argjendi tė Rizonit me mburojė - pegas dhe ato prej bronzi tė Lyhnidit me mburojė gjysmė anije, tė prera nė emėr tė bashkėsisė qytetare (??ss?t??, ?aß?at??, ?a??s??) dėshmojnė pėr njė farė autonomie nė marrėdhėniet ekonomike tė kėtyre qyteteve me mbretėrinė.
Gjatė sundimit tė Gentit, Skodra, Lisi dhe qytete tė tjera tė mbretėrisė fituan njė gjallėri tė madhe ekonomike. Rrezja e qarkullimit tė monedhave tė prera nė emėr tė mbretit apo tė qyteteve e tė fiseve nė punishtet e Skodrės, Lisit, Rizonit, Lyhnidit etj., u shtrinė nė skajet mė tė thella tė Mbretėrisė Ilire dhe nė disa raste edhe pėrtej kufijve tė saj. Nė jug monedhat e Gentit zbresin deri nė Dyrrah e Apoloni. Vetė prerjet e daorsėve dhe tė labeatėve si dhe monedhat e gjetura nė Mat, Peshkopi, Malėsi e Madhe dhe nė krahinat e thella tė Malit tė Zi, tregojnė se qarkullimi monetar kishte depėrtuar dhe nė krahinat e brendshme malore.
Politika e ndjekur prej Gentit nė fushėn e prerjeve monetare mund tė konsiderohet njė reformė e vėrtetė, qė i lejoi mbretit tė pėrqendrojė nė duart e tij mjete tė fuqishme financiare. Dėshmi e qartė e kėsaj ėshtė pėrmbajtja e thesarit mbretėror qė u kap nga romakėt. Livi na thotė se nė arkėn e mbretit u gjetėn 27 ponde ari, 19 ponde argjendi, 13 000 denarė dhe 120 000 monedha ilire argjendi. Kjo ishte njė shumė e madhe qė mbreti e kishte grumbulluar nga tė ardhurat e pronarėve mbretėrorė dhe taksat e rėnda qė u kishte vėnė nėnshtetasve.
Dendėsimi i prerjeve monetare dhe pėrpjekja pėr tė pėrqendruar nė arkėn shtetėrore sa mė shumė mjete financiare diktohej nė radhė tė parė nga gjendja ndėrkombėtare. Rreziku romak sa vinte bėhej mė i qartė dhe mbreti duhej tė shtonte pėrpjekjet e tij pėr forcimin e ushtrisė dhe tė flotės. Fakti qė nė kohėn e shpėrthimit tė konfliktit efektivi i ushtrisė ilire numėronte 15 000 veta, me tė cilėt Genti u drejtua kundėr romakėve (pa llogaritur kėtu garnizonet e veēanta tė qyteteve) dhe fakti qė flota ilire numėronte ende nė fund tė luftės 220 anije, tregon se sundimtari ilir e kishte vlerėsuar drejt kėtė rrezik dhe u kishte kushtuar gjithė vėmendjen pėrgatitjeve pėr ta pėrballuar atė.
Ato elemente tė organizimit shtetėror qė nė burimet e periudhės sė sundimit tė Agronit apo tė pasardhėsve tė tij dolėn nė mėnyrė sporadike, tek Genti vijnė e plotėsohen dhe problemi bėhet mė i qartė nė tėrėsinė e tij.
Nė kohėn e Gentit, edhe pse e cunguar, Mbretėria Ilire shtrihej ende nė njė territor mjaft tė gjerė dhe pėrfaqėsonte fuqinė e dytė pas Maqedonisė, nė pjesėn perėndimore dhe jugore tė Gadishullit. Pasi i dhanė Pleuratit Parthen dhe Lyhnidin, romakėt i njohėn Mbretėrisė Ilire si kufi jugor Genusin; nė lindje ajo pėrfshinte edhe tokat e Penestisė, kurse nė veri pas shkėputjes sė dalmatėve nuk shtrihej mė tej se krahina rreth gjirit tė Rizonit.
Kryeqytet i mbretėrisė ishte Skodra. Njėsitė administrative tė saj duket se pėrputheshin me territorin rreth qyteteve. Ato kishin si qendėr njė qytet tė rėndėsishėm dhe rreth tij njė varg kėshtjellash, tė cilat mbronin kryeqendrėn dhe gjithė krahinėn. Njė njėsi tė tillė formonte Rizoni me kėshtjellat e vogla rreth kėtij gjiri. Qė nga koha qė Skodra u bė kryeqytet i mbretėrisė duket se qendra e Labeatėve kaloi nė Meteon. Nė jug, si shembull mund tė sillet krahina e penestėve, pėr tė cilėn burimet lejojnė tė nėnkuptohet se formonte njė tėrėsi tė tillė. Uskana, qyteti mė i madh i penestėve, ishte kryeqendra e krahinės, kurse kėshtjellat qė pėrmenden rreth saj ishin, me sa duket, qendra me funksione mė tė ngushta administrative e mbrojtėse.
Burimet nuk sjellin tė dhėnat e nevojshme pėr tė pėrcaktuar sa njėsi tė tilla kishte mbretėria, megjithatė, duhet menduar se atje ku kemi njė qytet tė rėndėsishėm, rreth tij kemi dhe njė krahinė qė formonte njė njėsi administrative tė mbretėrisė. Nuk mund tė kėrkohet kjo pėr krahinat e thella malore ku jeta qytetare nuk u zhvillua. Rolin e qendrave kanė mundur ta luajnė kėtu vetėm fortesat e vogla qė shėrbenin si seli e aristokracisė sė fiseve.
E mbėshtetur nė ekonominė e pėrparuar skllavopronare tė qyteteve Mbretėria Ilire e Gentit paraqitet me tipare tė qarta tė njė monarkie tė tipit helenistik. Pushteti mė i lartė ishte nė duart e mbretit. Ashtu si dhe parardhėsit e tij ai mbante titullin “mbret i ilirėve” dhe sundonte si njė mbret romak dhe nuk njihej nė burimet ndonjė organ tjetėr qė tė kufizonte veprimet e tij. Anėtarė tė veēantė tė familjes mbretėrore zinin detyra me pėrgjegjėsi nė punėt e shtetit, por rolin mė tė rėndėsishėm nė jetėn politike e luanin “miqtė” e mbretit. Ata ishin bashkėpunėtorėt mė tė afėrt e mė tė besuar tė tij. Kėtė institucion, qė ishte tipik helenistik e ndeshim nė Mbretėrinė Ilire pėr herė tė parė gjatė sundimit tė Teutės; “miqve” ajo u besoi drejtimin e punėve tė shtetit. Nė kohėn e Gentit “miqtė” e mbretit luanin njė rol tė dukshėm nė qeverisjen e vendit dhe ngarkoheshin me misione tė rėndėsishme diplomatike.
Mbreti ishte kryekomandant i forcave tė armatosura tokėsore dhe detare. Veprimet ushtarake i drejtonte vetė ose ua besonte komandantėve tė veēantė. Bėrthamėn kryesore tė ushtrisė qė ishte mbėshtetja kryesore e pushtetit mbretėror e pėrbėnin kontingjentet e rregullta, tė cilat sipas rastit qėndronin si garnizone nė qytete ose pėrqendroheshin pėr tė ndėrmarrė njė ekspeditė apo pėr tė pėrballuar luftimet nė njė front tė caktuar. Burimet nuk bėjnė fjalė pėr forca ndihmėse nė pėrbėrjen e ushtrisė ilire, por nuk duhet pėrjashtuar mundėsia qė fiset malore tė kenė ushqyer ushtrinė mbretėrore me forca tė tilla, sa herė qė i thėrriste mbreti, duke qenė tė komanduara nga krerėt e tyre.
Njėsi e flotės ilire ėshtė lembi, njė anije e vogėl, por e shpejtė dhe e manovrueshme. Ēdo lemb, pėrveē rremtarėve, kishte edhe 50 luftėtarė qė pėrbėnin njėsinė bazė tė forcave ushtarake detare dhe mbase edhe tokėsore ilire.
Mbreti kishte nėn kontroll punishtet monetare dhe autorizonte prerjen e monedhave nė emėr tė vet ose tė bashkėsisė qytetare e fisnore. Njė aparat fiskal vilte taksat me tė cilat Genti kishte ngarkuar shtetasit; kurse burgjet dhe nėnkuptohet, njė aparat dhune garantonin rendin e vendosur nga shtresa sunduese dhe pėrfaqėsuesi i saj mė i lartė, mbreti.
Nė marrėdhėniet me botėn e jashtme shtetin e pėrfaqėsonte gjithashtu mbreti; ai shpallte luftėn dhe pėrfundonte paqen, lidhte aleanca, zhvillonte bisedime tė drejtpėrdrejta ose pėrmes pėrfaqėsuesve caktonte pengje pėr tė garantuar njė marrėveshje, merrte hua etj.
Administrimi i qyteteve dhe i krahinės qė lidhej me to u besohej dinastėve, tė cilėt mbreti mund t’i zėvendėsonte. Nė zonėn qendrore tė mbretėrisė Genti arriti ta kufizonte shumė autonominė e qyteteve dhe ta dobėsonte autoritetin e dinastėve lokalė, tė cilėt nė burimet njihen ndryshe dhe si “principa illyriorum”.
Siē shihet, nė kėtė periudhė shteti ilir paraqitet me njė strukturė tė gjithanshme dhe me organe administrative qė ishin ngarkuar me funksione tė ndryshme nė veprimtaritė pėr forcimin e pushtetit qendror dhe konsolidimin e shtetit. Reforma monetare ishte njė shprehje e qartė e kėsaj politike. Kontradiktat nė plan ndėrkombėtar qė mplekseshin me ato sociale, tė brendshme, e diktonin njė politikė tė tillė. Genti e pėrēoi kėtė pa ngurrim dhe me rezultat nė zonėn qendrore tė mbretėrisė...(vazhdon)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://foreverlove.1fr1.net
Admin
Admin


Numri i postimeve : 33
Reputation : 0
Registration date : 09/08/2007

MesazhTitulli: Lufta e Trete   Sat Oct 27, 2007 5:53 pm

...(vazhdim)Politika e jashtme e Gentit
Duke qenė nė marrėdhėnie tė ndera me Romėn, Genti u kujdes tė vendosė marrėdhėnie tė mira me fqinjėt ballkanikė. Qysh nė fillim tė sundimit tė tij, ai ia arriti tė vendoste lidhje miqėsore me fqinjėn lindore, Mbretėrinė Dardane. Kėto marrėdhėnie mbreti i pėrforcoi me njė martesė dinastike dhe sado e ndėrlikuar qė u bė mė vonė gjendja politike nė Ballkan, nga burimet nuk del qė ato tė jenė prishur.
Por bazėn e politikės sė jashtme tė shtetit ilir nė kėtė kohė e pėrbėnin marrėdhėniet miqėsore me Maqedoninė. Synimet ekspansioniste tė Romės kishin diktuar njė politikė tė tillė qysh nė vitet e fundit tė sundimit tė Pleuratit. Tani nė kohėn e Gentit, vazhdimi i kėsaj politike bėhej edhe mė i nevojshėm, sepse, nė fund tė viteve 80 dhe sidomos gjatė dekadės sė re, senati e shtoi presionin politik mbi shtetet e Ballkanit dhe nė mėnyrė tė veēantė mbi Maqedoninė dhe Mbretėrinė Ilire. Burimet letrare nuk hedhin dritė mbi marrėdhėniet e tij me sundimtarin e Maqedonisė Perseun, nė vitet e para tė sundimit tė Gentit, por nė to vihet re qartė njė paralelizėm nė qėndrimin armiqėsor tė Republikės (Romės) ndaj tyre. Nga ana tjetėr, materiali numizmatik dėshmon pėr lidhje tė ngushta ekonomike dhe si rrjedhim edhe politike, midis Mbretėrisė Ilire dhe Maqedonisė.
Marrėdhėniet e Gentit me Perseun dokumentohen mė mirė nė prag tė luftės sė fundit. Dy lajme tė Livit qė lidhen me fundin e vitit 173 dhe fillimin e vitit pasues hedhin dritė mbi kėto marrėdhėnie. Njėri ka tė bėjė me vrasjen e Artetaurit, njė dinasti tė vogėl qė pėrkrahte politikėn romake diku nė Iliri, ndoshta nė zonėn e pushtuar nga romakėt dhe qė nė burime paraqitet si njė aksion i kombinuar i Perseut dhe i Gentit. Lajmi tjetėr bėn fjalė pėr dy sulme tė Gentit kundėr tokave tė Isės dhe pėrkon nė kohė me aktivitetin qė zhvillon Perseu pėr tė pėrmirėsuar pozitat e tij nė jug dhe nė lindje. Kėto ngjarje qė shkaktuan shqetėsimin e romakėve dhe tė aleatėve tė tyre nuk mund tė merren thjesht si njė produkt i propagandės romake qė synonte t’i paraqiste tė dy sovranėt si provokatorė. Livi, sipas Polibit, pohon se, krahas delegatėve qė vijnė nga Lindja me ankesa kundėr Perseut, delegatė nga Isa vijnė para senatit pėr tė akuzuar Gentin pėr atė qė “ishte nė njė mendje me mbretin e Maqedonisė dhe qė tė dy sė bashku po pėrgatitnin luftėn kundėr romakėve”. Gjendja ishte e tillė qė u impononte tė dy sovranėve nevojėn e veprimeve tė bashkėrenditura pėr tė pėrballuar rrezikun romak qė sa vinte bėhej mė kėrcėnues. Megjithatė ėshtė fakt se duke u pėrgatitur pėr t’i bėrė ballė kėtij rreziku, tė dy sovranėt nuk donin njė konflikt tė hapur me Romėn, fuqia e sė cilės nuk ishte pėr tė mos u pėrfillur. Prandaj Genti, ashtu siē bėn edhe Perseu, u shpejtua tė dėrgonte delegatė nė Romė “pėr tė larė nga fajet qė i ngarkonin isasit”. Senati nuk pranoi tė bisedonte me tė dėrguarin e mbretit dhe i bėri tė ditur pakėnaqėsinė e tij duke e shoqėruar me kėrcėnime. Duke dashur, nga ana tjetėr, qė ta izolonte plotėsisht Perseun, senati provoi ta bindė Gentin qė tė shkėputej nga miqėsia me mbretin maqedon dhe tė bashkonte armėt e tij me ato tė romakėve. Genti qėndroi nė pozitat e tij dhe delegati romak u kthye nė atdhe i dyshuar se ishte korruptuar me tė hollat e mbretit ilir. Me kėtė ndėrpriten pėrpjekjet romake pėr tė tėrhequr Gentin nga ana e tyre.
Kėshtu nė pragun e luftės kundėr Maqedonisė, kur Roma zhvillonte njė veprimtari tė etshme diplomatike, tė shoqėruar me presion tė madh politik, pėr tė izoluar Perseun, sundimtari ilir nuk mori anėn e Republikės. Livi e paraqet Gentin tė lėkundur, por faktet tregojnė se as kėtė radhė, as mė pas, mbreti ilir nuk tregon shenja lėkundjeje nė qėndrimin e tij ndaj Romės. Ishte vetėm pėrgatitja e pamjaftueshme qė do ta pengonte pėr tė dalė nė fushėn e betejės kundėr saj.
Lufta e tretė romako-maqedone, veprimet luftarake tė vitit 171
Krahas pėrgatitjeve diplomatike, Roma po merrte edhe masat ushtarake pėr tė asgjėsuar Maqedoninė dhe Mbretėrinė Ilire qė ishin dy forcat kryesore, tė cilat pengonin planet e saj ekspansioniste nė Ballkan.
Nė nėntorin e vitit 172 senati urdhėroi dėrgimin e forcave tė para nė brigjet e pėrtejme tė Adriatikut, tė pėrbėra nga 5 000 kėmbėsorė dhe 300 kalorės. Ky kontingjent i vogėl qė dėrgohej si pararojė e ushtrisė konsullore, pasi zbriti nė Epir, me sa duket nė Orik, ngriti lėmin e vet nė afėrsi tė Nymfeut, nė tokat e Apolonisė. Kėndej njė njėsi prej 2 000 vetash u dėrgua menjėherė pėr tė zėnė, siē na thuhet, “fortesat e dasaretėve dhe tė ilirėve”. Po tė gjykojmė nga tė dhėnat e mėvonshme, forcat romake duhet tė jenė vendosur nė kėtė kohė nė Lyhnid, Uskanė dhe nė disa kėshtjella rreth saj, aty ku prania e tyre na del papritur nė ngjarjet e dimrit tė vitit 170/169. Ky aksion kishte njė qėllim tė largėt strategjik. Ai duhet tė siguronte pozitat romake nė Iliri, tė mbante tė hapura rrugėt kryesore pėr nė Maqedoni dhe tė bėnte presion mbi Mbretėrinė Ilire, duke e ndarė atė territorialisht nga Maqedonia.
Mė vonė forca tė pakta u dėrguan nė Greqi dhe u vendosėn nėpėr qytete si garnizone tė vogla qė kishin mė tepėr karakter simbolik. Njė kontingjent i veēantė u dėrgua nė Thesali pėr tė zėnė Larisėn si njė pikė me rėndėsi strategjike. Pasi ishin zėnė pozitat e pėrparuara nė Iliri e Thesali, nė pranverėn e vitit 171, senati vendosi tė fillonte luftėn kundėr Perseut. Goditja do tė jepej nga Thesalia. Ushtria konsullore pasi zbriti nė Apoloni, pėrshkoi Epirin dhe ra nė ultėsirėn thesale; kėtu ajo u gjend pėrpara forcave tė Perseut qė kishin zėnė rrugėn e hyrjes pėr nė Maqedoni; 40 000 ishin forcat konsullore pėrballė 43 000 forcave tė Perseut, megjithatė tė dyja palėt iu shmangėn betejave vendimtare dhe stina e verės sė vitit 171 u mbyll pa ndonjė rezultat tė shėnuar, duke i lėnė kundėrshtarėt nė pozitat e mėparshme, fillestare.
Ndėrkaq Roma nuk e la krejt pas dore edhe Mbretėrinė Ilire. Ndėrsa ushtria konsullore u nis pėr tė zbritur nė Apoloni, flota romake vuri dorė mbi 54 anije tė Gentit, pa marrė pėlqimin e mbretit dhe i pėrfshiu nė pėrbėrjen e forcave detare qė do tė zinin Qefaloninė dhe do tė vepronin gjatė bregdetit grek nė mbėshtetje tė forcave tokėsore romake. Mė vonė romakėt duket se ndėrmorėn njė aksion tė dytė, shumė tė rėndėsishėm, kundėr Mbretėrisė Ilire. Ndėrsa po zhvillohej fushata verore nė Thesali, konsulli urdhėroi tė nėnshtroheshin disa qytete nė Iliri. Midis tyre Karnunti, njė qytet i paidentifikuar, u bėri njė qėndresė tė fortė pushtuesve, prandaj pretori qė komandonte forcat romake, urdhėroi plaēkitjen e kėtyre qyteteve. Nuk ėshtė thėnė qartė pėr ē’qėllim u organizua kjo fushatė, megjithatė njė ngjarje qė ndoshta mund tė lidhej me tė, do tė ishte ajo qė ka tė bėjė me ndryshimet nė kufirin jugor tė Mbretėrisė Ilire. Duke qenė nė marrėdhėnie tė ndera me Gentin dhe pasi dėshtuan pėrpjekjet pėr ta bėrė atė pėr vete, senati urdhėroi aneksimin e tokave dhe tė qyteteve parthine qė i pat njohur Pleuratit mė 196 dhe e shtyu kufirin e Mbretėrisė Ilire nga Genusi nė Ardaksan, aty ku shėnohet disa vite mė vonė. Nė kėtė rast Karnunti dhe qytetet e tjera qė u sulmuan bashkė me tė duhen kėrkuar nė veri tė Genusit. Ėshtė pėr t’u shėnuar se si pėr rastin e grabitjes sė anijeve, ashtu dhe pėr ndryshimet qė ndodhėn nė kufirin jugor tė mbretėrisė, sundimtari ilir nuk jep asnjė shenjė kundėrshtimi, sepse, me sa duket, nuk ishte nė gjendje ta bėnte njė gjė tė tillė...(vazhdon)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://foreverlove.1fr1.net
Admin
Admin


Numri i postimeve : 33
Reputation : 0
Registration date : 09/08/2007

MesazhTitulli: Re: Shteti Ilir - Fuqi Mesdhetare.   Sat Oct 27, 2007 5:55 pm

...(vazhdim)Fushata e Perseut nė Iliri nė dimrin e vitit 170/169.
Aleanca iliro - maqedone
Gjendja nė frontin thesal edhe nė vitin 170 mbeti e pandryshuar. Nė Iliri pėrkundrazi u zhvilluan ngjarje tė rėndėsishme. Nė verėn e kėtij viti romakėt i shtuan forcat e tyre rreth Mbretėrisė Ilire. Garnizoni i Isės qė kishte mė parė vetėm 12 anije tė vogla vendase u pėrforcua me 18 anije tė tjera pesėrremėshe dhe 2 000 ushtarė, qė do tė ishin tė gatshėm pėr ēdo rast kundėr Gentit. Nga ana tjetėr, Senati dėrgoi nė Iliri edhe 4 000 kėmbėsorė dhe kjo forcė u rrit mė vonė me 8 000 veta, me trupat ndihmėse qė u mobilizuan midis aleatėve tė Romės. Kėshtu forcat romake nga 5 000 qė ishin nė fillim tė konfliktit u rritėn nė vitin 170 nė 15 000 veta. Kjo forcė e konsiderueshme qė ushtronte presionin e vet tė vazhdueshėm mbi Mbretėrinė Ilire, kishte krijuar njė gjendje lufte tė pashpallur.
Gjendja e krijuar nė Iliri shqetėsonte mjaft edhe Perseun, sundimtarin e Maqedonisė. Forcat romake qė ishin grumbulluar kėtu po bėheshin njė rrezik gjithnjė mė serioz pėr tė dhe po e ngushtonin Gentin qė ai e quante aleatin e tij tė natyrshėm. Prandaj, pasi pėrfundoi fushatėn kundėr dardanėve, Perseu vendosi t’i godiste pozicionet romake nė Penesti dhe, duke u shtyrė nė thellėsi tė Ilirisė, tė vendoste kontaktet me Gentin. Si kohė tė pėrshtatshme pėr kėtė ekspeditė, Perseu zgjodhi mesin e dimrit (dhjetor-janar 170/169), kur njė sulm romak kundėr Maqedonisė nga ana e Thesalisė ishte pothuajse i pamundshėm, meqenėse bora e madhe i bėnte tė pakapėrcyeshme malet qė ndanin kėto dy vende. Pasi pėrqendroi njė forcė goditėse prej 12 500 vetash nė Stuberė u drejtua kundėr Uskanės, qytetit mė tė madh tė tokės sė penestėve dhe e rrethoi atė. Mbas njė qėndrese tė vogėl garnizoni romak prej 4 000 vetash dhe forcat ndihmėse tė mobilizuara tek ilirėt u dorėzuan. Romakėt i ndanė nė grupe tė vogla dhe i shpėrndanė nėpėr qytete pėr t’i mbajtur nė rojė, kurse uskanasit dhe ilirėt e zėnė rob i shitėn.
Pas kėsaj Perseu u drejtua kundėr qytetit Oene, qė zinte njė pozitė strategjike nė rrugėn pėr nė krahinėn e labeatėve, qendėr e mbretėrisė sė Gentit. Por mė parė iu desh tė nėnshtronte njė varg kėshtjellash, midis tė cilave Draudakun, njė qendėr e fortė dhe me njė popullsi tė dendur, qė zinte njė vend me rėndėsi nė mbrojtjen e Oenes. Vetėm pasi zuri kėto kėshtjella dhe bashkė me to edhe garnizonet e vogla romake, gjithsej 1 500 veta, Perseu arriti nė Oene. Qyteti ishte vendosur nė njė vend tė mbrojtur mirė nga lumi qė i kalonte pranė dhe njė mal i lartė nė shpinė tė tij. Meqenėse nuk pranoi tė dorėzohej, mbreti qe i detyruar ta merrte me forcėn e armėve pas njė rrethimi tė gjatė e tė lodhshėm. I zemėruar, Perseu urdhėroi tė masakroheshin tė gjithė burrat; gratė e fėmijėt i mori rob dhe qytetin ua la ta plaēkisnin ushtarakėve.
Pas kėsaj fitoreje ekspedita i kishte arritur objektivat e saj: kishte larguar njėherė pėr njėherė rrezikun e njė invazioni romak nga perėndimi dhe kishte ēelur rrugėn pėr tek Genti. I kėnaqur Perseu u kthye nė Stuberė dhe menjėherė u kujdes pėr tė hyrė nė lidhje me mbretin ilir, aleancėn me tė cilin nė kėtė ēast e ēmonte shumė. Pėr kėtė qėllim, nisi dy pėrfaqėsues tė vet, Adeun nga Maqedonia, dhe ilirin Pleurat, i cili gjendej pranė tij i mėrguar dhe qė do tė shėrbente si pėrkthyes. Delegatėt u porositėn tė informonin Gentin mbi rezultatet e luftės kundėr romakėve dhe dardanėve, nė mėnyrė tė veēantė t’i vinin nė dukje fitoret qė kishte korrur Perseu gjatė fushatės sė fundit nė Iliri dhe t’i propozonin aleancė. Pasi pėrshkuan njė rrugė tė gjatė, pėrmes krahinave malore tė Ilirisė delegatėt arritėn nė Skodra. Genti ndodhej nė Lis, prandaj i ftoi ta gjenin atje. Bisedimet qė filluan kėtu nė janar tė vitit 169 dhe qė u rimorėn disa herė gjatė kėtij viti, pėrfunduan vetėm nė janarin tjetėr tė vitit 168. Qė nė takimin e parė Genti e pranoi idenė e njė aleance, por u tha tė dėrguarve tė Perseut se nuk kishte armė dhe tė holla tė mjaftueshme pėr t’u shpallur luftėn romakėve. Pas kėsaj pėrgjigjeje tė Gentit, tradicioni antik dhe pas tij gjithė historiografia moderne, kanė parė gjithmonė lėkundjet dhe pavendosmėrinė e mbretit ilir pėr t’u prishur haptazi me romakėt dhe dėshirėn e tij pėr tė pėrfituar sa mė shumė tė holla. Perseu, nga ana tjetėr, paraqitet gjatė traktativave si njė koprac qė do t’ia arrijė qėllimit me njė ēmim sa mė tė lirė, prandaj humbet kohėn me bisedime tė zgjatura dhe pa rezultat. Nuk ka dyshim se qėndrimi proromak i Polibit, qė i transmeton kėto bisedime, ka bėrė qė tė errėsohet pėrmbajtja racionale e kėtyre traktativave. Rezerva qė bėn Genti nė lidhje me mungesėn e armėve dhe tė tė hollave dėshmon vetėm se ai ishte i papėrgatitur pėr tė hyrė nė luftė. Kjo vėrtetohet edhe me atė qė njė vit mė vonė ai do ta bėnte kėtė pa ngurrim. Fakti qė Genti nuk iu pėrgjigj menjėherė kėrkesės sė Perseut tregon se midis tyre kishte, me sa duket, vėshtrime tė ndryshme tė karakterit taktik pėr ēėshtjen e luftės. Ndėrsa mbreti maqedon, mbasi kishte hyrė nė luftė, donte qė me aksionet e tij ushtarake dhe politike t’u imponohej romakėve, t’i bindte se ishte e pamundur fitorja mbi maqedonėt, dhe t’i bėnte tė pranonin njė zgjidhje kompromisi, Genti qė e shikonte ende tė balancuar forcėn romake me atė maqedone, donte tė fitonte kohė pėr njė pėrgatitje tė mjaftueshme para se tė hynte nė luftė, nė qoftė se kjo do tė ishte e pashmangshme.
Ndėrsa kėta dy sovranė mendonin dhe vepronin me mėnyrėn e tyre, romakėt merrnin masa pėr tė kaluar nė veprime vendimtare. Nė muajt e fundit tė dimrit tė vitit 169, aksionet e tyre nė Iliri ishin ende tė parėndėsishme: ata ndėrmorėn njė sulm qė pėrfundoi pa sukses, pėr tė ripushtuar Uskanėn dhe mė pas u kujdesėn qė tė forconin kontrollin mbi krahinat e pushtuara tė Ilirisė, duke marrė pėr kėtė qėllim pengje nga parthinėt dhe disa qytete tė penestėve, qė kishin mbetur nė duart e tyre. Romakėt nuk patėn sukses nė njė aksion qė ndėrmorėn nė Epir. Por nė prag tė verės gjendja ndryshoi. Nė frontin thesal romakėt, me njė manovėr tė shkathėt kaluan masivin e Olimpit dhe papritur u gjendėn nė Maqedoni, duke e detyruar Perseun tė tėrhiqej nė pozita tė reja mbrojtėse.
Ndėrkaq forcat romake nė Iliri u rritėn nė 30 000 veta. Nė numrin e pėrgjithshėm tė forcave tokėsore dhe detare qė pėrqendroi Republika nė fillim tė vitit 168, kjo ishte njė fuqi e konsiderueshme. Nė kundėrshtim me tendencėn e historiografisė antike dhe moderne pėr tė minimizuar rolin e Mbretėrisė Ilire, kjo shifėr tregon qartė se ē’vend zė ajo nė kėtė luftė vendimtare pėr fatet e popujve tė Ballkanit, sa kohė qė Roma qe detyruar tė drejtonte kundėr saj njė forcė tė tillė ushtarake.
Pėrpjekjet qė u bėnė nga Perseu gjatė dimrit 169/168 pėr tė gjetur njė zgjidhje diplomatike tė konfliktit, duke pėrdorur si ndėrmjetės shtetet helenistike, dėshtuan. Nė kėto rrethana u bė e qartė se fati i luftės do tė zgjidhej vetėm nė fushėn e betejės.
Nė janar tė vitit 168 bisedimet midis pėrfaqėsuesve tė Perseut dhe Gentit morėn fund pasi pala maqedone kishte marrė pėrsipėr tė jepte njė ndihmė financiare prej 300 talentesh pėr nevojat e luftės dhe “gjithė sigurimet e domosdoshme”. Kjo frazė qė mbase nėnkuptonte rregullimin e gjithė marrėdhėnieve midis dy mbretėrive gjatė dhe mbas luftės, mbetet pėr fat tė keq te Polibi e papėrfunduar. Menjėherė pas kėsaj Genti ratifikoi marrėveshjen nė Meteon dhe pasi bėri betimin, u dorėzoi pėrfaqėsuesve tė mbretit maqedon pengjet. Perseu qė i jepte njė rėndėsi tė veēantė kėsaj aleance, nė kėtė ēast kritik pėr Maqedoninė, e shpalli pėrfundimin e marrėveshjes me njė solemnitet tė veēantė: ai organizoi nė Dium ceremoninė e betimit dhe tė kėmbimit tė pengjeve nė prani tė kalorisė maqedone, duke llogaritur kėshtu edhe efektin psikologjik qė do tė kishte kjo ngjarje nė trupat e tij.
Pėrveē delegacionit qė asistoi nė ceremoninė e ratifikimit tė marrėveshjes, Genti dėrgoi nė Maqedoni edhe dy pėrfaqėsues, tė cilėt sė bashku me njė delegacion maqedon do tė shkonin nė Rod pėr ta tėrhequr kėtė fuqi detare nė aleancėn e tyre. Kėtij misioni sovranėt i jepnin njė rėndėsi tė madhe, sepse sipas tyre po tė bėnin pėr vete kėtė qytet, romakėve nuk do t’u mbetej asnjė shpresė pėr fitore as nė tokė, as nė det. Ata kishin shumė besim nė suksesin e kėtij misioni, sepse edhe Rodi, me pozitėn hegjemone nė Mesdheun Lindor nuk e donte daljen e Republikės nė kėto anė.
Pas kėsaj Genti mori qėndrimin e parė tė hapur kundėr romakėve, tė cilėt kohėt e fundit kishin riaktivizuar diplomacinė e tyre pėr ta bėrė pėr vete mbretin ilir. Dy delegatė qė senati kishte dėrguar pėr kėtė qėllim i arrestoi dhe menjėherė kaloi nė masat efektive pėr fillimin e veprimeve luftarake. Nė kėtė pikė tradita polibiane i atribuon Perseut njė veprim tė pandershėm qė e shpjegon me vesin e tij tė kopracisė. Sipas Polibit, mbreti maqedon i bindur se me kėtė hap Genti ishte komprometuar nė marrėdhėniet me romakėt, ndėrpreu dėrgimin e ndihmės financiare, lejoi vetėm dėrgimin e 10 talenteve, kurse shumėn tjetėr tė parave, tė vulosura me simbole ilire, qė kishte arritur nė kufi, urdhėroi ta kthenin mbrapsht. Ky pasazh i Polibit, pėr vėrtetėsinė e tė cilit e mbrojnė me forcė edhe autorė modernė, ėshtė vėnė nė dyshim me tė drejtė, si njė shprehje e qėndrimit tė tij, pėrgjithėsisht armiqėsor ndaj Perseut, ashtu sikurse edhe ndaj Gentit, figurat e tė cilėve ky historian dhe pas tij gjithė burimet antike i paraqisnin nė njė dritė tė rreme...(vazhdon)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://foreverlove.1fr1.net
Admin
Admin


Numri i postimeve : 33
Reputation : 0
Registration date : 09/08/2007

MesazhTitulli: Lufta e Trete   Sat Oct 27, 2007 5:57 pm

...(vazhdim)Lufta e tretė iliro-romake
Kėshtu nė ēastin kur konflikti kishte arritur kulmin e tij, mbreti ilir kishte vendosur tė hynte nė luftė kundėr Romės, duke e zgjedhur kėtė si tė vetmen rrugė pėr mbrojtjen e pavarėsisė politike. Vendimi i tij u prit me entuziazėm nė Maqedoni, nė Rod dhe duhet menduar edhe nė vise tė tjera tė Ballkanit, sepse ngjallte shpresa pėr fitoren mbi romakėt.
Genti nuk vonoi tė vepronte. Pasi kishte grumbulluar nė Lis njė forcė tė konsiderueshme prej 15 000 vetash, u hodh nė sulm. Me forcat kryesore u drejtua kundėr qytetit Basania, i cili siē na ka mbėrritur nė tekstin e Livit, ishte 5 milje nga Lisi. Ky qytet ishte nė aleancė me romakėt. Genti u mundua ta bėjė pėr vete atė me anė tė bisedimeve, por mbasi nuk pranoi tė nėnshtrohej, e rrethoi. Ndėrkaq tė vėllanė Karavandin e dėrgoi me 1 000 kėmbėsorė dhe 50 kalorės, nė veri pėr tė nėnshtruar fisin e Kavėve. Qyteti Durn e priti mirė, kurse qyteti tjetėr i mbylli dyert Karavandit. Genti nuk pati sukses edhe nė operacionet detare. Flota e tij prej 80 anijesh qė ishte dėrguar tė godiste tokat rreth Dyrrahut dhe Apolonisė dhe, me sa duket, tė vendoste kontrollin mbi rrugėn detare qė lidhte tė dy brigjet e Adriatikut, u thye nė afėrsi tė Apolonisė nė ndeshjen me flotėn romake dhe qe e detyruar tė tėrhiqej nė drejtim tė veriut.
Pas kėsaj romakėt, qė kishin pėrqendruar ndėrkaq forcat e tyre nė Genus, u drejtuan kundėr mbretit nė Basania. Forcat romake, dy herė mė tė mėdha nė numėr, mbasi pushtuan qendrat e rėndėsishme gjatė rrugės, u gjendėn para mureve tė Skodrės. Boshllėku qė ėshtė krijuar nė tekstin e Livit nuk jep mundėsi pėr tė njohur hollėsitė e kėtyre veprimeve luftarake.
Qėndresėn e fundit Genti e bėri nė Skodra. Ai shpresonte shumė nė kėtė qytet qė e kishte zgjedhur si kryeqendėr tė mbretėrisė, sepse pozita e tij ofronte njė mbrojtje tė sigurt. Dhe me tė vėrtetė i rrethuar nga dy lumenj, Klausali dhe Barbana dhe i fortifikuar mirė, qyteti mund tė pėrballonte me sukses njė rrethim tė gjatė. Por mbreti nuk diti ta organizonte mirė mbrojtjen. Nė vend qė forcat ilire tė qėndronin brenda mureve rrethuese tė qytetit dhe t’i shmangeshin pėrleshjes nė fushė tė hapur, u futėn nė betejė aty ku armiku kishte epėrsi numerike, dhe i theu keqas. Pasi dėshtuan edhe pėrpjekjet e vėllait tė tij, Karavandit, pėr tė grumbulluar forca tė tjera nga krahinat pėrqark, Genti u dorėzua.
Dhjetė ditė mė vonė pas rėnies sė Skodrės, nė betejėn qė u zhvillua nė Pydna u shkatėrrua pėrfundimisht dhe ushtria maqedone. Njėherėsh me Ilirinė dhe Maqedoninė romakėt nėnshtruan dhe Epirin. Genti dhe Perseu bashkė me familjet e tyre, me plaēkė e robėr tė shumtė lufte u dėrguan nė Romė.
Kėshtu u nėnshtruan dy shtetet e fuqishme tė Ballkanit dhe u vendos nė kėto krahina sundimi romak.
Copėtimi i tokave tė shtetit ilir
Menjėherė pas mbarimit tė luftės romakėt u morėn me ndarjen administrative tė tokave tė shteteve tė mundura. Senati romak i shpalli “tė lirė” ilirėt e maqedonėt; nė tė vėrtetė, sikurse e treguan ngjarjet e mėvonshme, ai shpalli humbjen e pavarėsisė sė tyre. Nė njė mbledhje qė u bė nė Skodra, nė vitin 167 p.e.sonė, ku morėn pjesė pesė tė dėrguar tė posaēėm nga Roma dhe pėrfaqėsuesit e parisė ilire proromake, komandanti i ushtrisė Lue Anici shpalli vendimet e senatit romak. Tokat e shtetit ilir u ndanė nė tri njėsi administrative tė veēanta. Nė krahinėn e parė, me qendėr Lisin, qenė pėrfshirė tokat pėrreth kėtij qyteti deri te lumi Mat nė jug. Njėsia e dytė administative pėrbėhej nga krahina e banuar prej labeatėve, qendra e sė cilės ishte Skodra. Nė krahinėn e tretė bėnin pjesė viset bregdetare ilire nė veri tė Skodrės deri te lumi Narona, duke pėrfshirė qytetet Rizen e Olcin. Pushtuesit romakė shpallėn gjithashtu se tė gjithė ilirėt, qė nuk ishin bashkuar me Gentin nė luftėn kundėr Romės nuk do tė paguanin taksa, kurse ilirėt e tjerė do t’i jepnin shtetit romak gjysmėn e taksave qė i kishin paguar mbretit Gent. Romakėt larguan nga qytetet dhe kėshtjellat ushtritė e tyre dhe nė krye tė njėsive administrative tė formuara rishtas vunė pėrfaqėsues nga paria ilire, pėrkrahėse tė politikės pushtuese tė Romės nė Iliri.
Ēfarė fshihej prapa “Lirisė” sė dhėnė nga Roma? Pėr tė kuptuar kėtė duhet marrė parasysh pohimi i autorėve antikė, qė theksojnė se Iliria e Maqedonia, tė mundura ishin vėnė “nėn pushtetin e popullit romak” dhe se ilirėt e maqedonėt do tė jetonin “tė lirė” vetėm mbasi romakėt t’u jepnin atyre kushtetutėn, duke rregulluar ligjet dhe duke caktuar taksat. Pastaj tri krahinat ilire tė ndara dhe tė bazuara mbi autonominė e “civitates-ve” bashkėsive, do tė kishin organet e tyre administrative, por nuk do tė kishin tė drejtė pėr tė pasur asnjė lloj marrėdhėnie gjinie, ekonomike e politike midis tyre. Nė kėtė mėnyrė ndėrpriteshin lidhjet ekonomike, bėhej i pamundur njė bashkim ushtarak i tyre dhe shmangej kėshtu rreziku i njė kryengritjeje.
Krahinat e qytetet ilire nė jug tė lumit Mat, tė cilat nuk kishin bėrė pjesė nė shtetin ilir tė Gentit, sundimtarėt e paria e tė cilėve qysh nė dy luftėrat e para iliro-romake kishte mbajtur krahun e Romės, siē qenė parthinėt e atintanėt, romakėt i mbajtėn nėn protektoratin e tyre. Tė tjerėt qė nuk kishin marrė pjesė nė luftė, si bylinėt, amantėt, dasaretėt etj., i lanė pėrsėri mė vete. Qytetet greke Korkyra, Apolonia e Dyrrahu ruajtėn autonominė e tyre, por mbetėn baza tė rėndėsishme ushtarake pėr veprimet luftarake tė mėvonshme tė Romės nė Ballkan. Pėr pjesėmarrjen nė luftėn kundėr shtetit ilir senati romak u ndau atyre 220 anijet qė ishin pjesė e plaēkės sė zėnė nė Iliri.
Nė tokat e shtetit tė Epirit, ku romakėt kishin hasur gjatė veprimeve ushtarake njė qėndresė tė fortė, pas shkatėrrimeve tė mėdha, pas masakrave qė bėnė legjionet romake dhe shndėrrimit nė skllevėr tė njė pjese tė madhe tė popullsisė, u vendos njė regjim i rreptė ushtarak. Vetėm qytetit Foinike, bashkė me njė territor tė vogėl tė banuar nga kaonėt, romakėt u lanė njė farė autonomie, sikurse tregojnė disa mbishkrime dhe monedhat e prera prej kėtij qyteti.
Kėshtu pas mbarimit tė luftės sė tretė iliro-romake, Iliria e Jugut u copėtua ekonomikisht e politikisht. Tė vėna nėn protektoratin e Romės ose duke pasur njė farė autonomie, krahinat e qytetet ilire nuk mundėn tė zhvillonin si mė parė ekonominė e tyre. Disa degė tė prodhimit, si nxjerrja e metaleve e ndėrtimi i anijeve u ndėrpre dhe kaluan nė duart e romakėve. Megjithėse disa qytete tė Ilirisė sė Jugut vazhduan prerjen e monedhave autonome, qarkullimi monetar dhe marrėdhėniet tregtare nuk kishin mė atė intensitet qė kishin pasur para luftėrave iliro-romake. Nė kėtė kohė u forcua edhe mė tepėr pozita e shtresės sė pasur ilire, e skllavopronarėve tė mėdhenj, tė cilėt e mbėshtetnin politikėn e Romės dhe kėrkonin tė pėrfitonin nga rrethanat e reja ekonomike e politike pėr tė shtuar pronat e pasuritė e tyre.
Kjo gjendje qė u krijua nė Ilirinė e Jugut nė fund tė shek. III dhe gjatė shek. II p.e.sonė nuk zgjati shumė. Ajo qe e varur nė pėrgjithėsi nga politika qė Republika do tė ndiqte nė Gadishullin Ballkanik dhe nga synimet pushtuese tė saj. Dy ngjarje qė ndodhėn brenda njė kohe tė shkurtėr, agresioni romak ndaj krahinave veriore ilire dhe kthimi i Maqedonisė nė provincė e bėnė tė qartė qėndrimin qė do tė mbante Roma kundrejt ilirėve. Romakėt, pas kryengritjes maqedone tė vitit 149 p.e.sonė, krijuan provincėn e Maqedonisė dhe pėrfshinė nė tė tė gjitha krahinat ilire nė jug tė lumit Mat.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://foreverlove.1fr1.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Shteti Ilir - Fuqi Mesdhetare.   Today at 6:40 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shteti Ilir - Fuqi Mesdhetare.
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
FLASH News :: Bota Shqiptare :: Historia Shqiptare :: Historia Shqiptare :: Historia Shqiptare-
Kėrce tek: