FLASH News

Mire se vini ne forumin tone
 
ForumPortalliGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi
-Flash News- Berisha sulmon ambasadorėt -Flash News-CEZ: Shitjen e kemi njoftuar Reagimi: Kėrkesa e dėmeve, 1 mld dollarė e ēuditshme -Flash News- Partia e Merkel: Statusi kandidat pas zgjedhjeve "Shqipėria tė respektojė kriteret"

Share | 
 

 Mbretėria e Dardanisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 33
Reputation : 0
Registration date : 09/08/2007

MesazhTitulli: Mbretėria e Dardanisė   Sat Oct 27, 2007 4:45 pm

Mbretėria Dardane doli nė skenėn historike nė shek.IV p.e.sonė dhe u bė njė prej faktorėve relevantė, politikė dhe ushtarakė nė Evropėn Juglindore gjatė shekujve III-I p.e.sonė Shteti i Dardanisė, duke i bėrė sfidė dominimit romak pėr njė kohė tė gjatė, ra nėn pushtetin e Perandorisė Romake. dhe iu bashkangjit Provincės sė Mezisė sė Epėrme (Moesia Superior) nė vitin 44 e.sonė. Mėvehtėsia e dikurshme, qė krijoi identitetin dardan dhe rezistenca e vazhdueshme, bėnė qė nė vitin 279 e.sonė tė krijohej njėsia e veēantė administrative-politike romake, Provinca e Dardanisė.
Territori dhe popullsia
Dardania shtrihej nė territorin e Kosovės sė sotme, tė Maqedonisė Veriperėndimore, tė Serbisė Jugore dhe nė njė pjesė tė Sanxhakut. Nė gjysmėn e dytė tė shek.III p.e.sonė, nė kuadėr tė mbretėrisė hyri edhe Peonia dhe qyteti me rėndėsi gjeo-strategjike Bylazora (Veleshi i sotėm). Kosova, duke pėrfshirė edhe territorin e Shkupit, pėrbėnte hapėsirėn qėndrore tė kėsaj mbretėrie.
Dardania kishte njė pozitė tė volitshme gjeografike dhe gjeostrategjike, qė mundėsoi krijimin e ndėrlidhjeve me hapėsirat fqinje dhe ato mė tė largėta. Territori i saj, duke u pėrshkuar nga luginat e lumenjve Vardar, Drin, Moravė, Ibėr dhe Sitnicė, pėrbėnte njė udhėkryq tė rrugėkalimeve tė rėndėsishme ballkanike qė shpinin drejt Egjeut, Adriatikut dhe Detit tė Zi.
Falė edhe pasurive natyrore (arit, argjendit, hekurit, fushave pjellore, pyjeve, kullotave), si dhe tė klimės sė pėrshtatshme, kontinentale dhe mesdhetare, Mbretėria Dardane nė shek.IV-II p.e.sonė njohu lulėzimin mė tė madh.
Nė Dardani jetonin njė varg fisesh, por nga burimet e shkruara ngelėn tė njohur vetėm fisi i dardanėve, galabrėve, daunėve dhe i thunatėve Pa dyshim, fisi i dardanėve, pas konsolidimit dhe fuqizimit tė aristokracisė fisnore, nė shekujt VI-IV p.e.sonė, mori rolin udhėheqės mbi bashkėsitė fisnore duke i dhėnė emrin mbretėrisė. Nė shek.V p.e.sonė kėto fise banonin nė hapėsirėn midis lumenjve Axios (Vardar), Drilon (Drin), Margus (Moravė) dhe Timakus (Timok).
Etimologjia e emrit dardan, pėrkatėsisht e Dardanisė, lidhet me glosėn indoevropiane dardh -a, shqip: dardha, dhe do tė thotė vendi i dardhave. Edhe qytetet antike dardane e pėrcjellin zhvillimin fonetik tė shqipes, si Naissus-Nish, Scupi-Shkup, apo emrat e maleve e tė lumenjve nė Dardani, si Scardus mons (Mali Sharr), Drinus (Drini) etj.
Dardanėt janė njė nga fiset e mėdha ilire. Nė epokėn e hekurit, ata formuan njė kulturė me veēori lokale duke ruajtur tiparet e pėrbashkėta me kulturėn ilire. Vendbanimet nė kėtė kohė janė ngritur nė kodra gjeostrategjike, pranė burimeve tė qėndrueshme ekonomike. Vendbanimet rrethohen me ledhe prej dheu, pėrforcohen me gjerdhe, apo me ledhe prej gurėsh, tė ngritura me teknikė tė thatė. Kėto vendbanime njihen sot me emrat gradina, gadisha e gradisha, disa prej tyre qė banuan edhe nė antikitetin e vonė e nė mesjetė, njihen me toponimet gjytet dhe kala.
Deri nė shek. IV p.e.sonė varrimi kryesor ėshtė bėrė nė nekropole tumulare, si nė gjithė trevėn tjetėr ilire. Nė fazat e hershme tė epokės sė hekurit ka edhe varrime me urna - kultura Bėrnicė (shek. XI-IX p.e.sonė).

Dardania paraurbane
Bazat pėr lindjen e shtetit dardan vėrehen nė protohistorinė dardane gjatė shek. VI-IV p.e.sonė. Nė kėtė fazė protourbane fuqizohet aristokracia fisnore, e cila akumulon pushtetin, duke krijuar kėshtu bazė pėr njė shtresė tė ardhshme skllavopronare.
Lidhjet me jugun e zhvilluar, gjatė shek. VI-V p.e.sonė shpejtuan procesin e diferencimit shoqėror. Tregtarėt sollėn nė trojet dardane importe tė shumta luksoze pėr tė plotėsuar nevojat e aristokracisė vendėse gjithnjė nė rritje.
Prodhimtaria e mjeshtėrve dardanė u intensifikua nga mesi i shek.V p.e.sonė. Zejtarėt poēarė, prodhonin enė me ēark sipas traditės vendėse dhe sipas modeleve helene.
Vendbanimet e fazės protourbane gjenden ende nė kodra, por me elemente mė tė avancuara arkitektonike, siē janė themelet me gurė e me lidhje tė thatė. Ato zgjerohen nė shpate kodrash, me tendencė tė vendosjes sė tyre rrėzė kodrave apo nė rrafsh, gjė qė bėhet tipike nė fazėn vijuese, me krijimin e qendrave urbane.
Nekropolet e shek. VI-IV p.e.s. vazhdojnė tė jenė tė tipit tumular duke qenė pjesė e traditės sė hershme ilire.

Dardanėt nė shek. IV p.e.sonė.

Lindja dhe forcimi i Mbretėrisė Dardane
Lajmi i parė pėr dardanėt i pėrket mesit tė shek. IV p.e.sonė dhe tregon pėr njė pėrpjekje tė mbretėrisė sė Maqedonisė, qė ishte bėrė asokohe fuqia politike-ushtarake mė e madhe nė Ballkan, pėr tė forcuar kufijtė veriorė. Sipas historishkruesit romak, Justinit, Filipi II kishte mundur tė mposhte e tė nėnshtronte dardanėt e fqinjėt e tjerė. Kjo luftė e sundimtarit maqedon lidhet me pushtimin e Paionisė dhe nė pėrgjithėsi me veprimet e tij ushtarake kundėr ilirėve, sepse nė vitin 344 p.e.sonė ai sulmoi edhe shtetin ilir.
Gjendja qė Filipi II vendosi nė kufirin me dardanėt qe e pėrkohshme dhe mė tepėr njė sigurim i kufijve me fqinjėt ilirė, tė cilėt e kundėrshtonin politikėn hegjemoniste tė Maqedonisė nė Ballkan. Nė kufirin me dardanėt shteti maqedon kishte arritur pasi kishte pushtuar viset e paionėve. Ngjarjet qė ndodhėn pas kėsaj lufte, duke filluar me kryengritjen e vitit 335 p.e.sonė tregojnė qartė se dardanėt nuk u pajtuan me politikėn pushtuese tė Maqedonisė dhe me gjendjen e krijuar nė kufirin jugor, prandaj edhe u bashkuan me koalicionin antimaqedon.
Duke pėrshkruar ngjarjet e mėsipėrme, autorėt antikė nuk pėrmendin asnjė qendėr banimi tė dardanėve dhe nuk thonė asgjė pėr organizimin e tyre tė brendshėm. Madje, ata nuk pėrmendin as sundimtarin e tyre. Por ngjarjet e mėvonshme dhe tė dhėna tė tjera burimore dėshmojnė se nė gjysmėn e dytė tė shek. IV p.e.sonė ishte kryer bashkimi i fiseve nė njė bashkėsi tė fuqishme. Dardania asokohe pėrbėnte njė tėrėsi gjeografike e politike mė vete. Nė bashkėsinė e dardanėve ishte rritur mjaft pushteti i parisė pronare tė tokave. Nga gjiri i kėsaj parie doli mė vonė dinastia mbretėrore, qė i vazhdoi luftėrat me Maqedoninė, shkaku i tė cilave nuk qe vetėm plaēka. Kėto luftėra u nxitėn, nė radhė tė parė, nga politika e sundimtarėve maqedonė, tė cilėt duke mbajtur tė pushtuar Paioninė kishin ndėrprerė marrėdhėniet miqėsore midis dy fqinjėve dhe kėrcėnonin nė mėnyrė tė vazhdueshme dardanėt.
Nė fillim tė shek. III p.e.sonė nė trevėn qendrore tė Ballkanit del Mbretėria Dardane si njė organizėm politik i rėndėsishėm. Nė vitet 80 tė atij shekulli, nė trevėn e mėsipėrme ndodhėn dy ngjarje tė rėndėsishme, tė cilat lidhen njėra me tjetrėn: invazioni i keltėve, kalimi i tyre nė drejtim tė Greqisė e tė Maqedonisė dhe ndihma qė dardanėt i ofrojnė Maqedonisė pėr t’u mbrojtur nga ky invazion. Sipas njoftimit tė Justinit, nė vitin 279 p.e.sonė “mbreti i dardanėve” kishte dėrguar delegatė te mbreti maqedon Ptoleme Kerauni pėr t’i ofruar njė ndihmė ushtarake prej 20 mijė luftėtarėsh nė luftėn kundėr keltėve. Por Ptoleme Kerauni e pėrbuzi ndihmėn dhe iu pėrgjigj me fjalė fyese delegatėve dardanė. Dardanėt morėn masa mbrojtėse kundrejt keltėve. Pas disfatės nė Greqi, keltėt tė mundur e tė shpartalluar u tėrhoqėn drejt veriut. Tepricat e ushtrisė sė tyre “u asgjėsuan tė gjitha nė tokėn e dardanėve, nėpėr tė cilėn deshėn tė kalonin”, kėshtu shkruante Diodori nė tregimin e tij pėr pėrfundimin e invazionit tė keltėve.
Ngjarjet qė lidhen me invazionin e keltėve janė njė burim i ēmuar pėr tė njohur gjendjen e krijuar te dardanėt nė fillim tė shek. III p.e.sonė. Ndonėse nuk njihet emri i sundimtarit tė dardanėve, dihet se kėta tė fundit kishin mbretėrinė e tyre, e cila tashmė ishte njė forcė politike-ushtarake e fuqishme. Ndryshe nuk ka si shpjegohet ndihma prej 20 000 luftėtarėsh qė mbreti dardan i ofroi shtetit maqedon. Ky veprim i sundimtarit tė dardanėve duhet parė si njė tregues i fuqisė sė Mbretėrisė sė Dardanėve dhe, ndoshta, edhe si njė pėrpjekje pėr tė ndryshuar marrėdhėniet me fqinjėt jugorė.
Pas kėtyre ngjarjeve, nė burimet e shkruara antike, pėr katėr dekada nuk ka ndonjė lajm pėr dardanėt. Sė pari mund tė mendohet se gjatė kėsaj kohe dardanėt qenė tė shtrėnguar tė merrnin masa pėr zhdukjen e pasojave tė invazionit kelt. Duke u mbėshtetur nė pėrhapjen e onomastikės dardane dijetarėt kanė shfaqur edhe njė mendim tjetėr: gjatė periudhės sė mėsipėrme Mbretėria e Dardanėve u forcua edhe mė tej duke zgjeruar njėkohėsisht kufijtė e saj nė veri e nė jug.
Nė gjysmėn e dytė tė shek. III p.e.sonė rifilluan luftėrat midis Mbretėrisė Dardane dhe shtetit maqedon. Shkaku i fillimit tė luftėrave duket se ka qenė politika pushtuese e sundimtarėve maqedonė kundrejt fqinjėve tė tyre iliro-veriorė dhe nė mėnyrė tė veēantė pushtimi i truallit tė paionėve. Paionėt herėpashere janė ngritur kundėr pushtuesve maqedonė dhe, duke u bashkuar nė aleanca antimaqedone, kanė mundur tė ēlirohen. Njė aleancė e vjetėr, mė tepėr se sa njė pushtim, duhet tė ketė ekzistuar midis dardanėve e paionėve, sepse nuk mund tė shpjegohen ndryshe tė dhėnat e autorėve antikė sipas tė cilėve, sa herė qė paionėt fitonin pavarėsinė, dardanėt e kishin tė hapur rrugėn drejt Maqedonisė.
Njė politikė tė tillė ndoqi edhe sundimtari i parė dardan qė njohim me emėr, Longari, i cili, pasi ēliroi Paioninė nė vitin 231 p.e.sonė, luftoi kundėr Demetrit II tė Maqedonisė duke kundėrshtuar kėshtu pėrpjekjet e shtetit maqedon pėr tė zgjeruar kufijtė veriorė. Mbretėria Dardane ishte forcuar shumė dhe prej kėsaj kohe sundimtarėt maqedonė u detyruan tė angazhonin forca tė mėdha ushtarake nė konfliktin me dardanėt, ēka ndikoi negativisht nė veprimet e tyre luftarake nė Greqi dhe nė pėrgjithėsi nė dobėsimin e shtetit maqedon.
Nė kėtė periudhė ngritjeje tė mbretėrisė sė tyre sundimtarėt dardanė bėnė pėrpjekje pėr ta forcuar pozitėn e tyre nė zemėr tė Ballkanit edhe kundrejt shteteve tė tjera fqinje. Nė vitin 229 p.e.sonė, duke pėrfituar nga rasti qė shteti ilir, nė krye tė tė cilit ndodhej Teuta, ishte i zėnė nė veprime ushtarake nė jug, nė Epir, “njė pjesė e ilirėve, - shkruan Polibi, - ishin shkėputur dhe ishin hedhur nga ana e dardanėve”. Teuta dha urdhėr pėr tė bėrė paqe me epirotėt dhe pėr kthimin e ushtrisė, e cila duhet tė nėnshtronte popullsitė e shkėputura nga varėsia e shtetit ilir. Polibi nuk thotė nėse shteti ilir i futi nėn vartėsinė e tij ata ilirė qė u bashkuan me dardanėt. Trazirat, me tė cilat, sipas tij, u ndesh dhjetė vjet mė vonė Skerdilaidi, tė ēojnė nė mendimin se shteti ilir nuk mund t’i mbante nėn vartėsi kėto fise. Dardanėt, po atė vit, duke shfrytėzuar gjendjen e vėshtirė qė kalonte mbretėria maqedone sulmuan tokat e saj. Maqedonia e dobėsuar e pėrballoi me vėshtirėsi sulmin e dardanėve, gjatė tė cilit u vra edhe sundimtari i Maqedonisė Demetri II.
Luftėrat dardano-maqedone vazhduan edhe gjatė sundimit tė Antigon Dozonit, kur iniciativa e luftės kaloi nė duart e Maqedonisė, e ndihmuar edhe nga gjendja e re e krijuar nga aleanca me shtetin ilir. Antigon Dozoni mundi tė nxirrte dardanėt jashtė Maqedonisė e Paionisė dhe nga tė gjitha viset qė kishin pushtuar nė vitet e fundit tė sundimit tė Demetrit II. Nė qytetin paion Bylazora, nė luginėn e lumit Aksios, maqedonėt vendosėn njė garnizon tė fortė ushtarak. Ky qytet kishte njė rėndėsi tė madhe strategjike, sepse duke u ndodhur nė luginėn e Aksiosit u mbyllte dardanėve rrugėn nė drejtim tė Maqedonisė. Njė forcim i tillė i maqedonėve nė kufirin me dardanėt ishte i domosdoshėm pėr mbrojtjen e hegjemonisė mbi Greqinė, aq mė tepėr kur nė brigjet perėndimore tė Adriatikut kishin zbarkuar legjionet romake dhe Republika e Romės kishte ardhur nė kontakt me Maqedoninė. Kjo gjendje herėt a vonė do t’i ēonte tė dyja palėt nė luftė.
Politikėn antidardane e zbatoi mė me konsekuencė pasardhėsi i Dozonit, Filipi V. Siē tregojnė burimet e shkruara, Mbretėria Dardane edhe gjatė sundimit tė kėtij mbreti nuk u pajtua me gjendjen e krijuar nė Paioni, as me pretendimet hegjemoniste tė Maqedonisė. Nė vitin 219 p.e.sonė, kur Filipi V ndodhej nė Peloponez ushtria dardane ēliroi atė pjesė tė Paionisė qė mbanin tė pushtuar maqedonėt dhe bashkė me tė edhe qytetin Bylazora. Filipi V u detyrua tė ndėrpriste luftėn nė Greqi dhe ta dėrgonte ushtrinė e tij nė kufijtė veriorė. Veprimet ushtarake u pėrqendruan pėrreth Bylazorės dhe luginės sė Aksiosit. Forcimi i kufirit verior tė mbretėrisė maqedone dhe zotėrimi i Bylazorės, qė sipas Polibit do ta vėshtirėsonte hyrjen e dardanėve nė Maqedoni, nuk i ndali sulmet e kėtyre tė fundit. Nė njė pasazh tė Livit tregohet se sundimtari maqedon u kthye pėrsėri nė vitin 211 nė kufirin dardan dhe kėsaj radhe pushtoi edhe qytetin Sintia nė pjesėn jugperėndimore tė Dardanisė, dhe nė veri tė Pelagonisė (rrafshi i Manastirit) njė pikėmbėshtetje tjetėr e rėndėsishme e sulmeve tė dardanėve.
Luftėrat qė Mbretėria e Dardanėve bėri me shtetin maqedon gjatė sundimit tė Filipit V, pavarėsisht qė nuk arritėn tė zgjidhnin nė favor tė tyre ēėshtjen e vartėsisė sė paionėve, e dobėsuan mjaft Maqedoninė dhe u bėnė njė pengesė serioze pėr realizimin e ndėrhyrjeve ushtarake qė synonin rivendosjen e hegjemonisė maqedone nė Greqi. Pėr Mbretėrinė Dardane u krijua njė situatė e favorshme nė konfliktin me Maqedoninė pas agresionit tė Filipit V nė Ilirinė e Jugut. Nė vitin 208 p.e.sonė, dardanėt nė aleancė me Eropin, sundimtarin e njė krahine ilire juglindore, sulmuan Maqedoninė. Ndėrsa ky i fundit i kufizoi veprimet ushtarake nė qytetin Lyhnid dhe nė zonėn pėrreth tij, ushtria dardane zbriti deri nė Orestidė, njė krahinė nė kufirin jugperėndimor tė Maqedonisė. Kėsaj radhe, duke bashkėpunuar me forcat ilire tė Dasaretisė, ushtria dardane kaloi nėpėr Pelagoni nė kufirin perėndimor tė mbretėrisė maqedone. Futja e ushtrive ilire nė tokat e shtetit maqedon dhe sidomos pushtimi i Orestidės nga ana e ushtrisė sė dardanėve e detyruan mbretin maqedon tė hiqte dorė nga lufta e Ahesė dhe tė kthehej nė Maqedoni. Sulmet e dardanėve, shkruante Livi, bėnė qė Filipi “tė tėrhiqej edhe nga lufta kundėr romakėve dhe e vunė pėrpara domosdoshmėrisė qė tė mbronte mbretėrinė e vet”. Me kėto ngjarje tė fundit duhet tė lidhet edhe njė lajm i Justinit, sipas tė cilit “dardanėt kishin filluar tė shkretojnė krahinat kufitare tė Maqedonisė dhe kishin marrė 20 mijė robėr”. Mė pas, vazhdon ai, Filipi V duke analizuar situatėn e vėshtirė nė tė cilėn gjendej Maqedonia dhe marrėdhėniet me kundėrshtarėt kryesorė tė saj, vendosi qė fushatėn e parė ta bėnte kundėr dardanėve, sepse ata pėrbėnin njė kėrcėnim serioz dhe zotėronin fuqi tė mėdha ushtarake. Pėr zbatimin e kėtij vendimi ai luftoi kundėr dardanėve nė vitet 208 e 206 para e.sonė.


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Sat Oct 27, 2007 5:59 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://foreverlove.1fr1.net
Admin
Admin


Numri i postimeve : 33
Reputation : 0
Registration date : 09/08/2007

MesazhTitulli: Re: Mbretėria e Dardanisė   Sat Oct 27, 2007 4:47 pm

...Bashkėpunimi dardano-romak kundėr maqedonėve
(Shek. II p.e.sonė)

Gjendja e krijuar nė Ballkan nė fund tė shek. III p.e.sonė, pas paqes qė shteti maqedon bėri me etolėt dhe romakėt, qė i dha mundėsi atij pėr tė sulmuar dardanėt, nuk vazhdoi gjatė. Livi shkruan se nė vitin 200 p.e.sonė, pas ekspeditės sė suksesshme tė romakėve nė Dasareti (kundėr Maqedonisė) tek lėmi i romakėve erdhėn mbretėr tė ndryshėm e prijėsa fqinjė tė maqedonėve, midis tė cilėve Pleurati, i biri i Skerdilaidit dhe Batoja, i biri i Longarit. Ata i ofronin komandantit romak ndihmė ushtarake kundėr maqedonėve. Dardanėt u futėn pėrsėri nė koalicionin antimaqedon, por tani tė pėrgatitur nga Roma pėr qėllimet e saj. Ky koalicion e afroi Mbretėrinė e Dardanėve edhe me shtetin ilir. Duke bashkėpunuar me ushtrinė romake qė kishte arritur nė kufijtė e Maqedonisė dhe duke i bashkėrenditur me tė veprimet luftarake, paria sunduese dardane shpresonte se me premtimet territoriale qė i kishte bėrė Roma, do tė realizonte aspiratėn e saj tė vjetėr, futjen e Paionisė nėn varėsinė e saj. Kėshtu nė luftėn e dytė romako-maqedone morėn pjesė edhe dardanėt.
Veprimet e para qė ndėrmori shteti maqedon nė luftėn kundėr romakėve qenė ato kundėr aleatėve tė tyre, dardanėve, tė cilėt, sipas Livit, bashkė me etolėt formonin dy mbėshtetje tė mėdha pėr romakėt. Kėto veprime u pėrqendruan nė mbylljen e nė forcimin e grykės sė Pelagonisė, njė rrugė tjetėr kalimi e pėrdorur nga dardanėt sidomos pas afrimit tė tyre me sundimtarėt e Ilirisė sė Jugut. Nė vitin 199 p.e.sonė, nėn presionin e ushtrive romake Filipi V i largoi forcat ushtarake tė komanduara nga djali i tij Perseu qė mbanin ngushticat e Pelagonisė dhe nė kėtė mėnyrė u hapi rrugėn pėr nė Maqedoni ushtrive ilire tė Pleuratit e tė dardanėve. Edhe nė kėtė luftė maqedonėt i konsideruan dardanėt si armiq mė tė rrezikshėm. Duke u tėrhequr para forcave kundėrshtare, sundimtari maqedon mori masa vetėm kundėr dardanėve, tė cilėt pasi kishin plaēkitur Maqedoninė e Sipėrme bashkė me romakėt, u tėrhoqėn drejt viseve tė tyre. Ushtria dardane qė po largohej nga Maqedonia, e sulmuar nga maqedonėt u detyrua tė rreshtohej pėr luftim. Beteja qė vuri pėrballė ushtrinė e armatosur rėndė tė dardanėve kundėr kalorisė e kėmbėsorisė sė lehtė tė stėrvitur mirė tė Maqedonisė pėrfundoi pa fitoren e asnjėrės palė. Taktika qė pėrdori ushtria dardane bėri qė nė kėtė betejė ajo tė mos kishte humbje tė mėdha dhe tė mos mbetej asnjė rob nė duart e armikut.
Nė vitin 197 p.e.sonė, pas betejės sė Kinokefalit qė pėrfundoi nė favor tė romakėve, u vendos njė armėpushim midis Romės e Maqedonisė. Dardanėt, megjithėse luftuan pėrkrah romakėve, ndryshe nga shteti ilir, nuk patėn asnjė pėrfitim, kėshtu u bė e qartė politika e diferencuar e Romės dhe synimet e qėndrimi i saj ndaj shteteve tė ndryshme ballkanike. Pakėnaqėsia e krijuar tek paria dardane ndaj romakėve, pas ngjarjeve tė mėsipėrme, shkaktoi njė tė ēarė tė thellė nė marrėdhėniet midis tyre. Ata filluan pėrsėri tė bėjnė njė politikė tė pavarur qė e provon edhe fakti se etolėt nė vitin 190 p.e.sonė, u kėrkuan dardanėve ushtarė me pagesė nė luftėn kundėr romakėve.
Nga ana tjetėr, maqedonėt pėrfituan nga paqja e qėndrimi hakmarrės i romakėve kundėr dardanėve, tė cilėve iu desh tė luftojnė tė vetėm kundėr njė armiku tė egėrsuar. Pėr kėtė qėllim, Filipi V, me forca tė shumta sulmoi dardanėt dhe nė betejėn qė u bė pranė qytetit Stobi nė Paioni e theu ushtrinė e tyre. Por dardanėt mbetėn pėr maqedonėt gjithnjė kundėrshtarė tė fortė qė nuk e ndėrprenė luftėn kundėr tyre. Duke e ndjerė forcėn e Mbretėrisė Dardane dhe mospajtimin e saj me politikėn maqedone, sundimtarėt e Maqedonisė menduan ta shkatėrrojnė atė me anėn e forcave tė treta. Pėr kėtė Filipi V i shfrytėzoi bastarnėt qė banonin nė krahinėn e Danubit.
“Qėllimi i Filipit, - thotė Tit-Livi, - ishte qė tė zhdukte fisin e dardanėve dhe tė vendoste nė tokat e tyre bastarnėt. Ai [Filipi V], mendonte se prej kėsaj do tė kishte njė pėrfitim tė dyfishtė, nga njėra anė, do tė zhdukej fisi i dardanėve, i cili gjithmonė kishte qenė armik i rrezikshėm i Maqedonisė dhe shqetėsonte mbretėrit e saj nė ēaste tė vėshtira, kurse, nga ana tjetėr, do tė dėrgonte bastarnėt nė Itali qė ta shkretonin atė pasi tė linin nė Dardani gratė dhe fėmijėt e tyre”.
Bastarnėt invaduan viset dardane nė vitin 179 p.e.sonė tė ndihmuar edhe nga trakėt e skordiskėt, fqinjė veriorė e lindorė tė tyre. Invazionet dhe qėndrimi i bastarnėve nė viset e dardanėve krijoi pėr kėta tė fundit njė situatė shumė tė vėshtirė, kurse Perseu, pasardhėsi i Filipit V, mundi ta vazhdonte i qetė luftėn kundėr Romės. Dardanėt e pėsuan pėr tė dytėn herė nga aleatėt e tyre romakė. Roma nuk i dha asnjė pėrgjigje ankesės sė delegatėve dardanė qė njoftonin senatin romak se invazioni i bastarnėve ishte i pėrgatitur dhe i nxitur nga Maqedonia. Tė mbetur pėrsėri vetėm, sundimtarėt dardanė grumbulluan ushtrinė e tyre dhe i sulmuan bastarnėt. Beteja pėrfundimtare, tregon Tit-Livi, u zhvillua nėn muret e njė qyteti dardan. Kjo betejė, tė cilėn e fituan dardanėt, edhe pse Livi nuk e pėrmend kėtė, pėrfundoi me largimin e bastarnėve nga Dardania nė dimrin e vitit 176-175 p.e.sonė.
Atė qė shteti maqedon nuk mundi ta bėjė me anėn e bastarnėve, u pėrpoq ta bėnte me forcėn e armėve tė tij. Nė vitin 172 p.e.sonė nė krye tė ushtrisė maqedone qė sulmoi Mbretėrinė Dardane u vu vetė mbreti Perseu. Fitorja e pėrkohshme nuk i lėkundi dardanėt dhe nuk pati ndonjė rėndėsi tė madhe, sepse nė dy vitet qė pasuan Mbretėria e Dardanėve pėrmendet si njė fuqi e rėndėsishme nė brendi tė Ballkanit. Nė kėtė kohė ata e forcuan miqėsinė me shtetin ilir nėpėrmjet njė lidhje martesore tė Teutės, bijės sė mbretit Monun, me Gentin. Kjo aleancė u shoqėrua me njė veprimtari ushtarake tė pėrkohshme kundėr Maqedonisė nė kufijtė perėndimorė tė saj, por sukseset e Perseut nė krahinėn e banuar nga penestėt dhe politika antiromake qė filloi tė bėnte Genti e afruan shtetin ilir me shtetin maqedon. Koniunktura politike qė u krijua nė prag tė luftės sė fundit tė romakėve kundėr shtetit maqedon e shtetit ilir e detyroi Mbretėrinė Dardane tė afrohej pėrsėri me romakėt, etolėt e penestėt kundėr maqedonėve. Por me gjithė pjesėmarrjen e tyre nė koalicionin antimaqedon edhe pas mundjes pėrfundimtare tė Maqedonisė, dardanėt nuk e morėn Paioninė. “Dardanėve, tė cilėt kėrkonin Paioninė, pasi ishin kufitarė me tokat e tyre, komandanti romak, - thotė Livi, - iu pėrgjigj se u jepte liri gjithė atyre qė qenė nėn sundimin e Perseut. Duke mos u dhėnė Paioninė e kėrkuar prej tyre, u dha tė drejtėn tė tregtonin kripė”.

Organizimi politik dhe zhvillimi ekonomiko-shoqėror i dardanėve nė shek. III-II p.e.sonė
Mbretėria Dardane nė shekujt III e II p.e.sonė u shfaq nė ngjarjet historike tė Ballkanit si njė formacion politik i fuqishėm dhe i rėndėsishėm. Treva nė tė cilėn u krijua kjo mbretėri ndodhej nė zemėr tė Ballkanit dhe identifikohet me truallin nė tė cilin autorėt antikė kanė vendosur fisin e madh ilir tė dardanėve. Kjo trevė nė kohėn e lulėzimit tė Mbretėrisė sė Dardanėve arrinte nė veri deri nė lumenjtė e Angros (Morava e Ibari) dhe te qyteti Nais, nė kufirin me autariatėt e skordiskėt. Nė jug ajo shkonte deri te rrjedha e lumit Aksios (Vardar), duke u kufizuar me Paioninė, Pelagoninė e Penestinė. Nė lindje lumi Margos (Morava Perėndimore) e ndante Dardaninė nga Trakia, kurse nė perėndim lumi Drin e mali i Sharit e kufizonin me truallin e shtetit ilir. Dardania e lashtė nė vija tė pėrgjithshme i pėrgjigjet krahinės sė sotme tė Kosovės.
Pėr mungesė tė dhėnash burimore nuk e njohim ende mirė organizimin e brendshėm tė Mbretėrisė sė Dardanėve.
Nga tė dhėnat burimore tė derisotme, qė janė tė pamjaftueshme, arrihet nė pėrfundimin se dardanėt nuk arritėn atė zhvillim ekonomik e shoqėror dhe atė organizim politik e shtetėror qė patėn shtetet fqinje bashkėkohėse tė Ilirisė sė Jugut e tė Maqedonisė. Por kjo nuk do tė thotė se dardanėt qenė nė njė shkallė tė tillė tė zhvillimit qė pėrjashtonte praninė tek ata tė njė organizimi shtetėror. Nga pikėpamja e strukturės shoqėrore dhe ekonomike Mbretėria Dardane, e lindur mbi bazėn e njė bashkėsie fisnore, nuk ka qenė thjesht njė organizėm fisnor, primitiv. Gjatė gjithė ekzistencės sė saj Mbretėria Dardane ka pasur synime politike tė qarta dhe me njė veprimtari tė organizuar, ku vendin kryesor e zėnė natyrisht luftėrat me Maqedoninė. Nuk ėshtė vetėm “etja pėr plaēkė” ajo qė i shtynte dardanėt nė luftė me maqedonėt. Luftėra plaēkitėse nuk ka bėrė vetėm Mbretėria Dardane, ato i kanė bėrė nė Greqi edhe sundimtarėt maqedonė, sikurse edhe mė vonė komandantėt romakė. Luftėrat dardano-maqedone kanė pasur si burim politikėn e dy palėve ndėrluftuese. Nė plan tė parė qėndronte politika hegjemoniste e Maqedonisė, por duhet thėnė se nė kohėn e lulėzimit tė saj edhe Mbretėria Dardane ka pasur prirje ekspansioniste, kryesisht kundrejt fqinjės sė saj, Paionisė.
Nė marrėdhėniet me fqinjėt Mbretėria Dardane, ashtu si shtetet e tjera, pėrfaqėsohej nga mbretėrit, tė cilėt janė pėrpjekur tė mbrojnė interesat e shtetit tė tyre edhe nėpėrmjet lidhjeve martesore.
Nė Mbretėrinė Dardane pushteti mbretėror ishte i trashėgueshėm. Mbreti komandonte dhe dispononte fuqinė ushtarake tė tė gjithė dardanėve. Nga ato pak burime qė njihen, del se ushtria dardane ka qenė njė ushtri e rregullt, e organizuar mirė, nė bazėn e sė cilės qėndronte falanga me tetė mijė luftėtarė. Ajo ishte njė ushtri e pėrbėrė nga kėmbėsorė tė armatosur rėndė, qė manovronte nė luftė sipas njė taktike tė veēantė. Nė vitin 199 p.e.sonė kur ushtria dardane po tėrhiqej nga Maqedonia u sulmua nga ushtria maqedone; “dardanėt, - shkruan Tit-Livi, - kthyen flamujt dhe u vendosėn nė radhė tė rregullta pėrballė armikut, beteja u zhvillua njėlloj si nė njė luftė tė vėrtetė”. Dhe mė poshtė ai shton: “Por sapo dardanėt viheshin nė rrugė, njerėzit e mbretit [Filipi V] i bezdisnin me kalorinė e kėmbėsorinė e tyre tė lehtė, kurse dardanėt nuk kishin ushtri tė kėtij lloji dhe ishin ngarkuar me armė tė rėnda... U vranė pak, tė plagosur pati mė shumė, por asnjė nuk u zu, sepse nė raste tė rralla dalin nga radhėt e tyre dhe tė shtrėnguar tė gjithė sė bashku luftojnė ose tėrhiqen”. Njė ushtri e tillė nuk mund tė ishte njė ushtri fisnore. Nė Mbretėrinė Dardane ushtria pėrbėnte njė forcė tė madhe. Nė vitin 279 p.e.sonė mbreti dardan i ofron si ndihmė Ptoleme Keraunit njė ushtri prej 20 mijė luftėtarėsh. Shtatėdhjetė vjet mė vonė, pasi kishte hyrė nė Maqedoni, ushtria dardane duke u tėrhequr mori me vete 20 mijė robėr, kurse nė betejėn e vitit 170 p.e.sonė kundėr Perseut ajo humbi 10 mijė luftėtarė. Kėto shifra tė larta, tė cilat tregojnė fuqinė ushtarake tė Mbretėrisė Dardane, edhe pse mund tė duken tė tepruara, bashkė me tė gjitha veprimet luftarake tė saj, janė dėshmi e pranisė sė njė organizimi shtetėror nė Dardani.
Mbretėria Dardane, si njė organizėm politiko-ushtarak i veēantė ka pasur mėnyrėn e vet antike tė prodhimit. Jeta ekonomike nė Dardani ka qenė mbėshtetur nė radhė tė parė nė zhvillimin e bujqėsisė. Rrafshinat e Dardanisė kanė qenė pjellore dhe tė pėrshtatshme pėr tė gjitha degėt e bujqėsisė. Bujqėsia duke qenė dega kryesore e ekonomisė, ka bėrė qė te dardanėt tė mbizotėrojė popullsia fshatare dhe njėkohėsisht tė ruhet karakteri rural i popullsisė. Njė burim me vlerė pėr tė njohur zhvillimin ekonomiko-shoqėror dhe format e pronėsisė tokėsore te dardanėt nė shek. III p.e.sonė janė tė dhėnat e Agatharkidit. Nė veprėn e tij “Evropaikon”, ai shkruan se “dardanėt kanė kaq shumė skllevėr sa dikush kishte njė mijė... kurse njė tjetėr edhe mė shumė. Secili nga kėta [skllevėr] nė kohė paqe punon tokėn, kurse nė kohė lufte merr pjesė nė ushtri, duke pasur si prijės tė zotin e vet”. Duke pranuar mendimin e pėrgjithshėm se me termin dulloi=skllevėr, duhet kuptuar njė popullsi fshatare e varur, vėrtetohet prania te dardanėt e njė shtrese tė pasur qė zotėronte prona tė mėdha tokėsore dhe tė njė popullsie tė shpronėsuar, e cila kishte detyrime ndaj parisė ose shtresės sunduese dardane. Paria dardane shfrytėzonte jo vetėm “skllevėrit” qė pėrmend Agatharkidi, por edhe robėrit e luftės. Kjo duhet tė ketė qenė arsyeja qė nė luftėn e vitit 216 p.e.sonė ushtria dardane mori me vete 20 mijė robėr nga Maqedonia. Por kjo nuk ka qenė forma e vetme e pronėsisė sė tokės nė Mbretėrinė Dardane. Te dardanėt ka pasur edhe njė shtresė tė fuqishme fshatarėsh tė lirė, tė cilėt bashkė me zejtarėt e lirė kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn ekonomike tė vendit. Edhe gjatė pushtimit romak, kur skllavėria si sistem ekonomiko-shoqėror u pėrhap nė njė shkallė tė gjerė, fshatarėt e lirė mbetėn njė forcė e madhe nė provincėn e Dardanisė. Njė degė gjithashtu e rėndėsishme nė jetėn ekonomike tė dardanėve ka qenė xehtaria, nxjerrja dhe pėrpunimi i metaleve. Nė mungesė tė tė dhėnave tė mjaftueshme tė drejtpėrdrejta duhet marrė parasysh shfrytėzimi i madh i burimeve metalifere nė kohėn e pushtimit romak, pėrvoja e xehtarėve dhe e metalpunuesve dardanė.
Nga mesi i shek. IV p.e.sonė disa nga vendbanimet e fortifikuara tė tipit gradina zėvendėsohen me qendra urbane. Ato u ngritėn pranė xeherorėve ose nė rrafsh e nė udhėkryqet tregtare. Damastioni ishte njė prej qyteteve tė hershme, i cili u ngrit afėr minierave tė argjendit rreth shek. V p.e.sonė. Nė njoftimet fragmentare tė autorėve antikė ato quhen me termat polis, urbs, oppidum. Straboni pėrmend si tė tilla Scupi, Naisi, Ulpiana pararomake, Novobėrda etj. Qyteti Sitnia, nė veri tė Pelagonisė, pėrmendet si qendėr e rėndėsishme. Ptolemeu, autor i shek. II e. sonė pėrmend katėr qytete tė vjetra dhe tė rėndėsishme tė Dardanisė: Naissos, Arribantion, Ulpianon dhe Scupi.
Duke iu referuar burimeve e tė dhėnave arkeologjike mund tė mendohet se nė shek. III-II ato kishin filluar tė merrnin tiparet e qendrave urbane. Objekte tė tilla, si vegla pune, stoli e prodhime qeramike qė janė zbuluar nė disa qendėrbanime tė fortifikuara dhe qė janė prodhime vendase, dėshmojnė pėr transformimin e tyre nė qendra zejtare. Monedhat maqedone, ato tė Damastionit e tė qyteteve Dyrrah e Apoloni etj., si edhe objekte tė ndryshme tė importuara duhen marrė si tregues tė kėmbimit mall-para dhe tė njė veprimtarie tregtare mjaft tė gjerė qė arrinte deri nė Adriatik e nė detin Egje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://foreverlove.1fr1.net
Admin
Admin


Numri i postimeve : 33
Reputation : 0
Registration date : 09/08/2007

MesazhTitulli: Re: Mbretėria e Dardanisė   Sat Oct 27, 2007 4:48 pm

...Mbretėria Dardane nė luftėn kundėr Romės
Pas pushtimit tė Paionisė e tė Maqedonisė nga romakėt marrėdhėniet e dardanėve me ta ndryshuan. Qė nga kjo kohė pėr parinė sunduese dardane u bė e qartė se me romakėt nuk kishte vend mė pėr bashkėpunim, i cili nuk u kishte sjellė pėrveē dėmeve, asnjė pėrfitim. Nė kufijtė jugorė vendin e shtetit maqedon e kishte zėnė Roma, synimet e sė cilės pėr nėnshtrimin e plotė tė ilirėve nuk mund tė fshiheshin. Tradhtisė sė romakėve dardanėt iu pėrgjigjėn, nė fillim me sulme kundėr viseve tė pushtuara prej tyre ose duke mbrojtur kundėrshtarėt e Romės. Mė vonė, pas largimit tė skordiskėve, tė cilėt me sulmet e tyre kishin dobėsuar Mbretėrinė Dardane, dardanėt u radhitėn nė luftė kundėr romakėve pėrkrah fqinjėve tė tyre lindorė, medėve. Veprimet e pėrbashkėta tė medėve e tė dardanėve, pėr disa dekada e penguan depėrtimin e ushtrisė romake nė viset e tyre. Ekspeditat e ndryshme romake tė viteve 97 e 85 p.e.sonė gjetėn njė qėndresė tė fortė te medėt e dardanėt dhe pėrpjekjet pėr t’i nėnshtruar jo vetėm qė nuk patėn sukses, por pėrfunduan me humbje pėr Romėn. Nė vitin 84 dardanėt bėnin pjesė nė fiset ballkanike qė duke sulmuar provincėn romake tė Maqedonisė arritėn deri nė Delf. Pėr komandantėt e mėkėmbėsit romakė u bė e qartė se dardanėt ishin kundėrshtarė tė fortė dhe pėr nėnshtrimin e tyre duheshin forca tė mėdha ushtarake dhe njė pėrgatitje e veēantė pėr luftė nė tė cilėn objekti kryesor i goditjes do tė ishin dardanėt.
Kėto masa i mori konsulli romak Gai Skribon Kurioni, i dėrguar nė vitin 76 p.e.sonė nė provincėn e Maqedonisė nė krye tė pesė legjioneve. Me kėto operacione luftarake Roma donte tė arrinte nėnshtrimin sistematik tė fqinjėve veriorė tė provincės maqedone. Kryengritja qė bėri njėri nga pesė legjionet fill pas zbarkimit nė Iliri tregon se nė qarqet ushtarake tė Romės jehona e ekspeditave tė dėshtuara kundėr dardanėve dhe qėndresa e kėtyre tė fundit ishin njė fakt tanimė i njohur. Frontini shkruan nė Stratagemat, se “kur nė luftėn e Dardanisė, njėri nga pesė legjionet, e vendosura nė rrethinat e Dyrrahut ngriti krye, iu shmang shėrbimit ushtarak dhe tha se nuk kishte ndėrmend tė ndiqte komandantin e paarsyeshėm dhe njė ekspeditė tė vėshtirė e tė rrezikshme, Konsulli G. Kurioni, urdhėroi katėr legjionet tė dilnin tė armatosura dhe tė radhiteshin nė formacion luftarak me armė tė zhveshura”. Katėr legjionet e sjella nga Kurioni dhe ushtria romake qė ndodhej nė provincėn e Maqedonisė sulmuan Mbretėrinė Dardane dhe u futėn nė Dardani. Burimet e shkruara romake nuk japin tė dhėna tė drejtpėrdrejta pėr atė se si u zhvillua kjo “luftė me dardanėt”, qė qe njė luftė e vėrtetė pėr nėnshtrimin e Dardanisė, si dhe pėr pėrfundimin e saj. Por dihet se ushtria romake ka gjetur njė qėndresė tė fortė dhe u soll mizorisht me dardanėt. Kujtimi i masakrave romake nė Dardani u ruajt pėr njė kohė tė gjatė. Nė shek. IV e.sonė Amian Marcelini, duke shkruar pėr dėnimet me dhjetim qė perandori Valentinian i dha ushtrisė sė tij, e krahasonte atė me mizorinė e Skribon Kurionit nė Dardani. Ky i fundit pas kėsaj lufte arriti me ushtrinė e tij deri nė Danub dhe mė vonė festoi edhe triumfin nė Romė. Por nė burimet e shkruara dardanėt dalin edhe mė vonė si kundėrshtarė tė romakėve. Nė bazė tė kėtyre tė dhėnave kuptohet qė edhe pas ekspeditės sė Kurionit nuk ndodhi njė nėnshtrim i plotė i Dardanisė, por mė tepėr njė varėsi nėpėrmjet sė cilės dardanėt kishin disa detyrime kundrejt romakėve. Disa ngjarje tė mėvonshme tregojnė se dardanėt edhe pse tė dobėsuar nga luftėrat kundėr romakėve dhe nga pasojat e tyre, vazhduan tė kundėrshtonin politikėn pushtuese tė Romės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://foreverlove.1fr1.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Mbretėria e Dardanisė   Today at 6:40 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Mbretėria e Dardanisė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
FLASH News :: Bota Shqiptare :: Historia Shqiptare :: Historia Shqiptare :: Historia Shqiptare-
Kėrce tek: