FLASH News

Mire se vini ne forumin tone
 
ForumPortalliGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi
-Flash News- Berisha sulmon ambasadorėt -Flash News-CEZ: Shitjen e kemi njoftuar Reagimi: Kėrkesa e dėmeve, 1 mld dollarė e ēuditshme -Flash News- Partia e Merkel: Statusi kandidat pas zgjedhjeve "Shqipėria tė respektojė kriteret"

Share | 
 

 Shtatė mrekullitė e botės nėnujore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 33
Reputation : 0
Registration date : 09/08/2007

MesazhTitulli: Shtatė mrekullitė e botės nėnujore   Fri Nov 02, 2007 6:59 pm

Lista e mrekullive tė botės nėnujore e ka origjinėn tė panjohur, por ajo ėshtė pėrsėritur mjaftueshėm pėr tė fituar njė shkallė rėndėsie. Njėri prej tyre ėshtė ishulli Palau, zyrtarisht republika e Palaut. Ky ishull ndodhet nė Oqeanin Paqėsor, rreth 800 kilometra nė lindje tė Filipineve. Mrekullia e dytė ėshtė janė shkėmbinjtė nėnujorė nė Belize. Guma e koraleve nė Belize ėshtė strehė e njė numri tė madh bimėsh dhe kafshės, njė prej ekosistemeve mė tė larmishme nė botė.

Aty gjendjen 70 specie tė forta koralesh, 36 specie tė buta koralesh, 500 specie peshqish, me qindra specie jorruazorėsh. 90 pėr qind e shkėmbinjve nėnujorė duhet zbuluar. Vetėm 10 pėr qind e specieve janė bėrė tė njohura. Tė listuara nė vend tė katėrt qėndrojnė grykat hidrotermale. Kėto janė tė ēara nė sipėrfaqen e tokės nga tė cilat del ujė i nxehtė nga thellėsia me pėrmbajtje tė lartė mineralesh. Zonat pranė grykave hidrotermale janė biologjikisht prodhuese. Gryka hidrotermale aktive besohet tė ekzistojnė nė hėnėn e Jupiterit, Europa, dhe tė ēara tė tilla tė larta mendohet se kanė ekzistuar nė Mars. Njė tjetėr mrekulli e mbrojtur nga UNESCO janė edhe ishujt “Galapagos”. Emri i vjen nga bashkimi i “guackave” dhe “breshkave”. Kėto janė njė arkipelag i ishujve vullkanikė tė shpėrndarė pėrqark ekuadorit, 965 kilometra nė perėndim tė Ekuadorit kontinental nė oqeanin Paqėsor. Vendin e gjashtė e mban liqeni Baikal, njė prej liqenjve mė tė mėdhenj nė botė. Liqeni Baikal shtrihet nė Siberinė jugore nė Rusi, mes Irkutsk Oblast nė veriperėndim dhe Buryatia-s nė juglindje, pranė qytetit Irkutsk. Deti i Kuq ėshtė njė prej ujėrave mė tė kripur nė botė, pėr shkak tė efekteve tė qarkullimit tė ujit qė rezulton nga avullimi dhe tensioni i erės. Kripėsia varion nga 3.6 deri nė 3.8 pėr qind.

Ishulli “Palau”

Zyrtarisht “Republika e Palaut”, ėshtė njė ishull-komb prej 177 miljesh katror nė oqeanin Paqėsor, rreth 800 kilometra nė lindje tė Filipineve dhe 3200 kilometra nė jug tė Tokios. Duke qenė se ka dalė nga kujdestaria e OKB-sė (administruar nga SHBA) nė vitin 1994, ėshtė njė prej kombeve mė tė reja dhe mė tė vogla tė botės. Ishujt mė tė populluar janė Angaur, Babeldaob, Koror dhe Peleliu.

Guma e koraleve nė Belize

Gumat nėnujore “Belize” janė njė seri koralesh qė pėrvijojnė gjirin e Belizės, rreth 300 metra larg bregut dhe 40 kilometra nė jug. Kėto mrekulli tė natyrės tė mbrojtura nga UNESCO shtrihen rreth 300 kilometra, duke qenė sistemi i dytė pėr nga madhėsia i koraleve nė botė, pas atij nė Australi. Ky vend ėshtė destinacioni mė i frekuentuar nė Belize, me gati 260 mijė vizitorė.

Guma e madhe nėnujore, Australi

Guma e madhe nėnujore nė Australi ėshtė sistemi mė i madh i koraleve nė botė, i pėrbėrė prej 3 mijė shkėmbinj individualė dhe 900 ishuj qė shtrihen pėr 2600 kilometra mbi njė zonė prej 344,400 kilometrash katrorė. Guma ndodhet nė detin Koral, tė ndarė nga gjiri “Queensland” nė Australi. Ajo dallohet edhe nga hapėsira dhe ėshtė struktura e vetme nė botė qė pėrbėhet nga organizma tė gjallė.

Grykat hidrotermale

Njė grykė hidrotermale quhet njė “oxhak i zi”, njė plasje nė sipėrfaqen e planetit nga e cila del ujė i nxehtė i ngrohur nėntokė. Grykė hidrotermale gjenden rėndom pranė vendeve me aktivitet vullkanik, pllakėzave tektonike tė ndara, gjire oqeanike dhe vendeve tė nxehta. Tė tilla ka plot nė botė, mė i famshmi ėshtė Parku Kombėtar “Yellowstone” nė SHBA.

Ishujt “Galapagos”

Arkipelagu “Galapagos”, me njė popullsi prej 30 mijė banorėsh, ėshtė provincė e Ekuadorit, njė shtet nė veri-perėndim tė Amerikės sė Jugut. Ishujt janė tė gjitha pjesė e sistemit tė parkut kombėtar tė Ekuadorit. Ato janė tė famshme pėr numrin e madhe tė specieve endemike dhe tė studimeve tė kryera nga Charles Darwin gjatė udhėtimeve tė tij.

Liqeni Baikal

Njihet gjithashtu si “Syri i kaltėr” i Siberisė. 1637 metra i thellė, me trupin 1285 metra mbi nivelin e detit, liqeni Baikal ėshtė mė i thelli nė botė. Ėshtė nė tė njėjtėn kohė liqeni mė i madh me ujė tė freskėt pėr nga volumi. Mban afėrsisht 20 pėr qind tė sipėrfaqes me ujė tė freskėt tė botės dhe 90 pėr qind tė ujit tė freskėt tė rrjedhshėm nė Rusi.

Deti i Kuq

Deti i Kuq ėshtė njė gji i oqeanit Indian, mes Afrikės dhe Azisė. Lidhja me oqeanin ėshtė nė jug, pėrmes ngushticės Babe el Mandeb dhe Gjirit tė Adenit. Nė veri ndodhet gadishulli i Sinait dhe Gjiri i Suezit (qė ēon nė kanalin e Suezit). Deti i Kuq ka njė sipėrfaqe prej 450,000 kilometrash katror, 1,900 kilometra i gjatė dhe 300 kilometra nė pikėn mė tė gjerė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://foreverlove.1fr1.net
 
Shtatė mrekullitė e botės nėnujore
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
FLASH News :: Bota Shqiptare :: Historia Shqiptare :: Arkeologji :: Arkeologji-
Kėrce tek: