FLASH News

Mire se vini ne forumin tone
 
ForumPortalliGalleryCalendarPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi
-Flash News- Berisha sulmon ambasadorėt -Flash News-CEZ: Shitjen e kemi njoftuar Reagimi: Kėrkesa e dėmeve, 1 mld dollarė e ēuditshme -Flash News- Partia e Merkel: Statusi kandidat pas zgjedhjeve "Shqipėria tė respektojė kriteret"

Share | 
 

 Njėzet statujat mė tė ēuditshme nė botė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve : 33
Reputation : 0
Registration date : 09/08/2007

MesazhTitulli: Njėzet statujat mė tė ēuditshme nė botė   Fri Nov 02, 2007 6:58 pm

Kush tha qė statujat nuk mund tė jenė argėtuese? Ēdo statujė ka historinė e saj dhe pėrfaqėson ekspresionin origjinal tė autorėve qė i kanė krijuar. Nė fund tė fundit ky ėshtė arti, prandaj edhe kėto statuja tė ēuditshme, madje disa qesharake, ia vlejnė tė soditen dhe vėzhgohen nga gjithkush. Nė specialen e sotme do tė lexoni se cilat janė, ku ndodhen dhe ēfarė pėrfaqėsojnė 20 prej statujave mė tė habitshme, dhe nė tė njėjtėn kohė mė domethėnėse nė vendet turistike tė botės. "Gruaja e hekurt" qėndron para ndėrtesave "Regentes", Emmasingel Groningen nė Holandė. Njė masė prej hekuri nė formėn e gruas qėndron nė anė tė rrugės ku admirohet nga kalimtarė, banorė dhe turistė. Kjo skulpturė e veēantė me titullin "Ta ndajmė biskotėn sė bashku" nė Seul, Kore ndodhet para muzeut "Bukcheon". Skulptori ėshtė Ku Bom Ju dhe funksioni i veprės ėshtė thjesht njė stop pėr pushim. Statuja e veēantė "Njeriu nė lumė" ndodhet nė lumin Guadalquivir, pranė La Mezquita, nė Kordova. Nė tė vėrtetė nuk duket plotėsisht, por nė sipėrfaqe i dalin vetėm gjunjėt dhe koka. Njė tjetėr statujė e pazakontė ėshtė edhe "Parkimi ekstrem". Shenjat ku duhet tė parkohet makina vazhdojnė deri sipėr mbi mur, atje ku ėshtė parkuar edhe njė "Mini Morris". Dritat e pėrparme dhe ato tė prapakolpit ndriēojnė gjatė natės. Rubineti magjik, i cili duket sikur pluskon nė hapėsirėn boshe, rrjedh pa pushim ujė. Nė tė vėrtetė, ekziston njė tub i fshehur nė rrjedhėn e ujit, i cili mban gjithė strukturėn dhe nxjerr ujin. Statuja "La Trobe" ėshtė njė tjetėr statujė kontemporane, njė prezantim i Charles La Trobe, i cili ėshtė i vendosur nė Melburnin qendror. Instalimi i pėrkohshėm ėshtė hequr nė fund tė vitit 2006 dhe ėshtė blerė nga "La Trobe University". Statuja e pėrkulur e "Burrit pa kokė" ka formėn e njė biznesmeni me valixhe dhe ndodhet para ndėrtesės "Ernst & Young", nė Los Anxhelos, Kaliforni, SHBA. Statuja "Njeriu i varur" qėndron e varur mbi njė shufėr hekuri ndodhet nė oborrin brenda muzeut tė Kafkės, nė Pragė. "Peshkaqeni" u bė banori mė i famshėm i Headington, kur ra nė ēatinė e njė shtėpie nė 2 New High Street mė 9 gusht 1986. Kjo shtėpi e zakonshme (e ndėrtuar si shtėpi pjesėrisht e shkėputur nė vitin 1860, por tani e lidhur me njė shtėpi tė dytė nė veri), papritmas u bė qendra e vėmendjes botėrore dhe peshkaqeni pa kokėn ende tėrheq vėmendje edhe nė ditėt e sotme. Skulptori, John Buckley, donte ta lyente peshkaqenin pėr pėrvjetorin e 21-tė, mė 9 gusht 2007, por nuk ka mundur ta pėrfundojnė nė kohė dhe ai ėshtė ende i mbėshtjellė. Statuja "Rritja" nga Heath Satow ėshtė ndėrtuar nė pėrkujtim tė 25 vjetorit tė operacionit "Dubal" nga Madhėria e tij, sheiku Hamdan bin Rashid Al Maktoum. Ajo u zbulua nė Dubai mė 9 janar 2005. "Dubal", (Dubai Aluminium) ėshtė njė nga shkrirėsit mė tė mėdhenj nė botė tė aluminit. Rreth 3 metra e lartė, sfera e lustruar prezanton botėn e pėrkėdhelur nga njė dorė masive alumini, e cila nga ana e saj ėshtė simbol i rritjes dhe zgjerimit masiv tė firmės "Dubal" dhe Dubait njėkohėsisht. E pozicionuar nė qendėr tė sferės ėshtė njė copė blu alumini, nė formėn e Emirateve tė Bashkuara Arabe dhe drita blu tregon Dubain. Statuja "Rinoceronti i varur" qėndron si pa qjė tė keq nė njė shesh tė Nju Jorkut, ku kalimtarėt i kalojnė poshtė shpesh ndėrsa ecin nė rutinėn e tyre. Statujat "Radha e bukės" ėshtė njė pėrshkrim i njė radhe buke. Statuja e ēuditshme ndodhet nė memorialin "Franklin Delano Roosevelt". Statuja "Tė pasurit pasurohen nė kurriz tė tė varfėrve" ėshtė e vetmja nė kėtė klasifikim qė nuk ėshtė argėtuese. Peshorja e anuar nė njė krah tregon padrejtėsinė njerėzore dhe statuja nė tėrėsi ngjall ndjenja keqardhjeje dhe neverie njėkohėsisht. Vepra e artit "Fluegelauto", qė do tė thotė "makina me krahė" e autorit HA Schult ndodhet nė majė tė uzinės sė armėve historike "Zeughaus", e cila tani pėrdoret si njė muze. Makina ėshtė njė "Ford Fiesta" me krahė. Statuja e bronztė "Burra nė punė", ėshtė e vendosur nė trotuarin e kalimtarėve nė njė rrugė nė Bratislava. Zakoni ėshtė t'i fėrkosh hundėn, pasi vendasit mendojnė se kjo sjell fat. Njė ndėr statujat mė interesante dhe domethėnėse ėshtė edhe "Turma e ndriēuar". Njė turmė ėshtė mbledhur, me dritėn pėrbri, njė ndriēim nga zjarri, njė ngjarje, njė ideologji apo njė ideal. Nga drita e fortė ka edhe hije, dhe ndėrsa drita lėviz drejt fundit, ajo zvogėlohet, po ashtu edhe sjellja degjeneron; potere, ērregullsi dhe dhunė, gjė qė tregon natyrėn e brishtė tė njeriut. Ndriēimi, shpesa, pėrfshirja, tė qeshurat, irritimi, frika, sėmundjet, dhuna, vrasjet dhe vdekja, rrjedha e emocioneve tė njeriut pėrmes hapėsirės. Statuja "Burri qė mat retė" qėndron nė ēatinė e "Ghent SMAK", qendra e artit "DeSingel" nė Antwerp, nė Akademinė belge tė Romės, nė muzeun e artit kontemporan i shekullit tė 21-tė nė Kanazawa, Japoni, hollin qendror tė aeroportit tė Brukselit nė Zaventem dhe nė Amsterdam dhe nė San Fransisko.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://foreverlove.1fr1.net
 
Njėzet statujat mė tė ēuditshme nė botė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
FLASH News :: Bota Shqiptare :: Historia Shqiptare :: Arkeologji :: Arkeologji-
Kėrce tek: